• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
Vetingu transparent, i drejtë, por shumë i ngadaltë
Home
Blog

Vetingu transparent, i drejtë, por shumë i ngadaltë

May 10th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Vladimir Karaj/

Një raport monitorimi mbi procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjeti se trupat e komisionerëve që po kryejnë shqyrtimin duhet dhe kanë mundësi të punojnë më shpejt, pa ndikuar në cilësinë e gjykimit.

Raporti i publikuar të mërkurën nga Komiteti Shqiptar i Helsinikit, KSHH, pas një monitorimi 8 mujor, gjeti se ngadalësia me të cilën po aplikohet reforma kishte shkaktuar një sërë problemesh në sistemin e drejtësisë, ndërsa këshillon se trupat gjykuese duhet të shpejtonin për të mos krijuar bllokim të sistemit të drejtësisë.

“Ritmi me të cilën po kryhen seancat në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit mund të konsiderohet i ngadaltë, krahasimisht me numrin total të anëtarëve të KPK-së, gjë që u mundëson ngritjen e katër trupave gjyqësore”, thuhet në raportin “Vetingu nën vëzhgimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit”. Raporti shprehet se reforma nuk duhet të kthehet në pengesë të aksesit të qytetarëve te drejtësia.

Procesi i vetingut, apo rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve filloi konkretisht me seanca dëgjimore në fund të muajit mars, dhe deri tani janë shqyrtuar dosjet për 7 gjykatës dhe prokurorë, prej të cilëve 5 janë larguar nga sistemi. Ndërkohë më herët disa anëtarë të sistemit të drejtësië përfshi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhanë dorheqjen duke iu shmangur procesit.

Megjithatë sipas KSHH-së ritmi është i ngadaltë. Raporti këshillon shqyrtim më të shpejtë të dosjeve të gjykatësve dhe prokurorëve që kanë dalë pa probleme nga hetimi administrativ, gjë që sipas KSHH-së do të ndihmonte në lehtësimin e krizës së funksionimit të sistemit të drejtësisë.

Sponsored by Revcontent
Remember Her? Take a Deep Breath Before You See What She Looks Like Now
KSHH thotë se kjo do të krijonte mundësitë e plotësimit të vakancave, që kanë ardhur si pasojë e reformës në drejtësi. Sipas raportit vonesa në kryerjen e kësaj të fundit dhe kryesisht ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësorë ka shkaktuar probleme, ndërsa ende nuk janë ngritur një sërë institucionesh, gjë që pengon vijimin normal të punës.

“Vonesat në ngritjen e këtyre këshillave kanë sjellë bllokim në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatëne Lartë, caktimin e një Prokurori të Përgjithshëm me mandat të plotë, po ashtu edhe ngritjen në kohë të institucioneve speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në raport.

Raporti nga ana tjetër vlerësoi pozitivisht transparencën me të cilën po kryhen seancat dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe po ashtu cilësoi proceset e bëra deri tani aty si të drejta, megjithatë për dy raste raporti thotë se trupa gjykuese mund të kishte vepruar ndryshe.

Raporti thotë se ishte po ashtu jo shumë e qartë se si trupat gjykuese vlerësonin bashkëpunimin e subjektit të gjykimit gjatë procesit të hetimit administrativ, duke thënë se kjo duhej të shpjegohej më mirë. “Po ashtu është e paqartë, bazuar mbi praktikën e deri tanishme të KPK-së se kur subjekti i rivlerësimit cilësohet jo bashkëpunues”, thuhet në raport.

KSHH është ndërkohë kritike me institucionet ndihmëse. Sipas raportit DSIK dhe ILDKPKI nuk kishin treguar të njëjtën transparencë si KPK-ja.

Në gjetjet e raportit po ashtu është shënuar fakti se numri i subjekteve të vetingut që kanë plotësuar deklarimet për Këshillin e Lartë të Drejtësisë për vlerësim profesional dhe DSIK për vlerësim të figurës është më i madh se numri i atyre që kanë plotësuar deklarim në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit. Deklarimi i pasurive ka rezultuar deri tani pika më e dobët e gjykatësve dhe prokurorëve dhe motivi kryesore i largimit të tyre nga sistemi pas hetimit administrativ.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sadrazemi i Viçidolit pranë oxhakut dhe Luli i tij
Previous article Basti i rrezikshëm që qëndron pas tërheqjes së Donald Trumpit nga marrëveshja me Iranin

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k