Sali Mehmeti/
Gjindja në mesjetë janë identifikue simbas avatarit fetar e jo atij etni. Me këtë premisë të dhjemë, me nji të rame të lapsit, (post)modernistat kqyrin me e riinterpretue botën paraindustriale, me nji fjalë krejt mesjetën. Përmes kësaj fryme keqdrejtuese krijohet lajthimi sikur nocionet e përbashkësisë etnike kanë qenë të panjohuna për mindset-in e kohës. Ç’budallak!
Qe nji kronikë e vitit 1604 si i sheh shqiptarët, botën e tyne e identifikimin e tyne: kronikani raguzan, Jak Pjetër Llukari (Giacomo di Pietro Luccari) e përkufizon Shqipnin’ proper si tokën prej Bunës deri në Himarë. Bile thotë se Shqipnia përthekon edhe krejt Epirin:
«Por me emnin e Shqipnisë përfshihet edhe Epiri, që fillon prej Vlorës e quejtun në vjetërsi si Aulon, deri te Gjini i Artës, ose Ambrakisë, ku jetonin kaonët e thesprotët, popullsi luftarake»
Poenta âsht kjo: ekumena shqipfolëse prej Bunës e deri n’Ambraki në momentin e dhanë ka përfshi konfesione të ndryshme: katolikë, ortodoksë bizantinë e pravosllav, muslimca, e tarikate bekashianësh. Nëse këto të fundit kanë qenë kategori identifikuese për gjindjen e kohës, atëherë nji vëzhgues i jashtëm nuk kish mujtë me ia nënrënditë ato nji identiteti inkluziv etno-gjeografik si Shqipnia. Simple as that!
Burimi: Giacomo Luccari, Copioso ristretto de gli annali di Rausa, 1605, f.86
Leave a Reply