• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

March 5th, 2021
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi
Home
Politikë

SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi

January 20th, 2021 bora.autor Blog, Politikë 0 comments

Duhet të kthehesh në vitin e largët 1869, që të gjesh një precedent tjetër të një Presidenti amerikan që refuzon të asistojë në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit të tij. Presidenca e çmendur e Donald Trump e vendosi edhe këtë rekord, si për t’i dhënë një shkelm të fundit imazhit të plagosur të Amerikës.

Ardhja në krye të SHBA e një presidenti si Joe Biden, ishte jo vetëm fundi logjik i rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, por edhe etapa përmbyllëse e një mandati katërvjeçar të Trump në Shtëpinë e Bardhë, i cili traumatizoi jo vetëm imazhin amerikan në sytë e botës, por edhe ndau si kurrë më parë shoqërinë amerikane, nxiti racizmin dhe supermacinë e bardhë, hoqi taksat për të pasurit, u soll tragjikisht e në mënyrë të papërgjegjshme gjatë vitit të pandemisë, si dhe zyrtarizoi gënjeshtrat, teoritë e komplotit dhe “të vërtetat alternative” në zyrën më të fuqishme të planetit.

Ardhja në Shtëpinë e Bardhë e Joe Biden është momenti që i jep fund kësaj presidence që shumëkush e sheh si një aksident historik, por sfida me të keqen që mbolli Donald Trump nuk mbaron në 20 janar 2021. Me 74 milion vota, Donald Trump ka krijuar tashmë “kishën” e tij private. Nuk ka më një armë fatale në duar siç është rrjeti social, por ka ndjekës me bollëk, të cilët edhe sot nuk e besojnë se Biden i ka fituar ndeshëm zgjedhjet. “Do të kthehem në një formë a një tjetër”, deklaroi sot Trump nga aeroporti, prej ku u nis drejt Floridas.

Fjalimi që presidenti i ri mbajti në emër të bashkimit dhe të shërimit të ndarjes politike e sociale brenda SHBA, është një premisë se ajo që ndodhi dy javë më parë në Kapitol, ku u sulmuan qeveria dhe ligjvënësit amerikanë, do të jetë një ngjarje e hidhur e lënë pas shpine. Por sfida përballë Biden përmbledh një numër shumë impenjues e të vështirë temash. Nga politika e jashtme tek Covid 19 brenda SHBA, nga riparimi i lidhjeve me aleatët evropianë, tek ekonomia dhe vendet e punës, Joe Biden duhet të tregojë se është jo vetëm i ndryshëm nga Trump, por mbi të gjitha se bën gjënë e drejtë. Duke i rikthyer më së pari dinjitetin postit shumë të lartë që mban.

Është njoftuar se brenda ditës së parë në zyrë, Biden do të nënshkruajë 17 urdhëra ekzekutive, të cilat shbëjnë aspekte të ndryshme të vendimmarrjes së Donald Trump. Më i pari, vendimi për t’u rikthyer në Traktatin e Klimës së Parisit, nga i cili SHBA kishte dalë me vullnetin personal të Trump.

Amerika, e bashkë me të edhe bota, kanë shansin të fillojnë të bëhen “esëll”, pas një xhiroje marramendëse mbi kurrizin e një bualli të hazdisur. Një president i paparashikueshëm ka ikur dhe në vend të tij ka ardhur një njeri i urtë. I cili, mes shumë të tjerash, ka ndëshmuar se i njeh, i do dhe i mbështet shqiptarët. Nuk është pak për ne që jetojmë nën këtë pjesë të diellit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie
Previous article ASTRIT PATOZI/ Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

bora.autor

Related Posts

ENDRI KAJSIU/ Xhelali apo Luljeta? Blog
March 5th, 2021

ENDRI KAJSIU/ Xhelali apo Luljeta?

EDMOND ARIZAJ/ Pse jeni vërsulur si qentë e egër mbi Luljetën dhe Najadën?! Blog
March 5th, 2021

EDMOND ARIZAJ/ Pse jeni vërsulur si qentë e egër mbi Luljetën dhe Najadën?!

ASTRIT PATOZI/ Po vjen prapë nata e "thikave të gjata" Blog
March 4th, 2021

ASTRIT PATOZI/ Po vjen prapë nata e "thikave të gjata"

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
SKËNDER MINXHOZI/ Trampistët që u kthyen në albinistë

SKËNDER MINXHOZI/ Trampistët që u kthyen në albinistë

Blog Feb 18th, 2021
SKËNDER MINXHOZI/ Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)! Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)!

Mar 1st, 2021
ERION BRAÇE/ Nuk është çështje rripi por ligji! Blog

ERION BRAÇE/ Nuk është çështje rripi por ligji!

Mar 2nd, 2021
Kreshnik Kuçaj: Kablloja nëndetare që lidhi Vlorën me Otranton në 1864 dhe pse u prish në 1913 Blog

Kreshnik Kuçaj: Kablloja nëndetare që lidhi Vlorën me Otranton në 1864 dhe pse u prish në 1913

Nov 25th, 2017
KEZE KOZETA ZYLO/ Agim Krajka dritë që nuk do fiket kurrë Blog

KEZE KOZETA ZYLO/ Agim Krajka dritë që nuk do fiket kurrë

Mar 2nd, 2021
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k