• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SHËNIM/ Revolta e një prindi ndaj vemjeve politike që ia sollën shpirtin në majë të hundës
Home
Politikë

SHËNIM/ Revolta e një prindi ndaj vemjeve politike që ia sollën shpirtin në majë të hundës

February 8th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

“Ju lutem me shpirt, mos më plagosni për së dyti”.

Më këto fjalë iu drejtua në daljen e parë publike, babai i vajzës së mitur nga Kavaja, medias dhe politikanëve që për ditë me radhë e përdorën historinë e vajzës së tij për konsumin banal të politikës së ditës.

Shfaqja me zë dhë me figurë është një akt kurajoz, i dy prindërve të revoltuar, me shpirtin sjellë në majë të hundës (siç i thonë një shprehje), nga një lukuni qensh që për ditë të tëra janë ushqyer me tragjedinë e familjes së tij.

Që nga Sali Berisha, deri te gratë shpirtngushta të PD dhe LSI-së që menduan se trauma e një vajze të mitur, të dhunuar, mund të jetë një çështje, me përdorimin publik të së cilës mund të kompensojnë shterpësinë e tyre politike.

Babai sot bëri një thirrje për ta lënë të qetë, një thirrje e detyruar nga një valë e paimagjinueshme presioni publik, të ngritur nga njerëz që provuan se sa të pashpirt mund të jenë, kur vjen puna për pak më shumë vëmendje dhe përfitim politik.

Thirrja e babait është një lutje, por në vetvete edhe një revoltë, e një prindi që disa të marrë nga politika dhe media, nuk e lejuan ta përballonte hallin e vet, pa peshën e rëndë te skenareve politiko-mediatike.

Për të gjithë nihilistët, të mësuar për të marë në gojë dhe denigruar deri në pikën e fundit njerëz të pafajshëm, kjo dalje publike mund të ketë qënë e papritur, në një vend ku janë mësuar të dhunojnë pafundësisht, të godasin dhe vrasin me fjalë. Të njëjtët të pashpirtë të politikës, e detyruan këtë zotëri që të dalë publikisht dhe të kërkojë ta lënë të qetë.

Një thirrje kaq e përulur, e qytetëruar, e njerëzishme, e një prindi të zënë ngushtë nga kamikazë politikë që deshën ta hidhnin familjen e tij në erë, duhet t’i bëjë këta të fundit të kuptojnë se sa të vegjël janë! Në mendje, në shpirt dhe në gjithë sa përfaqësojnë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENKEL DEMI/ Ata ishin tre…
Previous article MERO BAZE/ Asgjesimi i mesazheve të forta të PD nga LSI

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k