Partia Demokratike duhet të ndryshoj qasjen zyrtarisht ndaj opozitës parlamentare, duke kërkuar të ulet në bisedime me ta për të zgjidhur krizën e votave në parlament. Opozita parlamentare është produkt politik I Partisë Demokratike dhe janë aty si zgjedhje e Lulzim Bashës dhe si pasojë e akteve politike të Lulzim Bashës. Të mirë apo të këqinj, të aftë apo budallenj, ata janë njerëz që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike ua ka ofruar shqiptarëve për ti votuar në listën e vitit 2017.
Pas një fushatë poshtërimi ndaj tyre, tashmë Partia Demokratike dhe personalisht Lulzim Basha nuk mund të sillen sikur ata kanë zbritur nga qielli në parlament dhe ata nuk di gjë pse janë aty.
Nëse u duhet vota e tyre në parlament ka vetëm një rrugë. Lulzim Basha ti thërras ata në selinë e Partisë Demokratike dhe të nis procesin e bisedimeve me ta.
Marrëveshja e arritur mes PD LSI e PS për reformën zgjedhore është një marrëveshje që i përjashton partitë e reja që mund të formohen nga opozita parlamentare. Biles duket se është bërë kujdes që ata të persekutohen në çdo rresht të marrëveshjes.
Pas kësaj është e tepërt që ata ti urdhrosh të votojnë. Ata ndjehen jo vetëm të humbur, por të përjashtuar nga ajo marrëveshje.
Tani përgjegjësia për ti bërë ata votues të marrëveshjes është e Partisë Demokratike.
Lulzim Basha duhet tu kërkoj ndjesë shqiptarëve dhe demokratëve nëse mendon se ata janë një listë e pavlerë, por ai duhet ti trajtojë ata si standarte të veta dhe duhet të ulet të bisedoj me ta.
Ata duhet deomos të marrin një fitore që të voton marrëveshjen.
Mund dhe ti përçaj apo ti blej, mund dhe ti detyroj me metoda të nëntokës politike për të votuar, por kjo do të thotë të nisesh drejt zgjedhjeve të lira duke vjedhur dhe blerë vota në parlament, çka është një shëmti e madhe.
Rruga e vetme është që ata të ulen aty ku e kanë vendin, në selinë e PD dhe të bisedojnë se si mund ta zgjidhin krizën e tyre me PD.
Kjo vlen dhe për ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri që duartrokitën hyrjen e tyre në Kuvend dhe tani I trajtojnë si ushtarë që duhet ti binden vullnetit të Lulzim Bashës.
E di që është pak e sikletëshme të lëpish atë që ke pështyrë, por kjo nuk është hera e parë për Lulzim Bashën.
Për më tepër nuk është një rast dosido. Është një rast nga I cili varet fati I marrëveshjes së tij. Ai ose do blej vota, ose do shatnazhoj vota, ose do pranojë të ulet me ta. Për demokracinë kosto më e ulët është të ulet me ta. Blerja e votave të tyre apo shantazhimi I tyre janë vazhdimi I banditërisë politike që sundon në Shqipëri. Ndërsa ndjesa e Bashës për ta nuk është ndonjë kosto e madhe për Bashën se ai dhe nuk para skuqet në raste të tilla.



Leave a Reply