• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SHPËTIM LUKU/ Konkurenca hileqare
Home
Blog

SHPËTIM LUKU/ Konkurenca hileqare

April 2nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Drejtuesit të një kompanie private të prodhimit të tullave iu desh të bëjë një investim prej disa dhjetra mijëra eurosh, me qëllim nxjerrjen e të njëjtit product, por me dizajn tjetër. Dhe këtë investim nuk e bëri sepse produkti me dizajnin e mërarshëm nuk ecte. Perkundrazi. Kompania ishte dhe është lider në sektorin e saj, me një diferencë shumë të madhe nga konkurentët e saj. Por arsyeja e investimit ishte modelimi i një produkti, anën vizuale të të cilit ata tashmë e mbrojnë me të drejtën e pronësisë tek Zyra përkatëse. Ajo që e bëri të nevojshëm këtë investim ishte konkurenca hileqare e kompanive të tjera, të cilët e imitonin produktin e mëparshëm të kësaj kompanie dhe e shisnin atë duke i krijuar iluzionin blerësve se po merrnin produktin e famshëm të kompanisë lider.

Raste të tilla ka sa të duash ne realitetin shqiptar. Nje restorant është bërë i njohur në Tiranë llojit të asortimenve që ofron dhe cmimeve. Por tashmë edhe në një qendër biznesi është hapur një restorant i tillë, që për nga slloganet që përdor, asortimentet të krijon menjëherë iluzionin se është pjesë e rrjetit të restorantit për të cilin folëm. Mirëpo një nga punonjësit e restorantit të njohur tha se nuk kishin asnjë lidhje me restorantin në qendrën e biznesit dhe se ai po iu prishte shumë punë. Sa për larmi shembujsh po sjellim edhe një tjetër në sektorin e makinave me qera, ku një kompani e re ka kopjuar në mënyrë precise germat, ngjyrat dhe emrin e përfaërt të një kompanie ndërkombëtare dhëniesh makinash me qera që operon në Shqipëri. Të gjithë këta shembuj, por që janë vetëm një pjesë e vogël, tregojnë atë që fare mirë mund të konsiderohet si konkurencë hileqare. E shpërndarë në cdo fushë e në cdo sektor. Mjaft biznese nuk lindin si ide të mirëfillta biznesi, si identifikim i ndonjë nevoje shërbimi apo ofrimi produkti, por thjesht si deshirë dhe tentative për të pjesëtua e ndarë suksesin me të suksesshmit e sektorit ky ata hyjnë. Sigurisht, një mënyrë e tillë të vepruari nuk është e kundraligjshme nga pikëpamja juridike.

Por nga ana etike sigurisht që ka dicka që nuk shkon. Sepse ai që ka prodhuar sukses nuk e ka bërë këtë sa hap e mbyll sytë, por e ka arritur nëpërmjet një pune këmbëngulëse, afatgjatë nëpërmjet racionalitetit, emrit të mirë që ka krijuar në treg nëpërmjet cilësisë së shërbimit apo produktit dhe cmimit. Ndaj, të përpiqesh ti “vjedhësh” të sukseshmëve frytin shumëvjecar të punës së tyre është më së paku një përpjekje hileqare. Por përpjekje të tilla në një ekonomi që bazohet në sipërmarrjen e lirë ka patur e do ketë gjithmonë. Pyetja është se cfarë mund të bëjnë të dëmtuarit për ti dekurajuar iluzionistët e tregut. Nuk është se mbetet shumë për të bërë sepse zgjidhjet mbeten vetëm dy. E para është mënyra që ka ndjekur fabrika e tullave, të cilës iu referuam në fillim të shkrimit. Pra prodhimi i një produkti dhe mbrojtja e tij në institucionet përkatëse të shtetit me qëllim ruajtjen e identitetit në treg. Dhe së dyti është edhe përpjekjet sqaruese, sensibilizuese të sipërmarrjeve të dëmtuara për konsumatorin nëpërmjet spoteve të kësaj natyre. Po qe se produkti mbrohet, atëhere beteja juridike në dyert e gjykatës është e fituar. Kurse përsa kohë nuk veprohet kështu, konkurenca e bazuar në hile do të vazhdojë të njohë lulëzim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERVIS ILJAZAJ/ Pasi vendosi taksa të majta, Edi Rama nuk mund të vendosë edhe taksa të djathta
Previous article BERJANA MOLLA/ Unë, fëmija me autizëm

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k