• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Një president i trembur po na kërcënohet se do të bëjë gjëmën me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve
Home
Politikë

SPARTAK NGJELA/ Një president i trembur po na kërcënohet se do të bëjë gjëmën me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve

October 31st, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

l.
Në këto ditë, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, deklaroi: “Europa i ka një borxh shtetit shqiptar, të cilin e krijoi të cunguar. Ky është i vetmi shtet në Evropë që rrethohet në të gjithë kufirin e vet me banorë që flasin të njëjtën gjuhë. Duhet të bashkohen të gjitha territoret shqipfolëse, duke krijuar shtetin kombëtar shqiptar, ku të jenë përfshirë tërësisht territoret shqipfolëse…”

Më hapur se kaq nuk ka folur asnjë personalitet tjetër.
Po politika e lartë shqiptare, çfarë thotë? Asgjë, sepse 60 përqind e asaj politike, e korruptuar, paguhet nga fqinjët dhe Rusia, me motivin: të shkatërrohet Shqipëria! Dhe, Meta, njëri prej tyre po kërkon destabilitetin e Shqipërisë. Njëlloj si Beogradi dhe Moska

Prandaj, nuk është çudi që, edhe presidenti revolucionar, Ilir Meta, me thirrjet e tij për kryengritje popullore, te fqinjët dhe Moska duket se e ka shpresën. Sepse, edhe Çadra – Berisha Basha – para tre vjetësh, atje e kishte shpresën.
Por, a e patë sesi e lanë ata Çadrën e forcës dhe hynë si pula të lagura në Parlament?!!
Kujtohe këtë fakt Meta, se të bën mirë…

ll.
Një i tillë është edhe Ilir Meta, i cili thotë se e kam popullin me vete. Është për të qeshur, për ne, por është për të qarë për historinë e Shqipërisë. Si ka mundësi që këtë shtet, në njëqind vjet, e kanë drejtuar hajdutë dhe të shitur te fqinjët, pushtues të territoreve shqiptarë!!!

E pra, e shihni presidentin aktual të Shqipërisë që na thotë se do të bëjë revoltë të gjerë popullore?!

Në këto çaste historike për Shqipërinë, ai është i disekuilibruar, sepse e kap procesi penal për korrupsion. Kjo është e vërteta, por tani, ai po mendon që, me paratë e grabitura nga shqiptarët, të paguajë shqiptarët e varfër dhe, me ta, të destsbilizojë Shqipërinë.
Por, ai sheh edhe nga fqinjët që përmendi Merkeli, se ata janë rrotull Shqipërisë nëpër territore shqiptarësh, dhe kishin ardhur edhe te Çadra e Bashës.

lll.
Pra, tani po pritet revolucion popullor…
Si nuk kuptuan do gjë këta të korruptuar!!!

Po ku ka të blerë, o Metë ziu, që të bëjnë revolucion! Ti do ta bësh revolucionin, o derëzi e punëzi! meqë do të paguash “përkrahës” të blerë! Komedi kjo. Por në Shqipëri sot nuk ka shkrimtarë humori që ta shkruajnë.
Ore president mavria: e pe Lulzim Bashën ti se si i mblodhi molotovët në shesh para kryeministrisë? Se edhe ai shpresën andej nga shpreson ti e kishte.
Po ti, o i mjeri President! ende nuk e di përse Lulzimi ua mblodhi simpatizantëve të tij molotivët që ua kishte dhënë vetë, ne revoltën e tij të fundit?

Ja kjo është historia e kësaj kohe që po kërkohet të sundohet nga Meta me “forcën e popullit”. Po ku do ta gjejnë popullin Meta, do ta importojë nga jashtë?
E pra, ky president që quhet Meta, ku e ka ushtrinë, në Skrapar? Se kështu po na thotë: “Unë jam nga Skrapari ”

Në Tiranë, mbrëmë, po qeshnin në tavolina baresh, kur e lexonin këtë si lajm nëpër telefonë.
Kurse, dy ekspertë ngujimesh, më thanë që kjo tregon se, Meta, do të ngujohet në Skrapar. Dhe qeshnin, se e kuptonin që do të ishte një komedi për shqiptarët, por një tragjedi për revolucionarin Meta.
Kurse Homeri e ka thënë shumë bukur te Iliada, përafërsisht kështu: Ku shkon, o i mjerë, pse po rend me vrap drejt hiçit?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Pse e mbyllën brenda Lulzim Bashën?
Previous article MERO BAZE/ PD mes Prokurorit “Ruli” dhe gjykatësit Berisha

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k