• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 18th, 2025
  • HOME
SHPËTIM LUKU/ Përse shqiptari nuk është një turist i mirë?
Home
Sociale

SHPËTIM LUKU/ Përse shqiptari nuk është një turist i mirë?

June 21st, 2021 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Edhe pse kanë kaluar vite, fjalët i Ilirit vazhdojnë të më kumbojnë në veshë. Ai ishte shoqëruesi dhe përkthyesi ynë gjatë pushimeve në Turqi, i caktuar prej kompanisë shqiptare që na i organizoi ato. Ndërsa rrinim të shtrirë, të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit në dyshekët e vendosur në bashin e një anijeje pirate gjatë një “trip boat” në Kemer, mes nesh nisi një bashkëbisedim rreth turistit shqiptar. Gjithçka mori shkas nga një lloj admirimi e zilie që unë shfaqa karshi punës së tij. “Ke një punë të bukur, ajo çfarë për të tjerët është pushim, për ty është punë”- i thashë. Mirëpo si duket kisha gjykuar cekët, ose më saktë, e kisha vlerësuar punën e tjetrit vetëm me ato kritere që më pëlqenin mua. Sepse fill pas kësaj, Iliri filloi të më rreshtoi një sërë vështirësish që kishte puna e tij. Vështirësitë fillojnë me një ritëm të çmendur që në recepsion, kur i shoqëron të bëjnë chek-in-nisi të më tregonte ai. Pothuaj shumica, pasi ngjiten lart në dhomë, zbresin të alarmuar poshtë e të tmerruar, duke zbrazur lloj lloj pakënaqësish të stisura. Ti aty kupton një defekt thuajse të pakorigjueshën të shqiptarëve turistë: paaftësinë e tyre të madhe për të filluar të kënaqen që në minutat e para të asaj periudhe që quhet pushim, konform asaj që kanë paguar. Por përkundrazi, fillojnë dhe stresojnë veten nëpërmjet krahasimit të realitetit me imagjinatën e shfrenuar të tyren. Vështirësitë e punës tonë janë akoma më të mëdha kur kujton difektet e mëdha në komunikim. Aty shkëlqejmë me aftësinë tonë për të mos u kuptuar e pë r më tepër me u keqkuptu.
Fjalët e Ilirit, shoqëruesit tonë të dikurshën në Antalia, më vijnë ndërmend pothuajse çdo sezon turistik. Atëhere kur fillojnë ankesat, qarjet e sharjet karshi biznesmenëve e punonjësve të strukturave turistike. Kur fillon hedhja nëpër portale e faturave të stisura, diskutimet nëpër tv rreth cilësisë së pushimeve në Shqipëri. Por në këto raste më vjen ndëmend gjithashtu edhe ajo këshilla që Konica i drejtonte një mikut të tij në 1901. Veçse unë e përshtas atë nga këshillat drejtuar një miku botues, në këshilla drejtuar një biznesmeni turizëm ndërtues. Punë të vështirë ke marrë o mik përsipër sepse nëse e ndërton hotelin të bardhë, shqiptarët do thonë ose nuk e bëre blu. Po e bëre blu do thonë pse nuk e bëre të bardhë. Po e bëre ndërtesë të madhe do thonë çështë kjo bina, po e bëre të vogël do thonë c’është ky kotec.
Po e bëre me pishinë do thonë çduhet pishina se është deti afër, po nuk bëre pishinë do thonë ku ka kuptim hoteli pa pishinë. Strukturat turistike të Jugut i shqyrtojnë me çmimet e Durrësit, Golemit e Shëngjinit, kurse tek këto plazhe kërkojnë të gjejnë cilësinë e atyre të Jugut. Etj etj.
Turizmi shqiptar po ecën përpara. Sigurisht që ka akoma mangësi, që lidhen me argëtimin dhe kalimin e kohës në mënyrë të organizuar, por pikërisht këto difekte janë edhe një nga arsyet pse çmimet e pushimeve janë të lira. Ndaj, përpiquni e kënaquni me diellin, plazhin, ushqimin e mirë, shërbimin që sa vjen e përmirësohet, duke lënë menjanë atë vigjilencën e njeriut të mllefosur që është gati për të gjetur yçkla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ Aventurieri politik Lulzim Basha, që beson tek teoria “e treta e vërteta”
Previous article MERO BAZE/ Ilir Meta është duke pritur Sali Berishën

F.autor

Related Posts

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog
July 16th, 2025

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet? Blog
July 14th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog
July 10th, 2025

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

Blog Jul 9th, 2025
ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

Jul 8th, 2025
MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

Jul 10th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes

Jul 2nd, 2025
AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Jul 16th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k