• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
THANAS MUSTAQI/ A kanë garanci për sigurinë kombëtare vetë Presidenti Meta dhe ndihmësit e tij?
Home
Politikë

THANAS MUSTAQI/ A kanë garanci për sigurinë kombëtare vetë Presidenti Meta dhe ndihmësit e tij?

January 11th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Thanas Mustaqi/

Argumentimin për mosdekretimin e Cakajt e ka hartuar drejtori i kabinetit të Metës, me gradën ambasador, Arben Cici. Sipas jetëshkrimit të tij, nga viti 1992 deri në 1995, ka qenë ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse dhe se nga 1993 deri në vitin 1995 përfundoi studimet pasuniversitare në aspiraturë pranë Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse në Moskë.

Pra, a ka garanci për sigurinë kombëtare të Shqipërisë drejtori i kabinetit që ishte dhe ambasador në Moskë dhe vazhdonte studimet në akademinë diplomatike ruse, një organ me varësi të dyfishtë, nga MPJ dhe nga shërbimi sekret KGB dhe pastaj FSB?

Ndërkohë Bahri Shaqiri, këshilltar i Presidentit të Republikës për çështjet e sigurisë kombëtare, ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) prej vitit 2005 deri në vitin 2012, pra dhe në kohën kur Ilir Meta ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme (9 shtator 2009-16 shtator 2010).

Sikurse është bërë e ditur, Ambasadori i Shqipërisë në Federatën Ruse, Bjellorusi dhe Komonuelthin e Shteteve të Pavarura, Sokol Gjoka, gjatë një takimi me studentë rusë e shqiptarë dhe profesorë të universitetit MGIMO të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, ka deklaruar: “Një nga drejtimet e bashkëpunimit aktiv ndërkombëtar të Shqipërisë, dhe me Federatën Ruse, përfshin kooperimin e shërbimeve inteligjente, shkëmbimin e informacionit dhe veprimet operative konkrete”. Autori i këtyre radhëve e ka bërë publik këtë fakt qysh atëherë. Shumëkush e mban mend se ç’ furtunë u shkaktua në selinë e NATO-s.

Jo vetëm kaq, z. Meta ka udhëzuar në mënyrë antikushtetuese, pasi Shqipëria është shtet laik, që ambasadori Gjoka të jetë dhe ambasador i kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për të bërë një politikë të jashtme me dimension ortodoks (?!)

Më 11 qershor 2010, ambasadori Sokol Gjoka falënderoi Primatin e Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, për pritjen, duke nënvizuar rëndësinë e madhe të Kishës Ortodokse Ruse jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë botën. Ai tregoi që përpara se të vinte në detyrën e ambasadorit në Federatën Ruse është takuar me Fortlumturinë, Kryepeshkopin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastas, i cili iu lut t’i transmetonte Hirësisë së Tij Kirill përshëndetjet vëllazërore, duke shprehur interes për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy Kishave.

Dhe pse Shqipëria është një vend me popullsi mbizotëruese myslimane, Gjoka garanton primatin e Kishës Ortodokse Ruse, Kirill se “duke ditur që Kisha Ortodokse në Shqipëri ka një rol, ka një ndikim në popullsinë shqiptare, unë do të dëshiroja që një nga drejtimet e punës sime ta përqendroja dhe në bashkëpunimin midis besimtarëve, por edhe vet Kishës Ortodokse në vend, në Shqipëri, dhe në Rusi”.

Poshtë faksimile e shkrimit tim, të përkthyer nga BBC për NATO-n në vitin 2010 mbi bashkëpunimin e SHISH-it me KGB-në kur ministër i Jashtëm i Berishës ishte z. Ilir Meta dhe drejtor i SHISH-it Bahri Shaqiri./Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKIL YLLI/ Presidenti që na “shkyn” gazit, ka marrë shtetin peng!
Previous article MERO BAZE/ Dy herë janë shumë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k