• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Pse Meta-Berisha-Basha nuk kanë çfarë bëjnë dhe ku i ka rrënjët kriza politike!
Home
Politikë

SPARTAK NGJELA/ Pse Meta-Berisha-Basha nuk kanë çfarë bëjnë dhe ku i ka rrënjët kriza politike!

May 22nd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Spartak Ngjela

Shqipëria sot ka rënë në një konflikt verbal të një niveli i cili është shumë vulgar si cilësi, dhe shumë i vjetër si politikë. Kjo që po ndodh në Shqipëri është mesjetare, prandaj i ka dhënë politikës një karakter agresiv që është në fakt një natyrë realisht krejt mesjetare. Liderët e opozitës joparlamentare nuk artikulojnë dot politikisht asnjë ide, dhe kuptohet se janë të trembur nga Reforma në Drejtësi, e cila drejtohet nga amerikanët. Por këtu fillon realisht konflikti. Korrupsioni i lartë shqiptar kërkon destabilizim, por edhe Moska në konflikt me Amerikën në Ballkanin Perëndimor kërkon destabilizimin e Shqipërisë. Në Shqipëri sot po bashkohet terorrizmi alla stalinian rus me ligësinë mesjetare orientale alla hoxhiste në Tiranë. I gjithë verbi Berisha -Basha është brenda shkollës orientale Hoxha.

Prova e padiskutueshme e kësaj është përdorimi në gjuhën politike tërësinë e fjalorit patologjik të absolutuizmit mesjetar, njëlloj si Enver Hoxha.

Në fakt, në Shqipëri, sistemi komunist në 45 vjet s’ka qenë gjë tjetër veçse një absolutizëm mesjetar i një individi që krijoi dhe arriti në caqet e një terrorizmi shtetëror. Por kjo, siç duket, ka dhënë refleksin e vet historik në klasën aktuale politike, të trembur nga Reforma në Drejtësi.

Në këtë rast duhet theksuar se edhe gjuha agresive e Enver Hoxhës dhe taborit të tij, refleks i frikës së tij ka qenë, një frikë kjo që atij i vinte nga mundësia e ndëshkimit për krimet që kishte kryer kundrejt shoqërisë shqiptare.

ll.

Si do të zgjidhet në Shqipëri ky konflikti aktual verbal?

Duhet të analizojmë që në fillim pyetjen: A ka ndërkohë një krizë të re në Shqipëri?

Jo, nuk ka krizë të re. Shqipëria është në krizë zhvillimi që nga viti 1993. Kjo krizë është drejtuar nga lidërshipë të cilët, jo vetëm kanë qenë të paaftë për të kuptuar zhvillimin e një kombi dhe shteti, por shumica e tyre kanë luajtur kundër interesit kombëtar.

Çdo përmbysje dihet se si rregull sjell shrregullim mendor të qeverisjejeve pasardhëse. Shqipërisë, në vitin 1991, iu desh që të hynte në demokracinë liberale, me qeveri të një konservatorizmi politik mesjetar, si pasojë e përmbysjes së komunizmit në një krah dhe padurimit të shoqërisë për të goditur diktaturën komuniste, në krahun tjetër.

Çfarë është konservatorizmi politik mesjetar?

Me konservatorizëm politik mesjetar duhet kuptuar gjithmonë karakteri absolut i qeverisjes, nga kryeministra apo nga presidentë që nuk pranojnë ligjin demokratik të sistemit, sepse ky nuk i lejon që të qeverisin në absolutizëm. Këta tipa kanë frikë nga përgjegjësia në qeverisje, dhe prandaj duke pasur një ndërtim psikik konservativ mesjetar për politikën, i drejtohen arbitrarizmit mesjetar. Dihet se arbitrarizmi mesjetar vjen me bazë konservatore mesjetare e cila ka qenë e ndërtuar nga mospranimi i lirisë së individit.

Këtu në fakt fillon edhe kritika e krizës së qeverisjes shqiptare në mbi 25 vjet. Kjo krizë, e thënë më qartë, është dhunimi i sistemit politik kushtetues që duhet të garantojë liritë e individit, dhe ky dhunim është ushtruar nëpërmjet absolutizmit mesjetar të njëshit partiak. Këtë njësh partiak të qeverisjes, e kanë dhënë dy parti populiste, PS dhe PD, që prodhuan vetëm liderë absolutistë, pa ide, të sëmurë nga sindromi i pushtetit absolut dhe shpesh e më shpesh edhe shumë të korruptuar.

Duhet të theksojmë se vetë absolutizmi është korrupsion që errëson sistemin politik, mbasi këtë sistem e kthen të gjithin në funksion të arbitrarizmit.

Pushtetet personalë janë gjithmonë arbitrarë prandaj çdo shoqëri që vuan nga arbitrarizmi joligjor duhet ta dijë se që të kthehet te ligji dhe në sistemin demokratik për liritë e individit, duhet të mos pranojë absolutizmin e pushtetit të një individi. Pikërisht në këtë pikë duhet të fillojë dhe vetë Reforma në Shqipëri.

Ill.

Tani në Shqipëri ka filluar Reforma në Drejtësi të cilën e ka drejtuar politika amerikane. Kjo reformë është një studim i thellë dhe realist i cili strukturon, konstitucionalisht në fillim, dhe ligjërisht më pas, të gjithë ecurinë proceduriale të eliminimit të korrupsionit në rrethet e larta të qeverisjes shqiptare në dhjetë vjetët e fundit.

Struktura juridike e kësaj Reforme është gati në perfeksion, sepse këtu janë mbyllur të gjitha mundësitë e devijimit shpëtues për korrupsionin e lartë.

Është parashikuar në kushtetutën e re ngritja e dy instituteve antikorrupsion: Gjykata e Posaçme dhe Prokuroria e Posaçme.

Korrupsioni qeveritar i të dy krahëve ka dy vjet që lufton kundër ngritjes së tyre, por lodhen kot. Ato do të ngrihen, sepse në të kundërt dështon politika amerikane në Shqipëri, gjë që është e pamundur të ndodhë.

Është ndërtuar dhe ka filluar emërimi i personeleve të hetimit, është në fund mbushja e Prokurorisë së Posaçme dhe ka filluar edhe strukturimi i emërimit të Gjykatës së Posaçme. Gjithçka do të përqëndrohet te Prokuroria e Posaçme dhe të Gjykata e Posaçme, dy institucionet që do të merren me proceset penale të ngritura kundër nivelit të lartë qeveritar dhe krimit të organizuar.

Pikërisht këtu nis në fakt procesi i shpërbërjes së absolutizmit korruptiv, sepse kjo reformë merr përsipër që të godasë përfundimisht liderët politikë të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike, duke shkatërruar përfundimisht absolutizmin mesjetar shqiptar dhe duke vendosur forcën e ligjit.

E gjithë Reforma është e strukturuar saktësisht në Kushtetutën e Shqipërisë, e miratuar në vitin 2016. Në këta tre vjet në fakt Kushtetuta është bllokuar në Parlament nga Partia Demokratike, por gjithsesi ajo ka ecur duke u mbështetur edhe te forca që ka ushtruar politika amerikane ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.

Ndërkohë korpusi ligjor i Reformës ka përfunduar. Ajo është drejt fillimit të funksionimit goditës të liderëve të korruptuar. Çdo përpjekje e tyre kundër reformës me mjete populiste është e kotë.

Po ndihma ruse kundrejt korrupsionit rezistent? Asgjë. Është një ‘pesë me hiç’. Gjendja në Shqipëri kontrollohet qartësisht nga ekspertiza amerikane. Por shprehja më e goditur e politikës amerikane për këtë rast është ajo që tha zyrtari i lartë amerikan, Palmer, në Tiranë që “targeti rus ndaj Shqipërisë është shumë i vështirë”…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Vërtet PD-ja është rritur elektoralisht, por…
Previous article MERO BAZE/ Një diversion, për të krijuar pasiguri për 30 Qershorin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k