• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Reletavizimi I së keqes
Home
Blog

MERO BAZE/ Reletavizimi I së keqes

November 23rd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nuk është ndonjë hata që të ketë policë të plagosur në një protestë. Nuk është as mëkat që njerëzit e zemëruar të përleshen me ta, e të lëndohen. Protestat e kanë gjithnjë një rrisk, që të përgjakin palët.

Banorët e zemëruar të Unazës së Re, që ishin dje para parlamentit, nuk erdhën aty ti prisnin gishtat Inës dhe as ndonjë polici tjetër. Por dhe mund të ndodhte që ta bënin në zemërim e sipër.

Por dje nuk ka ndodhur asnjëra, as tjetra. As policia nuk ka tejkaluar të drejtën e dhunës dhe as njerëzit nuk janë përleshur me ta.

Të vetmit që kanë qenë vigjilentë për dhunë, kanë qenë guerilasit e  Partisë Demokratike, të cilët duan të radikalizojnë protestën dhe ta shndërrojnë në dhunë. Prokuroria ka provuar se ai që ka hedhur kapsollën është një 18 vjeçar I shpallur tashmë në kërkim dhe do kemi mundësi ta mësojmë kush është.

Ajo që ishte e shëmtuar në gjithë betejën e baltës dhe dhunës së djeshme mediatike, ishte nxitimi për të gjetur një arsyetim për tu bërë solidar me Inën, që të mos  kishte lidhje me arsyen e dhunës.

Dhe ishin dy raste të pështira. E para një aktiviste e shoqërisë civile S.A., nga këto OJQ, që jetojnë për të rritur rolin e femrës në shoqëri, e cila në fakt nuk justifikonte dot dhunën mbi Inën, dhe akuzonte qeverinë që e kishte çuar një police femër në protestë.

Ndonjë herë njeriu gjendet keq dhe nuk e mbron dot atë që do dhe në këtë rast ndoshta kjo aktivistja është e dëshpëruar që nuk e mbron dot aktin e dhunës mbi policen, por e keqja nuk është se Ina qëlloi police femër. OJQ  ka gjithë jetën që paguhen të na mbushin mendjen që femrat janë të barabarta me burrat dhe në rastin konkret kur Ina ka pranuar të bëhet police, ka pranuar të jetë dhe përball turmave. Dhe nuk ka diskriminim më të madh për Inën, se sa një gjoja femniste të gjej shkakun e dhunës tek fakti që ajo është femër, pa thënë asnjë fjalë kundër dhunuesve.

E dyta është Eni Vasili, e cila në përpjekje për tu bërë solidare me policen e masakruar, gati u përlot nga fakti se ajo është e bukur dhe nuk mund të vritej. A thua se gjahtarët kishin vrarë një sorkadhe dhe ishte mëkat, pasi ajo po perëndonte sytë me lotët që I rridhnin nga dhimbja.

Në fakt debati I djeshëm mbasdite për çdo gazetar ishte fakti,  se ajo policia e bukur, u quajt “ndrikull” nga Sali Berisha dhe Eni besoj e di kujt I thotë “ndrikull” Sali Berisha. Zakonisht vajzave të bukura që I identifikon si mantenuta. Eni dhe mund të mos përlotej, se Ina police është dhe mund të plagoset. Bile larg qoftë dhe mund të vritet në këtë vend të çmendur. Por ajo në të gjitha rastet ose mbrohet, ose sulmohet si police, por jo si e bukur apo e shëmtuar. Si të bukur e gjykoi Sali Berisha, nuk kishte nevojë dhe për lotët e një gazetareje, që e bën dhe më vulgare dramacitetin e ngjarjes.

Ina është një police në krye të detyrës, një profesion që e ka zgjedhur vet, dhe që do përballet me gjithë rreziqet që ka ai profesion. Nëse ajo do ishte mashkull, apo femër e shëmtuar, nuk e di cfarë do thonin këto dy zonjat për të.

Por di çfarë nuk do thonin. Atë që nuk thanë dhe dje, për të vënë gishtin tek problemi.

Dhe problem I protestës së djeshem nuk ishin as njerëzit e zemëruar, dhe as policët që I mbijetuan dhunës. Problemi ishte ai plaku që kërkonte gjak dhe që futi njerëz në turmë të hidhnin kapsolla luftarake. Çdo gjë tjetër që mund të ndodhte, çdo përballje e policëve me protestuesit, do të ishte normale.

Por kur nuk ke kurajo të thuash kush kërkonte gjak në protestë, mund dhe të mos flasësh, dhe nuk ke pse fshihesh, as pas fustanit Inës dhe as pas bukurisë së saj. Nuk janë ato probelmi. Problemi është ai që do gjak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ “Sekretet” e vizitës së Taulant Ballës në Gjermani
Previous article ADRIAN CIVICI/ Produktiviteti si çelësi i zhvillimit dhe pasurimit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k