• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
Ulërimat e hajdutëve të frikësuar, heshtja e drejtësisë dhe stërkëmbëshi kundër Shqipërisë
Home
Blog

Ulërimat e hajdutëve të frikësuar, heshtja e drejtësisë dhe stërkëmbëshi kundër Shqipërisë

April 27th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Anri Bala/ 

Mediat e Gjirizit, se tu thuash të kazanit është ofendim edhe për vetë kazanin e palarësirave, sot, u munduan të zhbëjnë dhe ta paraqesin vizitën e Ramës, si një dështim për hapjen e negociatave në muajin Qershor. “Turma të egërsuara” të Zhejit, Shkullakut, Qimit, Lelës dhe Pelës, deri tek Turi me mustaqe pa qasje, mbushën rrjetin me teori konspirative dhe me lajme nga më të çuditshmet!

Nuk e di, nga u buron gëzimi këtyre rronxhobonxhove mediatik, kur brohorasin të lumtur, se gjoja po parashikojnë dështimin e Edi Ramës, për ta afruar Shqipërinë në Europë. Këta “parveny”, ose janë idiot, ose idiotësia e tyre e ka emrin poshtërsi?! Mosnisja e negociatave, nuk është humbje për Ramën, por për Shqipërinë dhe shqiptarët, që do humbasin në kohë dhe në ekonomi.

Nëse këta “armiq pa miq”, mendojnë se Edi Ramës i bëhet dëm, gabojnë rëndë, ose… janë të sëmurë rëndë nga “virusi i humbjes financiare”! Edi Rama do vazhdoi të qeverisë, siç ka qeverisur… pa u rrezikuar, sepse përballë ka një opozitë të shkatërruar. Pas përfundimit të Reformës në Drejtësi, atij nuk do t’i mbetet asnjë nga “kundërshtarët e përbetuar”, pasi shumë prej tyre i pret “byzylyki elektronik”, për krimet që kanë bërë dhe që as nuk kanë frikë t’i pranojnë, deklarojnë, materializojnë me vila, toka, apartamente, makina, shkollime fëmijësh me shuma marramendëse dhe pushime të “varfërish” qindra mijëra euro, të gjitha këto të konsumuara para syve tanë, duke qenë të punësuar si “rrogtarë shteti”.

Ndërsa është e turpshme dhe qesharake, se si kriminelët e padënuar që drejtojnë opozitën, do mund të na drejtojnë ndonjëherë… duke ëndërruar, se mund të vijnë në pushtet pa votim, por me mrekullinë… duke gabuar Rama! Vërtet mendon ndokush, se Edi Rama do t’i jap pushtetin në tavolinë kryetarit të antishqiptarizmës me tre vepra të rënda penale në kurriz, e që për të shpëtuar veten nga ajo që e pret, i vë “stërkëmbshin” shqiptarëve, sepse vet nuk i hynë në punë Europa… si Hollandez?!

Vërtet Edi Rama do largohet për t’i dhënë pushtet Monika Kryemadhit, që sëbashku me ushtarët e saj, kanë grabitur aq shumë dhe materializuar grabitjet e tyre pa i’u dridhur syri, sa mund t’i dallojë edhe një fëmijë kopshti… përveç Kejdit të Ballshit, ersekarit Sali-jani, pogradec-arit Balliu, Brahim-larit dhe Kërpaç druvarit?!

Vërtet mendoni, se Edi Rama do i dorëzoi pushtet në tavolinë Nard Ndokës, Mediut, Vasilit, Mulit apo Palokut?! Vërtet mendoni, se Edi Ramës do i prishet “gjiza”, se nuk i filluam negociatat këtë Qershor dhe nuk pret dot Qershorin tjetër?! Edi Rama pret për aq kohë sa ka pushtet dhe votë…!

Rama nuk ikën, sepse lukuninë e uritur të egërsirave pa dhëmbë, i vë përpara sa herë të dojë. Kur shikon fytyrat e tyre të sterrosura, me mynxyra dhe krime, që gjallojnë akoma, ai nuk shqetësohet, se ndoshta i duken si fantazma dhe e di, që hajdutët e frikësuar, të trimëruar nga heshtja e drejtësisë, ulërijnë për t’i vënë “stërkëmbëshin” Shqipërisë dhe jo atij… Por ne, nuk duhet të heshtim!/ Tellalli

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Monika e Kamboxhias apo Monika e Dibrës?!
Previous article Centrizmi i Macron po vihet në udhëkryq

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k