• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/  I vogli Macron le të plasë nga marazi, Franca nuk i bën më dot asnjë gjë Shqipërisë
Home
Politikë

SPARTAK NGJELA/ I vogli Macron le të plasë nga marazi, Franca nuk i bën më dot asnjë gjë Shqipërisë

October 17th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Spartak Ngjela

Asnjë gjë nuk i bën më dot Franca Shqipërisë.

Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 Serbisë dhe Greqisë mbi 80 mijë kilometra katrorë territor shqiptar.

Asgjë nuk i bën dot më sot Shqipërisë. Shqipëria sot është aleatja më e madhe në Ballkan e Shteteve Bashkuara dhe Gjermanisë.

Rruga e Shqipërisë sot është likuidimi i korrupsionit antikombëtar të lidershipëve politikë të të dy krahëve të politikës.Të tjerat janë pas dhe vijnë mbrapa.

Rusia dhe Franca janë në dekadencë nga borxhet. Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë.

Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor do bashkim me skemë të plotë, dhe të dy shtetet shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova, duhet të bashkohen sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndihmën e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Xhelozia e politikës francezë është aleanca primare dhe e fuqishme shqiptaro-amerikane.

Ky është sekreti që fsheh i vogli Makron. Le të pëlcasë nga marazi!

Shqipëria tani ka filluar reformimin real të historisë së saj në Ballkanin Perëndimor.

Kjo është e vërteta.

Asgjë nuk i bën dot nesër politika franceze të ardhmes historike të Shqipërisë natyrore në Ballkanin Perëndimor… dhe aleancës së fuqishme shqiptaro-amerikane.

Le të veprojë si të dojë i vogli Makron…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Lulzimi.... i epokës provinciale të Majlindës
Previous article ILIR YZEIRI/ Zoti Makron na bëri të kujtojmë Francën e shekullit që shkoi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k