• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Rriten më ngadalë? Më pak të aftë? 5 tipare të brezit të smartphone-ve
Home
Teknologji

Rriten më ngadalë? Më pak të aftë? 5 tipare të brezit të smartphone-ve

March 13th, 2018 Redaktor2 Blog, Teknologji 0 comments

  1. Brezi i smartphone rritet më ngadalë

Ata të brezit të smarpthoneve kalojnë më shumë kohë në shtëpi. Ndryshe nga paraardhësit, dalin pak dhe janë më pak të interesuar për pavarësi. Nuk e kanë me nxitim për eksperiencat e para. Dhe nuk nxitojnë as të fillojnë punë, të marrin patentën… Praktikisht rriten në mjedisin e sigurtë të shtëpisë. Janë pothuaj gjithmonë të rrethuar nga të rritur, prandaj janë më të kujdesshëm dhe më pak të ekspozuar ndaj situatave të rrezikshme. Kjo ka anën e vet pozitive, por sjell edhe më pak pavarësi. Ata kanë vështirësi të marrin vendime dhe të pranojnë ndryshimet.

2. Teknologjia zë vend themelore në jetën e tyre

Mesatarisht, anëtarët e brezit të smartphone-ve kalojnë gjashtë orë në ditë të lidhur në internet. Shumicën e rasteve dërgojnë mesazhe dhe luajnë. Prandaj kalojnë shumë më pak kohë në takime me miqtë. Teknologjia luan një rol qendror në jetën e tyre. Një nga ndëshkimet që kanë më shumë frikë, është që t’u marrësh telefonin dhe t’i ndalosh të përdorin kompjuterin. Koha e tyre fiton domethënie falë lidhjes në internet.

3. Më pak aftësi sociale dhe konjitive

Fakti që kalojnë më pak kohë me bashkëmoshatarët sjell edhe pasoja të ndryshme. Së pari, brezi smartphone i zhvillon aftësitë e veta sociale në mënyrë më të kufizuar. Një gjë është të dërgosh mesazhe, dhe tjetër gjë është komunikimi që ndodh personalisht. Të rinjtë kanë një lloj frike nga ky i fundit. Po kështu duket se kanë më pak aftësi në lexim dhe shkrim. Ndoshta kjo ka të bëjë me pasurinë e pakët semantike që përdorin në mesazhe, sid he përdorimin e shpeshtë të frazave të paplota.

4. Më shumë ankth

I njëjti kërkim hedh dritë mbi një aspekt shqetësues. Duket se keta te rinj arrijne nivele me te larte ankthi dhe depresioni. Po keshtu tregon se rastet e vetevrasjes mes te rinjve ne kete moshe jane trefishuar ne 10 vitet e fundit. Kjo mund te shpjegohet me kontaktet sociale me te varfera dhe nje perfshirje me te paket ne aktivitetet e tyre fizike.

Ne realitet, nje efekt i tille mbi ankthin dhe depresionin nuk është pasojë direkte e ndërlidhjes së zgjatur. Eshtë më shumë pasojë i asaj që bëjnë për të mundur të qëndrojnë të lidhur. Nëse dy aspektet do të ishin të ekuilibruar, sigurisht që të rinjtë do të kishin më shumë qëndrueshmëri.

5. I japin vlerë sigurisë dhe janë të vetëdijshëm

Ndryshe nga “Millenials”, anëtarët e brezit smartphone janë më realistë. Nuk kanë pritshmëri të mëdha dhe vlerësojnë mbi të gjitha sigurinë. Janë më të prirur të punojnë fort. Nuk ndjehen të tërhequr nga veprimtaritë që sjellin shumë risqe.

Janë edhe më të vetëdijshëm për situatën e tyre. E dinë mirë se koha e gjatë që i rezervojnë telefonit nuk sjell shumë dobi, por sipas asaj që thonë, nuk dinë si të jetojnë ndryshe.

Brezi smartphone është produkt i ndryshimeve kulturore të shkaktuara prej teknologjive të reja. Ndoshta ka nevojë më shumë që të udhëhiqet prej prindërve drejt mënyrave të tjera të të jetuarit. E thonë vetë: nuk dinë mënyrë tjetër, një alternativë jete dhe si pasojë as nuk e marrin në konsideratë.

Ndoshta këta të rinj, në dukje shkaktojnë më pak probleme se brezat paraardhës, por duket se kemi humbur një pjesë të energjisë së tyre, të dëshirës për të eksperimentuar dhe ndryshuar botën. Janë të trishtuar dhe nuk gjejnë rrigëdalje tjetër, përveç se të përshtaten në mënyrë pasive me realitetin që po u japim. / bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLENDI LAMI/ Telenovelat turke si mjet influence
Previous article Kur qëllimi justifikon mjetet/ Të kesh në kontroll absolut gjithçka

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k