• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SOT 106 vite nga mbytja e Titanikut/ Historitë dhe misteret që i mori me vete
Home
Blog

SOT 106 vite nga mbytja e Titanikut/ Historitë dhe misteret që i mori me vete

April 15th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në mëngjesin e 15 prillit 1912 mbytja e anijes mori 1495 jetë dhe i dha formë një prej legjendave më të mëdha të historisë së lundrimit. Titaniku kishte varka shpëtimi për 1200 njerëz, por në bord kishte 2200. Për shumë kohë historianët, kërkuesit e thesareve, oqeanografët kanë kërkuar mbetejet e anijes. Në vitin 1985 u lokalizua Titaniku në fund të detit, 4 km thellësi dhe 800 km larg nga bregu kanadez. Historia e Titanikut dhe e dy anijeve binjake të tij, Olimpik dhe Britanik kishte filluar në shtëpinë londineze, pronë e Lord James Pirrie, aksioner mazhoritar i prodhimit të anjeve më të mëdha në botë, Harland and Wolf.

Në atë shtëpi u bashkua në 10 qershor 1907 me  Bruce Ismay, drejtor menaxhimi i shoqërisë detare White Star Line dhe vendosën të ndërtonin 3 anijet më të mëdha në botë. Po atë natë u vunë nga një emër, të parën e quajtën Olimpik, të dytën Titanik dhe të tretën Gjigandi, emër që pas tragjedisë ia ndërruan në Britanik. Për ndërtimin e Titanikut punuan 3000 njerëz për 27 muaj. Ngritja e transatlantikut kërkoi 27 000 tonelata çelik nga më i miri i epokës. Fletët e çelikut kishin një trashësi prej 2.5 cm dhe u lidhën me njëra-tjetrën nga 3 milionë bulona. Ishte e gjatë 880 këmbë dhe 175 këmbë e lartë, u deshën 20 kuaj për të ngritur spirancën e Titanikut.

Bruce Ismay, drejtori i menaxhimit të  shoqërisë detare White Star Line i mbijetoi tragjedisë dhe për veprimin e zënies së vendit të një gruaje në një nga varkat e shpëtimit u refuzua nga shoqëria britanike dhe vdiq në vetmi në shtëpinë e tij në Irlandë në 1937. Në 10 prill 1912 Titaniku filloi udhëtimin nga Southampton drejt Nju Jorkut. Titaniku u nis me 2224 persona në bord, pasagjerë dhe ekuipazh. Luksi i mjediseve të brendshme të anijes tërhoqi shumë të pasur dhe të famshëm. Të gjitha dhomat e klasit të parë ishin me hapsira, të rehatshme dhe elegante, me mure të mbuluara,  me tapiceri. Zonat e rezervuara për klasin e parë ishin të pajisura me të gjtha komoditetet: pishina, palestra, banjo turke, të dekoruara me mjeshtri. Ishte një shkallë me dru lisi me kthesë të dyfishtë, me një parmak të dekoruar me ar.  Ëngjëlli që dekoronte shkallën u nxor nga fundi i detit gjatë zhytjeve të para. Sipërmarrësi John Jacob Astor IV ishte një nga njerëzit më të pasur në botë, kur vdiq gjatë mbytjes së Titanikut me një pasuri ekuivalente sot me 2.16 miliarë dollarë. Në natën e 14 prillit Astori informoi të shoqen se anija ishte përplasur me një ajsberg. Të dy hipën në kuvertë, e ndihmoi të shoqen të hipte në një nga varkat e shpëtimit dhe pyeti nëse mund ta shoqëronte, meqë ishte 5 muajshe shtatzanë, kërkesë që iu mohua, sepse në fillim hipnin gratë dhe fëmijët. Madeleine, e shoqja, u shpëtua, por i shoqi bashkë me shërbëtorin u mbytën. Trupi i Astorit u gjet në 25 prill. 4 ditë pas nisjes, ekuipazhi filloi të merrte mesazhe nga anije të tjera për ajsbergë të shumtë gjatë rrugës.

Këto rekomandime nuk u morën parasysh dhe kapiteni Edwars Smith hyri në dhomë në orën 21:20. Vrojtuesit ishin më pak të zellshëm dhe anija ecte me të gjithë shpejtësinë. Në orën 23:40 anija u përplas me një ajsberg. Nata ishte e qartë, por hëna nuk ndriçonte dhe vrojtuesit nuk kishin dylbi dhe e panë ajsbergun kur ishte përballë tyre. Kur ra alarmi u urdhërua që ta devijonin djathtas dhe vunë motorët rezervë në punë. Edhe pse kishin marzh për ta bërë nuk mjaftoi. Pak sekonda nga rënia e alarmit Titaniku u përplas me ajsbergun nga ana e djathtë. Goditja mezi u ndie dhe pasagjerët nuk e kuptuan, por në 00:05 varkat e shpëtimit po lëshoheshin dhe brenda 5 minutash po dëgjoheshin thirrje për ndihmë. 2 orë e 45 minuta pas përplasjes anija ishte mbytur plotësisht. Anija kishte gjysmën e varkave të shpëtimit, sepse shoqëria mendonte që anija nuk mund të mbytej. Ata që nuk hipën në varka e shpëtimit, kryesisht ekuipazhi dhe pasagjerët e klasit të tretë veshën jelekët e shpëtimit, por që nuk shërbyen për asgjë në ujërat e ftohta të Atlantikut verior.

Varkat e shpëtimit u shpëtuan në orën 03:30 të mëngjesit nga transatlantiku Carpathia. Carpathia ishte një transatlantik që vinte nga Nju Jorku dhe kur mori vesh lajmin e fatkeqësisë kapiteni Arthur Rostron urdhëroi devijimin e  rrugës për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve. Carpathia shpëtoi 704 pasagjerë. Nga të gjithë pasagjerët shpëtuan vetëm 32% e tyre, 1778. Milvina Dean (1912-2009) ishte e mbijetuara e fundit e mbytjes. Ishte pasagjerja më e re, vetëm 2 muajshe kur Titaniku u nis. I ati vdiq në këtë aksident dhe pas tij familja e saj dhe ajo u kthyen në Angli. / bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WILL MARTIN/ Pabarazia po thellohet dhe s’ka për t’u ndalur në periudhë afatshkurtër!
Previous article AFRIM KRASNIQI/ Rendja pas imazhit, përrallat e elitave, bastionet dhe sherri i milionerëve në Kuvend

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k