• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Tani që në Parlament janë 94 deputetë, çfarë ka sjellë kjo në politikën shqiptare?
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Tani që në Parlament janë 94 deputetë, çfarë ka sjellë kjo në politikën shqiptare?

March 27th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Spartak Ngjela 

Berisha dhe të gjithë deputetët e Partisë Demokratike hoqën dorë nga mandati i deputetit.

Me këtë akt mendonin të gjenin shkakun e një revolte popullore gjithëkombëtare. Por skema që kishin në mendje iu dështoi.

Kurse tani, që para dy ditësh, vetë Lulzim Basha është nën hetim për financimin e Partisë së tij me 650 mijë dollarë të dyshimtë, që mendohet se janë të ardhura nga lobet ruse antiamerikane. Ose, ndoshta, nga qarqe të tjera të aktiviteteve të krimit ndërkombëtar.

Hetimi i kësaj pagese po vazhdon në Amerikë dhe në Britani, por tani sapo ka filluar edhe në Shqipëri. Këto janë të dhënat e deritanishme.

Siç shihet, gjithçka po flet për një histori të hidhur, por krerët e Partisë Demokratike që janë marrë me këto fonde të dyshimta, tani nuk janë më as deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Atëherë?

l.

Shenjat janë që Berisha dhe Basha kanë dashur që dorëzimin apo djegien e mandateve të deputetit ta kishin nën një akt fiktiv, i cili mund të vetëqëndronte i tejzgjatur në kohë. Ata do kërkonin kështu që ta zgjasnin në kohë dorëzimin e mandateve të deputetit.

Skema e tyre ishte që dorëzim i fiktiv i mandateve, të krijonte afekt shoqëror. Duhej të fillonte ecejakja e korrigjimit të dokumentave, i cili, duke u zgjatur në kohë, mund të bëhej një reaksion zinxhir presioni ku, dhe ndërkombëtarët, sidomos politika amerikane, do të tërhiqej.

Për të krijuar këtë skemë apo këtë skenar, Berisha mendoi që duke i plotësuar me gabime aktet e dorëzuara të vetëtërheqjes nga qenia deputet, do të krijohej raporti i zvarritur i “plotësimit të dokumentacionit”, dhe kjo do të zgjatej për të thënë se “po na bllokon Partia Socialiste”.

Mirpo këtë skenar nuk e realizuan dot dhe iu rezultoi një budallallëk. Kjo sepse, as Kryetari i Kuvendit dhe as KQZ, me të drejtë, nuk u morën me vogëlsira të shkresave por me shprehjen e vullnetit të deputetëve të vetëtërhrqur nga mandati.
Të gjithë deputet ë PD – së dhe ata të LSI-së u eliminuan nga qenia deputet, dhe KQZ filloi pa vonesë zëvendësimet.

Koha menjëherë bëri përpara, dhe, edhe me ndihmën e politikës amerikane dhe asaj gjermane, në Parlament kanë hyrë ndërkohë zëvendësuesit e deputetëve të dorëhequr. Sigurisht një akt mëse normal ky dhe brënda kërkesës kushtetuese.

Por, tani që në Parlament janë 94 deputetë, çfarë ka sjellë kjo në politikën shqiptare?

ll.

Naiviteti i vetëflijimit të Berishës dhe Bashës; po kuptohet se ka shqetësuar shumë Edi Ramën. Ai siç duket me mendjelehtësi ka shpresuar te presioni i Berishës për të bllokuar Reformën në Drejtësi, dhe tani ka mbetur krejt i zbuluar. Rama është i rënë, me një politikë të bllokuar dhe pa fare forcë e pa dëshirë.

Është në një torturë të brendshme dhe prandaj po vjen vërdallë pa ditur të bëjë asgjë, dhe mdje as dhe të thotë dot ndonjë gjë. Vetëm tjerr fjalë fyese dhe shprehje pa kuptim, sepse nuk do që t’i nënshtrohet fatit të tij.

Rama asgjë nuk bën dot më. Reforma në Drejtësi do të vijojë pa ndërprerje.

Do të vijojë gjithashtu skartimi i gjyqtarëve të korruptuar, dhe, në të njëjtën kohë, tani që numri në Parlament është i garantuar, brenda një muaji do të jetë gati edhe SPAK-u. Dalja e SPAK-ut do t’ia heqë edhe Ramës çdo mundësi për bllokimin e Reformës.

lll.

Pa dalë mirë pranvera, kuptohet se duhet të fillojë goditja penale e korrupsionit të lartë politik të të dyja krahëve. Kjo tani është evidente.
Po revoltat popullore të opozitës çfarë mund të sjellin? Po makthi i Edi i Ramës çfarë mund të na sjellë?
Asgjë.
Pas denoncimit që po i bëhet Bashës për financimin enigmë dhe pas plotësimit të numrit të deputetëve në Parlament, asgjë nuk mund të ndodhë më në Shqipëri.

Denoncimi i Bashës dhe grupit dirigjent të Partisë Demokratike, do ta çmobilizojë revoltën e shqiptarëve, sepse tani kuptohet qartë që kjo revoltë po kërkohet për interes të korrupsionit dhe jo për interes të shqiptarëve.

Nga ana tjetër, Parlamenti duhet të shpejtojë ristrukturimin institucional të shtetit shqiptar dhe njëherësh edhe të organeve që përbëjnë SPAK-un. Por, menjëherë pas kësaj, do të nisë konkretisht hetimi i elitës politike shqiptare të të dy krahëve të politikës. Kjo, sigurisht që do t’i sjellë risinë e vet Reformës shqiptare për drejtësi.

Dhe kjo risi patjetër që duhet të drejtohet nga një qeveri teknike e cila nuk duhet të ketë lidhje me politikën, por vetëm me drejtimin teknik dhe profesional të shtetit shqiptar. Kjo qeveri duhet të vijojë derisa të përfundojë me sukses e gjithë baza ligjore e sigurimit të drejtësisë dhe të ristrukturimit për administrimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Sigurisht, të të parit proces zgjedhor që do të sigurojë votën e lirë në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ “Fshesa Cakaj” që shpikëm, është më e mirë se “fshesa” reale
Previous article BASHKIM KOPLIKU/ Një mik imi kritikoi Italinë...., e fatjeqësisht nuk është i vetëm 

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k