• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Pse është mërzitur Ilir Meta
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Pse është mërzitur Ilir Meta

January 9th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Spartak Ngjela shpërtheu në akuza ditën e djeshme kundër presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ky i fundit po tenton të bllokojë ndryshimet në qeveri sepse akoma nuk ka dekretuar 5 ministrat e rinj të propozuar nga Edi Rama, mes të cilëve bën pjesë edhe ai i Jashtmi, Gent Caka.

Për Cakën situata është më ndryshe sepse nëse për 4 ministritë e tjera Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të ministrave aktualë, një gjë të tillë nuk e ka bërë me Ditmir Bushatin.

Kjo tregon që ai është i pasigurt për figurën e re nga Kosova. Këtë hezitim të kreut të shtetit për Gent Cakën, Ngjela e interpretoi si një fakt që tregon se Meta është i lidhur me Beogradin dhe Athinën.

“Kush nuk e do që ministri i Jashtëm në Shqipëri të jetë nga Kosova? Beogradi i pari, Moska e dyta, Athina. Meta ju ka dhënë shenja që është me Beogradin dhe me Athinën. Ju ka dhënë shenja edhe kundër interesit kombëtar. Ai qe me Gruevksin këtu, antishqiptari më i madh që ka kaluar atje me karakter millosheviçian. Po këtej e ke parë se çfarë bën me grekët, është në hall të madh”, tha avokat pwr Soti.

Sulmet ndaj kreut të shtetit Ngjela i vijoi më tej duke e cilësuar Metën si një njeri të korruptuar. Avokati shtoi se për shkak të korrupsionit e për të shpëtuar veten, presidenti po kërkon të shesë interesin e kombit.

“Nuk i tha njeri të korruptohej, nuk i tha njeri të dilte në media me video me regjistrim duke numëruar para me 200 mijë euro këtej e 300 mijë euro andej. Je bërë edhe president.

Rri qëndro atje dhe ruaj hallin tënd, nuk mund të bëhet halli yt edhe halli i Shqipërisë. Ka hall Rama, por nuk mund të bëhet edhe halli i Shqipërisë. Kishte hall Enver Hoxha se do të rrëzohej dhe e ktheu në hall të shqiptarëve. Ata vënë interesin e tyre mbi interesin e kombit”, u shpreh ai.

Ngjela ka sulmuar edhe Ditmir Bushatin.

“Ka 5 vjet ministri i Jashtëm, a ka ndonjë doktrinë Bushati, a ka ndonjë lëvizje të madhe? Më trego të gjitha sukseset e tij 5-vjeçare. Unë them që e mbajti kot aq gjatë, nuk duhet ta mbante në qeverinë e dytë sepse nuk kemi parë ndonjë diplomaci të rangut të lartë. Tani ndalemi tek ministri i ri.

Ministri i ri është kosovar dhe ky është një hap përpara. Tani të shohim se çfarë do të bëjë ai. Është një hap përpara që është kosovar, por nëse nga ana tjetër është me Beogradin, turp i qoftë. Meta nuk po e dekreton.

Fakti që Meta nuk është me interesin kombëtar dhe nuk po e dekreton tregon që këtë e kanë kërkuar faktori ndërkombëtar, është vendosur nga ata. I kanë kërkuar Ramës që të vërë një kosovar në Ministri të Jashtme.

Ne tani do të shohim se çfarë angazhimi do të ketë shqiptari i Kosovës. Pse mërzitet Meta? Ai nuk do që të vendosë një kosovar ministër të Jashtëm”, tha avokati Spartak Ngjela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Protesta që rikonfirmoi Edi Ramën
Previous article MERO BAZE/ Një opozitë e refuzuar nga protestuesit e lirë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k