• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
SHPËTIM LUKU/ Bugacja nuk është alternativë
Home
Blog

SHPËTIM LUKU/ Bugacja nuk është alternativë

June 9th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Nje force politike qe, nga te qenit ne pushtet kalon ne opozite, ka dy rruge se si ajo mund te zhvilloje luften politike per te riardhur ne pushtet. E para, eshte te filloje e te veproje ne nje menyre te tille per te bindur elektoratin se ajo eshte forca me e mire ne tregun politik. Eshte nje rruge klasike, nje rruge qe mund te jete e gjate, por e ka propabilitetin e suksesit me te madh se sa rruga e dyte, te ciles do i referohemi me poshte. Por eshte nderkohe nje rruge qe presupozon nje raport te mire me te verteten. Nje rruge qe kerkon te jesh i sinqerte me elektoratin ne pergjithesi e ate tendin, ne vecanti.
Nje rruge qe nis analizen per percaktimin e shkaqeve te humbjes, me identifikimin e shkaktareve te saj, seleksionimin e “kuajve te lodhur” dhe zevendesimin e tyre me persona me integritet, besueshmeri, kredo morale, te cilet nuk emerohen, por dalin e behen “fytyra e re” nepermjet procesit konkurues. Pastaj fillon oponenca karshi qeverisjes, jo si nje loje fjalesh, jo si nje mani replikash, jo si grumbull shpifjesh apo keqkuptimesh, por si oponence profesionale plot kompetence, e shoqeruar kjo me programe te strukturuara qarte.

Nje opozite e tille e bazon fitoren tek epersia programore dhe tek riperteritja morale qe i sigurojne njerezit me integritet, qe ate e perfaqesojne ne kushte te reja. Nje opozite qe e fillon procesin nepermjet reformimit te saj, si hapi i pare i pashmangshem, fillon dhe e gerryen qeverisjen qe ne ditet e para kur e ka mbaruar kete proces reformimi. Nje opozite qe ka kaluar neper keto faza, sigurisht qe ka shtruar rrugen e riardhjes ne pushtet. Dhe ne nje kuptim e kendveshtrim, kjo eshte edhe rruga e vetme se si mund te pretendohet pushteti.
Mirepo realiteti ne Shqiperi i ka mesuar partite politike qe ne pushtet mund te vihet edhe nepermjet nje rruge te dyte, por qe eshte shume specifike eshte thuajse alla shqiptarce, por me shume pak shanse suksesi ne kushtet aktuale.

Kjo rruge eshte e kunderta e te pares. Pra pa asnje analize shkaqesh humbjeje, pa asnje identifikim fajtoresh, pa asnje proces reformues, por vetem shpenzim energjish per ta “pikturuar” qeverisjen e kundershtareve si me te keqen e mundshme, me te korruptuaren ne planet, me te papergjegjshmen apo me te inkriminuaren. Pretendimi per te ardhe ne pushtet nepermjet kesaj menyre bazohet pra jo tek afirmimi si alternative me e mire, por tek stimulimi i perceptimit ne elektorat si e keqe me e vogel se kundershtari. Duket si nje rruge shume utopike, jo realiste sepse shkon ne kundersens me instiktin dhe gjykimin e elektoratit. Nese ai, pra elektorati, te ka ndeshkuar ne menyre shembullore dhe ti si force politike nuk ke eleminuar shkaqet qe e detyruan ate te te japin nje ndeshkim te tille, shpresa per te ardhur ne pushtet ne rrethana te tilla rezulton se bazohet tek autokritika e elektoratit pse te ndeshkoi! Duket sikur pritet nje lodhje e elektoratit me ata qe qeverisin, ne menyre qe pushteti te dorezohet si “magazine e bjerrur”!!!

Dakord, ne demokraci pushteti alternohet ne menyre te pashmangshme, por ajo per te cilen nuk ka asnje garanci eshte koha e alternimit. Nese ne Shqiperi gjate ketyre viteve, pushteti eshte nderruar cdo 8 vjet, kjo nuk do te thote aspak qe, ne emer te kesaj “tradite”, ai do te vazhdoje te nderrohet ne te njejten frekuence kohore. Sepse edhe kundershtari ka rezultatet e tij, pavaresisht se si mendon ti si opozite. Edhe kundershtari ne pushtet e qeverisje ben levizjet e tij per te reduktuar sa te jete e mundur dozen e gerryerjes qe te jep pushteti. Te shpresosh e te besosh se nepermjet “bombardimit” me akuza te kundershtarit ne pushtet do te arrish ta vizatosh ate si te keqen me te madhe do te thote te rrish me shprese se kjo manover do te rezultoje e suksesshme.

Kjo edhe mund te ndodhe, por me shume shanse ka te mos ndodhe. Mund te ndodhe po qe se publikut nuk vazhdohet ti serviren ngjarje, veprime e deklarata te shemtuara ku dominon kercenimi, dhuna, te cilat eshte e sigurte qe nuk percillen me simpati nga elektorati, per vec atij militant. Por thuajse ska fare shanse te ndodhe nese veprohet sikurse eshte vepruar deri tani. Sa me shpejt te kuptohet kjo, aq me mire eshte per te gjithe. Bugacja nuk eshte alternative.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përse Basha duhet të ulet në tryezë me opozitën parlamentare?
Previous article MERO BAZE/ Eshtë një marrëveshje kundër sfidantëve të rinj në politikë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k