• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Çfarë kërkojnë të revoltuarit e zonës së Astirit dhe përfitimi i opozitës
Home
Politikë

SPARTAK NGJELA/ Çfarë kërkojnë të revoltuarit e zonës së Astirit dhe përfitimi i opozitës

November 20th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Spartak Ngjela

Çfarë kërkojnë të revoltuarit e zonës së Astirit?
Ata po kërkojnë dëmshpërblim për një pronë të paligjshme.

Cili është ligji që ua njeh dëmshpërblimin e shtetit? Nuk ka asnjë ligj. Atëherë më çfarë ligji do t’i kompensojë qeveria?

Po Saliu e gjithë të tjerët e dinë që nuk ka ligj për të shpërblyer pronën e paligjshme? Po kryeministri Rama pse nuk e informon shoqërinë e t’i thotë që nuk kam një ligj që të dëmshpërblejë pronën paligjëshme?

Është e qartë, si kryeministri aktual ashtu dhe opozita kërkojnë bashkë destabilizim, që të shpëtojnë gjënë e vjedhur.

Saliu e kompani, kur i dashka kaq shumë pronarët e paligjshëm, pse nuk çon ligjin përkatës për dëmshpërblim në parlament? Nuk e di Saliu që nuk ka dëmshpërblim për prishje nga shteti të pronave të paligjshme?

Sigurisht që e di, por këta opozitarë kuptohet se po i nxisin qytetarët, jo për të drejtën, por për të krijuar destanilizim që t’i shpëtojnë procesit antikorrupsion.

Jetojmë në një shtet që nuk i njeh ligjet, dhe një shoqëri që kërkon gjithmonë të shkelë ligjet.

Por edhe një qeveri që nuk di të flasë në emër të ligjit. Kjo është gjendja e sotme, dhe nuk ka si të ishte ndryshe kur shqiptarët drejtohen nga njerëz të paditur dhe të korruptuar, që pikërisht për këtë, kuptohet se urrejnë shoqërinë që kanë marrë përsipër të qeverisin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Dy gjëra nuk ia fal Enver Hoxhës
Previous article MERO BAZE/ Kushtetuta, sipas axhendës së zgjedhjeve në PD

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k