• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI: Përmbytjet, një dënim njerëzor, jo hyjnor
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI: Përmbytjet, një dënim njerëzor, jo hyjnor

December 2nd, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Ka një postulat në fushën e mjekësisë, i cili thotë se është më mirë të parandalosh sesa të kurosh. Është një asksiomë e gjithëpranuar nga të gjithë mjekët, të cilët e dinë mirë se kur e keqja hyn në trupin e njeriut, është shumë vështirë të dalë më pas.

Teksa shohim trupin e sëmurë të Shqipërisë, në këto orë përmbytjesh, s’mund të mos i japim të drejtë postulatit të mjekëve. Sepse autostrada Tiranë-Durrës e kthyer në liqen, apo ura e përmbytur e Mifolit apo fshatrat e zonat informale që kanë mbirë këto 27 vjet në grykëderdhjet e lumenjve – janë të gjitha simptoma të pashëruara dhe të pakuruara prej dy dekadash e gjysëm.

Politika shqiptare dha një sinjal të fortë pozitiv, teksa i la përgjysëm sherret e buxhetit në parlament, për të veshur çizmet dhe për të vajtur në zonat e përmbytura. Është një akt pjekurie që kontraston me sherret e pafundme në kësi rastesh, siç ndodhte p.sh në vitin 2010, kur Shqipëria përmbytej pesë herë brenda një viti dhe në Tiranë gëlonte sherri shterpë i gjelave të politikës, se kush e ka fajin dhe kush është burrë më i mirë se tjetri. Duhej të mbytej edhe një herë njerëzia e Mifolit, për shembull, që të shihnim edhe të “paimagjinueshmen”: Edi Ramën që t’i bëjë vizitë në Kamëz Xhelal Mziut! Ose që Gramoz Ruçi të udhëtonte me deputetët e PD e LSI në Fier, në zonat e përmbytura.

Deri këtu politika reflektoi me uljen e toneve, por reflektimi është gjithsesi gjysmak dhe krejt i pamjaftueshëm. Sepse në mes, mbetet e madhe dhe e palëvizshme kriza e përjetshme e betejës së humbur me motin. Rrugë të përmbytura, autostrada që kthehen në pellgje gjigande, fshatra të izoluara dhe lumenj që dalin nga shtrati. Dhe si për t’i vënë qershinë sipër kësaj torte, shfaqen edhe kërcënimet e shtetit për të bërë transparencën e projekteve të infrastrukturës, të ndërtimeve pa leje, të sistemeve kulluese që s’punojnë apo të hidrovorëve pa energji elektrike. Kryeministri dhe përfaqësues të prokurorisë u deklaruan për fillimin e hetimeve rreth ndërtimeve në autostradën Tiranë-Durrës. Deklarime që me gjasë do t’i marrë vete stuhia që po kalon mbi kokat tona, pa lënë ndonjë gjurmë prapa.

Kështu ka ndodhur përjetësisht. Për përmbytjet është menduar vetëm kur ato janë derdhur brutalisht mbi qytetet e fshatrat e këtij vendi. Autostradës i kemi vënë xhingla nga të gjitha anët, përfshirë drita, tabela e palma, por ja që në shiun më të parë ajo që është arteria kryesore rrugore e Shqipërisë, kthehet në një moçalishte të improvizuar që mbyt miliona euro biznese. Edhe ato vetë përgjegjëse, për mënyrën sesi janë ngulur anës rrugës kryesore. Nisin shirat dhe menjëherë sytë të drejtohen automatikisht në Mifol apo në krykëderdhjen e Bunës, ku përmbyten fshatra me njerëz e prona.

Kur do të zemë vend ne shqiptarët?! Kur do të investohet seriozisht në atakimin dhe zgjidhjen e të gjitha aspekteve problematike që lidhen me krizat natyrore? Të cilat, me ngrohjen globale pritet të jenë gjithnjë e më të shpeshta dhe me pasoja? Pse duhet menduar për përmbytjet, shkaktarët dhe dënimin e tyre, vetëm kur autostrada më e madhe në vend bëhet e lundrueshme me varka?! Kur do të akordohen më në fund fonde dhe energji në paisjen e shtetit me mjete serioze për përballimin e emergjencave, e jo me thërrime që nuk i hyjnë në punë askujt?

Këto pyetje kanë 27 vjet që mbeten pezull. Kanë moshën e demokracisë shqiptare. Të një demokracie që me kokëfortësi dhe në mënyrë të verbër refuzon të mësojë nga gabimet e saj. Dhe siç dihet, kush nuk mëson nga gabimet, është i dënuar t’i vuajë pasojat e tyre sërish e sërish!(Javanews.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARTIN KILLAS: Të rinjtë nga Ballkani nuk janë më kriminelë se të tjerët
Previous article MERO BAZE: Sinjalet konfuze për fatin e kryeprokurorit!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k