• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
RUDINA HAJDARI/ Presidenti po poshteron dhe keqperdor zedhenesin e tij
Home
Breaking News

RUDINA HAJDARI/ Presidenti po poshteron dhe keqperdor zedhenesin e tij

October 5th, 2019 F.autor Blog, Breaking News, Politikë 0 comments

Nga Rudina Hajdari

Presidenti i Republikës duhet të ketë më shumë respekt për punonjësit e vet dhe të mos i trajtojë si njerëz të detyruar për të shfryrë makthet e tij dhe për tu përdorur si alibi që Presidenti është normal, por njerëzit rrotull tij sillen si të mangët nga trutë.

Mënyra se si Presidenti Ilir Meta, poshtëron rregullisht zëdhënësin e tij, duke e detyruar të bëjë postime që rëndojnë integritetin e një njeriu normal, na bën të besojmë se Presidenti po keqpërdor vartësit dhe po i paraqet ata në publik si njerëz anormalë.

Postimi i sotëm i zëdhënësit të Presidentit kundër një deputeti të parlamentit, është vetëm një nga këto raste, që tregon se si Presidenti keqpërdor vartësit për interesa egoiste të tij.

Nga ana tjetër Presidenti duhet të ketë më shumë respekt për buxhetin e shtetit shqiptar, pasi qytetarët nuk paguajnë taksa që Presidenti të poshtërojë stafin, për të treguar se ata mund ti vënë emrin çdo budallallëku që i shkon në mend Presidentit. Kjo praktikë duhet të marrë fund, aq më tepër që pas disa muajsh dikujt nga stafi do ti duhet të kthehet sërish në punë si gazetar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Mysybetët destruktivë të politikës
Previous article MERO BAZE/ Një fushatë frikacakësh

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k