• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Një opozitë e refuzuar nga protestuesit e lirë
Home
Blog

MERO BAZE/ Një opozitë e refuzuar nga protestuesit e lirë

January 8th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze/

Të gjithë ata që duan të shpallin dështimine protestës së studentëve, duke ju referuar karikaturës së dy ditëve të fundit në bulevard, në fakt duan të fshehin suksesin final të protestës studentore, gjunjëzimin që protesta po I bën opozitës.

Nëse në fazën e parë të saj, kur ajo ishte protestë e studentëve, kur ishte e vërtet dhe e prekshme për problemet që ngriti, ajo shkundi fort qeverinë dhe shkaktoi një tërmet brenda saj, vazhdimi është një film që i përket opozitës.

Degradimi I protestës, dhe përpjekja për ta kapur atë, është mënyra më e mirë që dëshmon se si protesta e studentëve pas shuplakës ndaj qeverisë, po gjunjëzon opozitën.

Përpjekja për të kapur protestën e studentëve, dëshmitë e shumta se si LSI paguan studentë të rrijnë në bulevard, përfshirja e Berishës dhe familjes së tij deri në përpjekjet për mbyllje dyer fakultetesh, shfaqja e drejtorëve ikonë të vjedhjes dhe korrupsionit të LSI, me megafonë në dorë në krye të studentëve, dhe kthimi në pronarë të protestës të forumit rinor të LRI apo FRPD, bën diferencën e madhe mes fuqisë së një proteste të lirë dhe impotencës së opozitës për të përdorur qoftë dhe një protestë që ishte në kulmin e saj në rrugë.

Mënyra se si studentët ju larguan opozitës dhe u kthyen në auditore, pas përpjekjes për kapjen e protestës prej saj, është një leksion I hidhur politik dhe ndoshta një nga fitoret reale të protestës studentore ndaj klasës politike në Shqipëri. Studentët nuk kanë fuqi dhe as vullnet të përleshen fizikisht me grabitësit e protestës. Ata nuk kanë banditë si LRI apo FRPD që të qëllojnë pedagogët që protestojnë e ti quajnë “agjentë”. Por studentët kanë fuqinë të të kuptojnë që po u vjedhin protestën dhe të të lënë vetëm në rrugë.

Një opozitë e refuzuar dhe kur del vet në rrugë, I ngjan sot një gruaje të përdal që nuk do ti afrohet askush. Në rastin konkret, më shumë se sa qeveria, me ofertën që bëri për plotësimin e kërkesave, studentët I largoi nga rruga opozita, e cila tentoi të vjedh protestën e tyre. Refuzimi I studentëve për të qenë maskë e opozitës, është humbja më e hidhur që një opozitë mund të pësoj në një shoqëri, ku ndaj opzoitës ka një frymë mosbesimi më të madh, edhe se sa ndaj qeverisë.

Ndaj protesta e studentëve ka korrur dy herë sukses. Një herë për shuplakën që i dha qeverisë dhe e detyroi të reflektonte, dhe së dyti ndaj braktisjes që i bëri përpjekjeve të opozitës për ta përdorur atë në favor të vet, duke e nxjer “offsajt” dhe duke e lënë të vetëm në bulevard me disa studentë militantë të paguar të forumeve rinore partiake.

Është kjo arsyeja që shumë opozitarë po shfryjnë tani ndaj studentëve, duke tentuar ta quajnë protestën e tyre të dështuar. Në të vërtet studetët arritën të fitojnë dhe mbi qeverinë dhe mbi opozitën, duke ruajtur forcën e tyre për hallet e tyre dhe jo për hallet e impotencës politike në Shqipëri.

Mënyra se si opozita lutet që studentët tashmë të vazhdojnë protestën për llogari të saj dhe indiferenca me të cilën studentët po I përgjigjen, është tortura më e madhe që mund të përjetojë një opozitë e refuzuar nga protestuesit e lirë dhe e mbështetur nga protestuesit e paguar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Pse është mërzitur Ilir Meta
Previous article FRROK ÇUPI/ Zbulohet një themelues i “RD”-së: Baba Çeni

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k