• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Kjo është një luftë midis Parlamentit dhe cubërisë anarkike!
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Kjo është një luftë midis Parlamentit dhe cubërisë anarkike!

June 10th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Ja kriza që dëshiron të krijojë Ilir Meta duke anulluar ditën e zgjedhjeve, por pa caktuar një ditë tjetër.

Ky është shkatërrim i paramenduar i sistemit politik në Shqipëri.

Ku e gjen presidenti sigurinë se palët do të ulen për të gjetur një datë tjetër zgjedhjeje?

Po sikur palët të mos pajtohen kurrë, çfarë ndodh?

Nëse palët nuk ulen, dhe nuk do të ulen, nuk do të ketë kurrë më zgjedhje në Shqipëri?

Ja këtë po kërkon presidenti i korruptuar i Shqipërisë . Po kjo është dhe dredhia antikushtetuese e tij.

Kjo është krizë anarkike.

Ky është qëllimi i këtij presidenti, që duhet të rrëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Data 30 qershor ka këtë pyetje: më kë jeni, me shtetin apo më anarkinë.

Ilir Meta, Berisha dhe Basha duan anarkinë, që të shkatërrojnë Shqipërinë dhe shqiptarët dhe të shpëtojnë pronat, paratë e grabitura në mbi 20 vjet, si dhe t’i shpëtojnë ndëshkimit penal.

Po Komisioni Qëndrori Zgjedhjeve çdo të bëjë? Nuk do të pranojë një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm, siç është antidekreti presidencial.

Dhe zgjedhjet vijojnë procesin. Organi që zbaton një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm kryen në vepër penale.

Po Parlamenti çdo të bëjë?

Kjo është një luftë midis parlamentit dhe cubërisë anarkike dhe bandash antishtet. Parlamenti duhet ta fitojë këtë luftë dhe të shpëtojnë shqiptarët nga një anarki.

Duhet të fillojë urgjentisht me shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Pas kësaj ai nuk ka më forcë juridike. Le të presë Gjykatën Kushtetuese e të pijë birrë.

Nuk ka rrugë tjetër.

Duhet parë edhe vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme është e vetmja kurë kundër anarkisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHKIM KOPLIKU/ Shkarkimi i presidentit, shpëtimi i Shqipërisë
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Shkarkon Kuvendi, Metën apo shpërndan Meta, Kuvendin?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k