• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

May 13th, 2025
  • HOME
ZAMIRA ÇAVO: 10 fakte per situatën
Home
Blog

ZAMIRA ÇAVO: 10 fakte per situatën

October 20th, 2017 Editor Blog 0 comments

Prokuroria kërkon nga pralamenti shqiptar të marrë miratim për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Provat sipas saj i ka kjo prokurori. Ok! Pyetja është : A mund të hetohet në gjendje të lirë ky deputet? Pra a kryen dot prokuroria këtë hetim me Saimirin të paarrestuar? Sigurisht që po përderisa deputet nuk e kanë më imunitetin e tyre për hetim nga cdo instancë e hetimit. Cështë gjithë ky nxitim për ta arrëstuar këtë njeri?

– Opozita shqiptare me përfaqësuesit e saj , është kaq e njollosur sa askush nuk mund të marrë seriozisht deklaratat e tyre për “luftë kundër korrupsionit”. Nëse njeri prej atyre që drejtojnë( me deklarata dhe histeri demagogjike) opozitën aktuale, është “i pastërt” për ta bërë kauzë pastërinë nga krimi, unë do i bashkohesha pamëdyshje. Por secilit prej këtyre përfaqësuesve duhet tu ishte bërë me kohë verifikimi i pasurive dhe krimeve që kanë kryer.

– Deri tani në Shqipëri ka funksionuar kështu : Kush ka vjedhur e është pasuruar më shumë me paratë tona, ai është bërë kryeministër e president. Në vend të tyre në burg kanë shkuar “kasnecët” që akoma nuk kanë marrë dënimet nga Drejtësia jonë.

– Prokuroria shqiptare deri më sot ka humbur të gjitha cështjet e ngritura me baza politike. Kjo dëshmon ose për paaftësi të sajën ose për lidhje të saj korruptive me krimin politik. Sjell në vëmëndje arrestimin e Ardian Fullanti dhe më në fund nxjerrjen e tij të pafajshëm , madje dhe me dëmshpërbilim.(Nuk po pwrmend 21 janarin apo Gerdecin)

– Nëse pretendojmë se po fillon vetingu nga i cili kanë frikë të gjithë unë them : Më në fund Shqipëria do të bëhët! Por realisht ky veting është akoma shumë larg, sepse në se vërtetë do të fillonte duhej të nisej nga verifikimet e atyre akuzave publike që i janë bërë z Llalla për korrupsion dhe korrupsion politik.

– Media është sot në ditën e saj më të zezë; e ndodhur përballë trysnisë së pronarëve për të bërë “publicitetin” sipas lidhjeve me politikën e korruptuar, si dhe përballë paaftësisë së gazetarëve dhe tendencave për të bër skupin e rradhës,media po i hedh benzinë situatës në vend. Aq keq duhet situata se prokuroria i merr lajmet nga media dhe media nga faceboku …

– Të gjithë përsërisin frazën : “S’keni parë asgjë akoma” dhe unë dyshoj se nuk do të shohim gjë. Dhe në të ardhmen. Për aq kohë sa gjykatat dhe prokuroria e këtij vendi nuk kanë treguar as profesionalizëm e as përgjegjësi publike, tymnajat do bëhën më të rrezikshme për ne. A nuk u vranë katër të pafajshëm në bulevard? A ju kujtohet shkaku? A ju kujtohet se urdhërin e prokurorisë nuk e llogariti fare ai që drejtonte qeverinë e kohës?

– “Rama e “shiti “ Tahirin. Kjo është kryefjala e mediave dhe e tryezave sot. Unë pyes. Më mirë ta “shesi” apo më mirë ta mbrojë si bëri dikur Berisha me aleatin e vet? Dëshironi ti keni hajdutët për gjithë jetën në qeverisje? Nëse e dëshironi këtë ok , mund të thoni se Rama e shiti.

– Thashethemnaja mediatike do e shpartallojë keqas mendjen popullore dhe do e paralizojë veprimin social e politik të sajin duke pretenduar se “Do këtë arrestime të tjera” Rama do rrëzohet, do shkoj në burg x apo y. Ndaj të presim e të shikojmë “. Kemi 27 vjet që presim të shikojmë se cdo të ndodhë. Dhe cka ndodhur? Më gjeni një politikan të vetëm që ka qeverisur vendin këto 27 vjet dhe nuk ka siguruar pasuri të krahasueshme me miliarderët e boset e drogave në botë? Cfarë u bë me ta? Kush prej tyre dha llogari apo u arrestua për këtë? Ndaj duke qendruar ne indiferent ata bejne “punen” e tyre qe quhet Hajduteri

– Saimir Tahiri duhet dënuar, nuk e di nëse gjykata do vendosë dënimin e tij më burg ose jo, por jam e bindur se ai ka gabuar! Nëse duhet nisur nga Saimiri pastrimi i politikws shqiptare, ok le ë nisë. Por nëse përfundon tek Saimiri, më mirë të mos nisë, sepse zhgënjimi për të njëmijëtn herë do të jetë i madh për ë gjithë. Dhe nëse ne harrojmë dhe rreshtohemi si militantë pas njerit ose tjetrit, mirë të na e bëjnë.

Dhe për të mbyllur rrethin po i kthehem pikës së parë: Kush po nxiton të bëjë “kokën e turkut” Saimirin dhe cfarë po përgatitet nën rrogoz? Për mendimin tim kjo është një shfaqe vulgare me një skenar të ngritur keqas për të mbuluar prapësitë e mëdha që i janë bërë këtij vendi dhe për të tërhequr vëmëndjen nga realiteti ynë. Nese mendoni se Rama do bjere me ceshtjen Tahiri, gaboheni serish dhe nuk keni kuptuar asgje nga menyra se si kryehet politika te ne.
Si zgjidhet? Vetëm nëse do të mendojmë për Shqipërine dhe jo për Salinë, Ramën, Metën Bashën apo Llallën, Saimirin apo Monikën, vetëm atëherë gjendja do të ndryshojë!

  • Tags
  • Zamira cavo
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOIKOM ZEQO: Kur ngjyrat sjellin një mesazh shprese dhe iluminizmi
Previous article ARTAN HOXHA: Ku janë Provat!

Editor

Related Posts

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog
May 11th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog
May 10th, 2025

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog
May 1st, 2025

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

Blog Apr 30th, 2025
BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

May 1st, 2025
BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë Blog

BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë

Apr 29th, 2025
MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës Blog

MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës

Apr 23rd, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

May 11th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k