• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Shkarkon Kuvendi, Metën apo shpërndan Meta, Kuvendin?
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Shkarkon Kuvendi, Metën apo shpërndan Meta, Kuvendin?

June 10th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Elisa Spiropali, zëdhënësja de facto e Edi Ramës, deklaroi se Kuvendi do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Ndërsa Rama deklaroi në një tubim elektoral, se priten edhe vendime më ekstreme të Metës, pas atij për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit (në portalet dhe kafenetë e Shqipërisë qarkullon parashikimi se një vendim ekstrem i tij do të jetë shpërndarja e Kuvendit).

Por sa gjasa kanë realisht këta skenarë?

Le të fillojmë me të parin. Kuvendi mund të votojë me 2/3 për shkarkimin e Metës, por që ai ta lërë zyrën aktuale, do duhet një vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese. Por kjo e fundit ka vetëm një anëtar aktualisht. Dhe Zoti e di se sa kohë do të duhet që ajo të plotësohet me 8 anëtarë të tjerë.

Me pak fjalë, votimi në Kuvend për shkarkimin e Metës do të ketë vetëm vlerë propagandistike, deri kur të krijohet kuorumi i nevojshëm në Gjykatën Kushtetuese…

Skenari i dytë është disi më i komplikuar. Le të supozojmë për një çast se Meta dekreton shpërndarjen e Kuvendit dhe ky i fundit pranon të shpërndahet. Deri në krijimin e një qeverie tjetër, të dalë nga zgjedhjet e parakohëshme, Rama dhe ministrat e tij mbeten në detyrë.

Por pikërisht një skenari të tillë i druhen PD-ja dhe partia e Metës. Me Edi Ramën kryeministër, ata mendojnë se i humbin zgjedhjet.

Dhe meqë Meta nuk ka instrumenta për ta detyruar Ramën të dorëhiqet, shpërndarja e Kuvendit nuk do t’i shërbente strategjissë opozitare për të shkuar në zgjedhje pa Ramën në Kryeministri…

Po a ka mundësi praktike ta shpërndajë Meta Kuvendin, në qoftë se ky i fundit nuk pranon të shpërndahet. Meta mund të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e Kuvendit, por ky i fundit duke iu referuar edhe deklaratave zyrtare të kancelerive perëndimore mbi legjitimitetin e tij, e atakon dekretin në Gjykatën Kushtetuese.

Por kjo e fundit ka vetëm një anëtar aktualisht. Dhe Zoti e di se sa kohë do të duhet që ajo të plotësohet me 8 anëtarë të tjerë.

Me pak fjalë, dekreti i Metës do të ketë vetëm vlerë propagandistike, deri kur të krijohet kuorumi i nevojshëm në Gjykatën Kushtetuese.

Me fjalë të tjera, lufta propagandistike mund të vazhdojë, por zgjidhja e krizës do të gatuhet (si zakonisht) në Berlin dhe Uashington. Dhe mund të jetë e ngjashme me atë të 17 majit 2017…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Kjo është një luftë midis Parlamentit dhe cubërisë anarkike!
Previous article BRIZIDA GJIKONDI/ Në rast se Presidenti shpërndan edhe Parlamentin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k