• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ “Sekretet” e vizitës së Taulant Ballës në Gjermani
Home
Blog

YLLI PATA/ “Sekretet” e vizitës së Taulant Ballës në Gjermani

November 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Gjermania i ka kërkuar mazhorancës qeverisëse në vend që të nisë menjëherë të zbatojë fazën finale të reformës në drejtësi, e cila si prolog të saj do të ketë “kapjen e peshqve” të mëdhenj të korrupsionit.

Taulant Balla, numri dy i socialistëve dhe njëkohësisht kreu i komisionit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Gjermani, ka zhvilluar një “ofensivë diplomatike” në Berlin, ku në tre ditë ka takuar dy ministra shteti, të Brendshmin dhe të Drejtësisë, 15 deputetë, nënkryetarin e Bundestagut, ku të gjithë janë pjesë e 5 partive parlamentare.

Fakt ky është shumë i rëndësishëm, kur bëhet fjalë për një vend aq me peshë botërore si Gjermania.

Sa për analogji politike: kur Lulzim Basha viziton Gjermaninë, maksimumi takon këshilltarin politik të grupit të CDU-CSU, siç dhe ndodhi në vizitën e fundit kur bashkë me Pollon lobuan që Shqipëria të mos marrë hapjen e negociatave me BE-në.

Balla, ndërkaq, ka takuar edhe partneren kryesore të Merkelit në qeveri, kryetaren e SPD-së, Andrea Nahles.

Vizita e Taulant Ballës ka rastisur pikërisht edhe më kohën kur ishte përfunduar përplasja mes presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm Sandër Lleshajt.

Ndërkaq, ai me vete ka kasur edhe zv.ministren e Drejtësisë dhe atë të Brendshëm, pikërisht për të raportuar dy shtyllat kyçe të asaj që Berlini i ka kërkuar Tiranës: reformën në drejtësi dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

Pasi është raportuar me detaje gjithçka për vonesën e ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, Balla ka premtuar se para Krishtlindjeve do të nisë procesi final i konstituimit të KLGJ-së dhe KLP-së.

Një tur diplomatik ky i Ballës, që duket se ka qenë i frytshëm, pasi bëhet fjalë për vendin që është vendimtar për të shtyrë përpara procesin e anëtarësimit në BE, por edhe të vendimeve politike dhe financiare me vlerë për Shqipërinë.

Mënyra e beftë e ndërmarrjes së këtij turi diplomatik nga numri dy i PS-së në Berlin, duket se tregon një vullnet përfundimtar politik të qeverisë së Merkel; Gjermania do të shtyjë përfundimisht planin e saj për reformën në drejtësi në vend, edhe nëse do të ketë kundërshti apo një bllokadë nga ana e PD-LSI për të ngritur institucionet e reja ku spikasin SPAK dhe BKH.

Duket që masat janë marrë të gjitha dhe Gjermania është lokomotiva politike e shtytjes së një procesi.

Sinjali i së enjtes ishte i “frikshëm”: për Sandër Lleshin-Ministër të Brendshëm votuan 77 deputetë.

Për t’u bërë 84, duhen vetëm 7 deputetë…

Burime pranë PS konfirmojnë gjithashtu se të hënë dhe të martë kryetari i Grupit Balla do të jetë në Bruksel në një tryezë të nivelit të lartë, por kësaj radhe do të ketë në krah kryetarë e grupeve parlamentare të opozitës. Të jetë kjo tryeza që do t’i jpë fund bojkotit të opozitës?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VISAR ZHITI/ Mbresë nga leximi i veprës së Kadaresë “Kur sunduesit grinden”
Previous article MERO BAZE/ Reletavizimi I së keqes

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k