Nga Taulant Balla/
Së pari, për sa i përket ligjit “Për dhënien me qira të tokës bujqësore”, ky është një vijim i angazhimit tone, për ta kthyer investimin në agro-turizëm në një prej prioriteteve tona të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në zonat rurale.
Ky është një hap i madh për të cilin gjej rastin të falenderoj ministrin e Bujqësisë, që solli këtë propozim për të lehtësuar të gjitha mundësitë për të investuar në njësi agro-turizmi, jo vetëm në zonat që janë përzgjedhur si pjesë e projektit “100 fshatrat”, por në të gjithë territorin e vendit.
Nuk mund të hesht pa risjellë në vëmendje disa problematika që lidhen me abuzimet 27- vjeçare të dhënies së tokave me qira në Shqipëri, për të cilat z.ministër unë mendoj se ne duhet të sjellim një ligj tjetër të ri, për ti riparë të gjitha kontratat e dhënies me qira të tokave.
Jo të gjitha tokat e dhëna me qira sot janë në shfrytëzim. Përkundrazi, kemi dhe raste të cilat ku unë e përshëndes angazhimin tuaj personal në një kontratë të firmosur nga paraardhësi juaj, z. Panariti me familjen Balili, që ende nuk ka marrë zgjidhjen e duhur për shkak se kontrata është qepur aq mirë. Por unë mendoj se ligji duhet të jetë i fortë edhe në këtë rast.
Nuk mund që nga njëra anë Balilëve t’u sekuestrojmë hotelin dhe nga ana tjetër 90 ha tokë të marra me qira nga shteti të mos kemi mundësi t’ja sekuestrojmë.
Edmond Panariti, ish-ministri i Bujqësisë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka firmosur atë kontratë. Por kjo nuk mund të jetë sot e vlefshme në rast se ne nuk gjejmë hapësirat ligjore që atë kontratë ta bëjmë të pavlefshme.
Kjo e bën qesharake opozitën turistike, e cila edhe sot nuk gjeti mundësinë që të ishte në sallën e Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar për një çështje reale, sikurse janë problemet e tokave bujqësore, por vijoi turin e radhës në hotelin turistik të radhës.
Z.ministër edhe diçka tjetër, për shkak se Ministria e Bujqësisë është qeverisur katër vitet e shkuara nga ish-aleati ynë Lëvizja Socialiste për Integrim, por edhe për shkak se në tetë vitet përpara 2013-ës… për më shumë në FB
Leave a Reply