• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ “Fshesa Cakaj” që shpikëm, është më e mirë se “fshesa” reale
Home
Blog

MERO BAZE/ “Fshesa Cakaj” që shpikëm, është më e mirë se “fshesa” reale

March 27th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Ministri Jashtëm Gent Cakaj, ka shkaktuar një debat publik, për shkak të një mënyre të pazakontë me të cilën ka shkarkuar rreth 15 zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, dhe po aq të tjerë i ka transferuar nga vendet e tyre të punës.

Lëvizjet kanë shkaktuar vëmendje të madhe politike, për shkak se Cakaj dhe stafi i tij nuk kanë preferuar të bëjnë publik emrat e prekur. Ose nëse më shkon mendja për më shumë, Edi Rama ja ka rekomanduar heshtjen, për të dëgjuar çfarë kërkon opinioni publik.

Dhe për këtë shkak, gjëja më pozitive që ka ndodhur, është se në opinion publik janë hedhur të gjithë pistat e mundshme të njerëzve që dikush mendon se duhen larguar.

Është pikërisht kjo që ka zbuluar plagën reale të Ministrisë së Jashtme, dhe jo lëvizjet administrative të ministrit Cakaj.

Disa portale, ku është peshkuar dhe gazeta “TemA”, kishin nxituar të rreshtonin si të ndëshkuar diplomatë që nuk kanë emër, por kanë nofka nepotizmi, të tipit “Motra e Sandrit, “Vëllai i Çanit”, “Djali i Pangos”, “Vajza e Zhejit” etj.

Të tjerë opinionistë më afër Bashës, e kanë konsideruar lëvizjen e Cakaj, si luftë kundër Ditmir Bushatit, dhe filluan të numërojnë dikë, si kushëri të tij.

Rudina Hajdari, e cila me sa duket i merr akoma seriozisht gjërat me merita profesionale në diplomaci, i kërkonte llogari Cakaj, pse ka hequr diplomatë për të cilët është krenuar Ditmir Bushati.

Gent Cakaj ndoshta rastësisht përsëri e la të paqartë situatën, duke u dhënë të drejtë të gjithë atyre që fantazojnë rreth kësaj teme.

Gjëja më e bukur që ka ndodhur në këtë histori, nuk është ajo që ka ndodhur, por ajo që njerëzit presin të ndodhë. Duke dëgjuar për një lëvizje “serioze spastrimi”, të gjithë kanë shkuar në mendje njerëzit që duhen hequr nga puna, dhe i kanë bërë ato publike.

Në fakt, shumica janë lajme fallco, pasi nuk kanë ndodhur, por janë një lakmus i qartë, se kë ka në mendje opinioni publik për të hequr, dhe kush mund të jetë hequr.

Për fat, Gent Cakaj nuk është shqiptar i Shqipërisë, nuk i njeh mirë kushërinjtë, dajat, xhaxhallarët, krushqitë, apo baballarët, vëllezërit e motrat e atyre që gëzojnë ato poste, dhe nuk i ka pasur parasysh ata.

Besoj që këto tri ditë duhet ta ketë pasur telefonin e bllokuar nga ndërhyrjet, por është mire të bëjë sikur nuk kupton mirë toskërisht, për të mos i dëgjuar.

Ajo që ëshët e vërtetë, me atë që mendohet si e vërtetë, nuk përputhen në këtë rast. Unë e pashë gjithë listën dhe nuk më ngeli asnjë emër në mendje, përveç disave që u njihja babën, apo burrin.

Por jo ata që kini në mendje ju, as “Motrën e Sandrit”, as “Vëllain e Çanit”, siç shkruajnë portalet. Por gjithsesi, sapo Cakaj tha që kam vendosur të përdor fshesën, të gjithë treguan viktimat që ëndërrojnë.

Por mos i shqetësoni.

Nuk janë ata. Janë lëvizje normale, thuajse burokratike, të cilat prekin ndonjë dhe prej emrave të lakuar, por jo bash ata më të rëndësishmit.

Nuk ja vlen as t’i botosh në gazetë ata që kanë lëvizur.

Disa konsuj janë larguar nën dyshimet për korrupsion, ose figurë të keqe të përfaqësimit të vendit, disa diplomatë, si një çift burrë e grua në Kopenhagen, janë larguar se janë gati të rrihen me personin e tretë në Ambasadë, që është ambasadori, disa Ambasada si ajo në Sofje harxhojnë për një shofer 100 mijë euro në vit, kur mund të punësojnë një bullgar me 10 mijë euro, nga Brukseli, Vjena, Athina, Roma dhe Londra po lëvizen diplomatë që kanë mbushur tre vjet e nuk mund të rrijnë më.

Nuk ka asgjë për të qenë lajm i rëndësishëm, nga ato që ëndërrojmë. Por ministri Cakaj duhet falenderuar, se i bëri të gjithë të ëndërrojnë, duke i detyruar të flasin e shkruajnë se kë duhet të heqë. Kështu që është mirë që fshesa të vazhdojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHABAN MURATI/ Për idiotët e dobishëm të Rusisë në Tiranë
Previous article SPARTAK NGJELA/ Tani që në Parlament janë 94 deputetë, çfarë ka sjellë kjo në politikën shqiptare?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k