• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Dritan Demiraj rikthehet “si ushtar i atdheut”
Home
Blog

Dritan Demiraj rikthehet “si ushtar i atdheut”

April 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

LAVDRIM LITA/

Në Romën e lashtë, kon sulli Cincinati, pasi kreu me dedikim detyrën për 16 ditë si komandant në luftë, shkoi në shtëpinë e tij, si një njeri i zakonshëm dhe gjithë librat e historisë e mbajnë mend si njeriu që pushteti nuk i prishi mendjen dhe as zemrën. Sa herë Atdheu ishte në rrezik, thërritej Cincinati  për t’i dhënë komandën e shtetit.E njëjta gjë mund të thuhet për kolonel Dritan Demirajn, që ditën e djeshme është kthyer në shërbim aktiv në Forcat e Armatosura, pas përvojës disamujore në krye të Ministrisë së Brendshme, i thirrur nga politika për të shërbyer në këtë detyrë. Në SHBA ushtarakët janë rrethi i ngushtë i presidentëve.

Të shumtë janë gjeneralët dhe oficerët e tjerë të lartë, të cilët kanë qenë pjesë e listave për presidentë e zv-presidentë të SHBA-së, ku ndër ta, edhe një emër i njohur për shqiptarët: gjeneral Wesley Clark, i cili ishte kandidat i nominuar i demokratëve, për vendin e zv.Presidentit, në vitin 2004.

Aftësitë e lidershipit ushtarak janë të mirëpritur në administratën amerikane, sepse janë një garanci për Sigurinë Kombëtare. Janë pafund rastet, kur gjenialiteti ushtarak zëvendësohet me një efikasitet të përkryer politik. Në raste të tilla, përfituesi është kombi. Ushtria konsiderohet në shumë vende si mekanizmi i emergjencës, që do të ruante shtetin dhe institucionet në momente krizash të rënda. Edhe kriza politike shqiptare thirri në shërbim Dritan Demiraj, që kolegët amerikanë e quajnë si babai i Batalionit të Operacioneve Speciale. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, për të njëjtat arsye, i dha medaljen “Nderi Kombit”, sepse ai është nga ata ushtarakë që çdo ushtri kundërshtare apo organizatë kriminale do ta kishte frikë.

Kolonel Dritan Demiraj është një lider që meriton 47 medaljet që ka fituar në 30 vite karrierë ushtarake. Mund të pyeten talebanët dhe terroristët e Al Kaedës, që i luftoi për tmerr për më shumë se 10 vite në shpellat e Afganistanit. Demiraj ka udhëhequr shtatë misione “Eagle” në vendet me konfliktet më të nxehta në Afganistan dhe Irak, duke marrë vlerësimet maksimale nga aleatët amerikanë atje. Për 12 javë në komandim-kontrollin e Ministrisë së Brendshme, Kolonel Demiraj arriti të sekuestronte 37 tonë kanabis, shkatërronte 40 mijë rrënjë kanabis të shkatërruara, 13 skafe të konfiskuara dhe mbi 75 vetë të arrestuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Masat e Demirajt për të goditur fenomenin e kanabisit ishin maksimale, madje, në disa raste, duke i drejtuar operacionet dhe arrestimet dhe personalisht në terren, siç ishte në rastin e Tepelenës kur në tre të mëngjesit bashkë me grupin e shoqërimit bënë 2 orë ngjitje në mal, derisa shkuan dhe konstatuan fushat me 8 mijë rrënjë kanabis dhe zbritën për 2 orë të tjera deri në Tepelenë, ku njoftuan Policinë që erdhi dhe u ngjitën sërish bashkë. Cili është ai ministër që bën 8 orë në këmbë në mal për një operacion antikanabis?

Arrestimi i një krimineli të armatosur në Lezhë që po blinte votat pa shqetësimin e Policisë lokale është një rast që do të mbetet në manualet e Policisë së Shtetit. Këtë ka bërë kolonel Dritan Demiraj që kostumi i politikanit i rri ngushtë, e bezdis në një farë mase, sepse ai ka një tjetër përgatitje mendore dhe fizike. Sot ai është një kolonel i Forcave të Armatosura, por që jep leksione antiterrorizmi dhe të Drejtë Ndërkombëtare në auditore universitetesh, që mëson të rinjtë me konceptin e sakrificës për të çarë përpara. Shteti shqiptar ka një aset në gjirin e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jeni hakuar ndonjëherë nga një rus?
Previous article Si kronikani italian tregonte Shqipërinë bashkë me Epirin

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k