• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Pse janë trembur dhe prerë në fytyrë të gjithë?!
Home
Politikë

SPARTAK NGJELA/ Pse janë trembur dhe prerë në fytyrë të gjithë?!

April 30th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Zgjedhjet u mbyllën: ato i fitoi Partia Socialiste.

Por, humbësit, të gjithë janë të prerë në fytyrë dhe te shthurur nga sistemi logjik individual, flasin vetëm fjalë që shtyhen të  dala nga mllefi i tyre. Por, më keq duken ata që vetëquhen analistë, dhe që dallojnë që janë të trembur. Pse vallë?

Mendonin, që, meqë kishin të njëjtin hall me Saliun për reformën antikorrupsion, Saliu do t’a bllokonte.

l.

Jemi në një situatë ku krerët e Partisë Demokratike janë fshehur, kurse një grup i pakuptimtë gazetarësh që duan t’i mbushin mendjen njerëzve se votat janë vjedhur nga fituesi, po i bëjnë shqiptarët të qeshin.

Si mund të thuash që më kanë vjedhur, pa paraqitur një provë të vetme?!! Më e bukura është refreni: janë blerë votat, dhe po ju del që deri tani është kapur humbësi si blerës votash.

Por, dallohet edhe diçka: të gjithë këta u dallua se janë të trembur, dhe kjo u kuptua nga ngjyra e fytyrës në daljet e të hënës, të martës, edhe të mërkurës: ngjyra që kriminalistika moderne e njeh si frikë të të inkriminuarit.

Pse? Nuk i dihet… autorët politikë të korrupsionit kanë paguar nga të katër anët. Por ka pasur shumë lloj pagesash. Nejse, do t’i dëgjoni…

ll.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk dihet se ku është, sepse doli vetëm një ditë, dhe nuk tha asgjë.

Por, disa njerëz të thjeshtë që nuk e dinë në një gjykim raportin midis subjektit dhe predikatit, aktualisht po mohojnë pa krijuar dot asnjë gjykim mohues.

Kurse Lulzim Basha ka qepur gojën.

Po Rama?

Asgjë deri tani, sigurisht që e ndjen qetësinë e fitores, por nuk e di se si do të vijojë kjo histori. Në fakt, po kuptohet se po bën çmos që të mbajë përballë Saliun dhe Lulzimin.

Prandaj po fton Lulëzimin për bashkëpunim dhe nuk e godet më Saliun.

Po ekspertiza ndërkombëtare që monitoron ndërkohë Shqipërinë, nuk do të influencojë në ristrukturimin e të djathtës shqiptare?

Ajo do të ndërhyjë, se me këtë fitore nuk dihet se si do të sillet politikisht Edi Rama me Uashingtonin dhe Berlinin. Por, kjo kohë kuptohet se do t’i “sistemojë” të gjithë.

Prisni dhe shikoni…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ A do të futet Rama me PS në zgjedhjet e Kosovës, ashtu siç garoi Albini me VV në Shqipëri?
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Nuk është në pikëpyetje fati i Lulit, por i sistemit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k