• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ “Mjerë banditët e korrupsionit, nivel i ulët logjik. Po si mund të digjet kryeqyteti i një vendi të NATO-s?!”
Home
Politikë

SPARTAK NGJELA/ “Mjerë banditët e korrupsionit, nivel i ulët logjik. Po si mund të digjet kryeqyteti i një vendi të NATO-s?!”

December 15th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Banditët e kurrupsionit të lartë shtetëror, që donin të digjnin Tiranën, janë strukur dhe nuk flasin. Ishin nivel shumë i ulët logjik: si mund të djegësh ti një kryeqytet të një vendi të NATO-s!

Dhe të gjithë kanë qenë të përgjuar, si të ishin pjesëtarë të një organizate kriminale. Mund të digjet Tirana, që është sot një nga pikat më të afërta të politikës amerikane?

Pamundësi absolute.

Pse?

Se do ndodhte kjo që ndodhi?

Të gjithë krerët e korrupsionit të lartë, që tani e dinë se janë nën akuzë për korrupsion, u kërcënuan nga Uashingtoni. Kurse Ambasadorja Yuri Kim, që tani, nga sondazhet, rezulton personi më me karizëm dhe vlerësim në opinionin publik shqiptar, me elegancë diplomatike, iu telefonoi paraprakisht të tre krerëve të opozitës.

Dhe, natyrisht që Uashingtoni u ka dërguar edhe provat  për shfrytëzimin e të miturve, me para, në një përdorje kriminale.

Në të njëjtën kohë, policia e shtetit në këto ditë erdhi në një nivel të lartë profesional, dhe shkatërroi çdo përpjekje të hordhive vandale. Se kjo është arsyeja që dje, protesta kishte ardhur në parametrat normalë të një proteste pa vandalizëm dhe me një temp të kulturuar në paraqitjen e kërkesave të tyre.

Protesta të tilla, po të jenë masive, janë shëndet për shoqërinë shqiptare.

Të paktën, këto tre ditët e fundit, shqiptarët u ngrohën, se nuk panë një polici të blerë, por një polici profesionale, të formuar si një trup i vetëm në aksion, dhe me përgjegjësi patriotike.

Kurse tani, jemi tamam në kohën kur duhet të fillojë punë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, edhe Gjykata Kushtetuese.

Si mjerë të korruptuarit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Basha tregoi se është kukulla e dyshes Berisha-Meta
Previous article ASTRIT PATOZI/ Pse duhet të turpërohemi përpara Qazim Rashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k