• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Kur kërkon të dish me zor se ç’mendon Yuri Kim
Home
Politikë

SKËNDER MINXHOZI/ Kur kërkon të dish me zor se ç’mendon Yuri Kim

April 14th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

E provokuan dhe ajo foli. Jo një por dy herë, si për të na treguar sesa pak i kishte pëlqyer, që e rreshtuan “me dhunë” në llogoret elektorale të 25 prillit. Reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj keqinterpretimit të intervistës së saj në radio-televizionin publik, lidhur me nevojën e ndryshimit që duhet të vijë me votë, ishte një ndër ata bumerangë që një pjesë e medias dhe analistëve i kanë marrë shpesh në fytyrë këto vite, sa herë janë përpjekur të dekriptojnë se me cilën palë ndjehet më mirë administrata amerikane.

Afrimi i ditës së zgjedhjeve dhe afërsia në sondazhe, po e bëjnë jo vetëm të ethshme garën elektorale, por po i kthen projektorët në mënyrë instiktive drejt pozicionit të SHBA e BE në lidhje me rezultatin final. Një rezultat që do provokojë, siç bien të gjithë dakord, sherre e tension me shumicë.

Insistimi i medias opozitare për rreshtimin e supozuar të SHBA në krah të Bashës, zbulon një nerv të zbuluar të opozitës në raport me amerikanët. Dhe ky insistim i fundit për intervistën e Kim ka prodhuar një situatë cilësisht të re, me material të vjetër. Një nga ato gjendje ku gjithçka duket sikur kthehet përmbys, e nuk ka më vlerë, teksa ke kujtuar se ke bërë për vete shtetin që e ke pasur tradicionalisht kundër vitet e fundit.

Pas daljes së nervozuar dy herë rresht të ambasadores kundër keqpërdorimit të deklaratave të saj, shtyhesh të besosh se jo vetëm që Kim është revoltuar me aludimet elektorale që ju veshën fjalëve të saj, por edhe se ajo shfaq mes rreshtave irritimin e atij që nuk ka ndryshuar mendje, teksa sheh se të tjerët thonë se e ka bërë këtë. E këtu analiza mund të rifillojë nga e para.

Pa u shtyrë në të tjera aludime për sa më sipër (që mund ta nxirrnin sërish ambasadoren në të tjera reagime publike), le të themi se me mesazhet e 24 orëve të fundit kemi mjaftueshëm prova dhe material, për të besuar se SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me palët në Shqipëri. Secili t’i bëjë vetë llogaritë se ku e gjen veten. Material ka boll në internet në lidhje me këtë temë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Çfarë po ndodh me Ilir Metën?
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k