• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MARTIN KILLAS: Të rinjtë nga Ballkani nuk janë më kriminelë se të tjerët
Home
Blog

MARTIN KILLAS: Të rinjtë nga Ballkani nuk janë më kriminelë se të tjerët

December 3rd, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Të rinj të veshur me rrobe tri herë më të mëdha se trupi i tyre, me syze të rënda, telefona mobilë të shtrenjtë, këpucë si anije dhe të palidhura, të cilët tërë ditën e kalojnë nëpër stacione të trenit.

Ky është imazhi që kanë jo pak të rinj nga Ballkani (e sidomos nga viset shqiptare) te një pjesë e shoqërisë zvicerane.

Kjo kategori e të rinjve konsiderohet si prijëse në shkeljen e ligjit, duke përfshirë veçanërisht delikte të vogla siç janë vjedhje në dyqane, udhëtim me tren apo tramvaj pa biletë etj. Në mesin e racistëve zviceranë ekziston mendimi se kjo sjellje e të rinjve nga Ballkani është pasojë e gjenit të tyre të maçizimit.

Por, një hulumtim i profesorit të njohur zviceran Martin Killias, një kriminolog me prestigj ndërkombëtar, ka treguar se të rinjtë nga Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Kosova dhe Serbia nuk janë per se më agresivë apo më të dhunshëm se bashkëmoshatarët e tyre zviceranë.

Me këtë studim profesori Killias, i cili ligjëron në Universitetin e St. Gallenit, rrëzon tezën e popullarizuar se tinejxherët nga Ballkani sjellin në Zvicër një «kulturë të dhunës», shkruan «SontagsZeitung». «Të rinjtë nga ish-Jugosllavia nuk e kanë agresivitetin në gjak, siç thuhet shpesh», mendon Killias. «Është migrimi, pra shpërngulja nga një vend në tjetrin, që i ngarkon familjet dhe ndikon që fëmijët dhe të rinjtë të rrëshqasin në kriminalitet».

Fëmijët e familjeve të mërguara bien ndesh me ligjin pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre si dhe prejardhjen sociale dhe familjare. Kjo domethënë: fëmija i një zdrukthëtari nga Franca është po ashtu i rrezikuar si fëmija i një mjeku nhga Brazili.

Ndikim ka vetëm prejardhja e nënës dhe babait. Kështu fëmijët me një nënë të huaj dhe baba zviceran kanë shanse më të mira se ata me nënë zvicerane dhe një baba të huaj.

Arsyen përse të rinjtë shkelin ligjin profesori Killias e shpjegon kështu: «Të braktisësh atdheun me fëmijë dhe t’i rritësh ata në një vend të huaj është vështirë dhe shpesh ngarkesë».

Kjo, sipas tij, shihet edhe aty se prindërit e mërguar i rrahin më shpesh fëmijët e tyre. Ndërsa fëmijët që lindin pas mërgimit kryejnë më pak delikte se ata që kanë kaluar nëpër procesin e mërgimit. Rrjedhimisht, sipas profesorit Killias, Zvicra nuk ka problem me «jugosllavët», por me migracionin në përgjithësi. Për studimin e tij Killias ka anketuar 10 mijë të rinj mes 13 dhe 16 vjet në Zvicër dhe në Ballkan. (dp)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI: Basha zbret me këmbë në “ujë”, si lider opozite
Previous article SKËNDER MINXHOZI: Përmbytjet, një dënim njerëzor, jo hyjnor

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k