• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 23rd, 2026
  • HOME
ROBERT TAFAJ/ Një dorëheqje domethënëse si ajo e Ervin Demos…
Home
Blog

ROBERT TAFAJ/ Një dorëheqje domethënëse si ajo e Ervin Demos…

October 19th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Shumekush nuk e kishte pritur doreheqjen e Zevendesministrit Ervin Demo, pas akuzave politike lidhur me karrieren e tij akademike, e aq me pak argumentimin qe zyrtari i larte i ben doreheqjes se tij.

Demo mund te kishte bere ate qe zakonisht zgjedhin te bejne njerezit e politikes ne kete vend kur gjenden perballe zjarrit, ta kalonte ne heshtje, ose t’i pergjigjej plumbit me plumb, baltes me balte.

Por perkunder zakoneve te liga te politikes shqiptare, Demo vendosi te lere menjane interesin personal, per nje interes më te madh, integritetin e institucionit te Ministrise se Arsimit.

Nese Demo do t’i pergjigjej kesaj beteje politike nga karrigia e Zevendesministrit, ky do te ishte nje turp, per te dhe qeverine ku ben pjese. Do te ishte si te mbronte interesin e tij personal nga nje pozicion ku duhet te mbroje interesat publike.

E per me teper, cfaredo argumenti te jepte Demo, duke qendruar ne detyre, vetem sa do te perdorej per nje tjeter ping-pong deklaratash, qe vetem sa do ta shtonin mjegullen politike mbi te verteten.

Demo zgjodhi te dale nga kjo kenete e qelbur e politikes, pa u marre me askend, per te treguar qe morali peshon me shume se karrigia.

Ne kete kontekst, doreheqja e Demos nuk duhet lexuar si terheqja e nje fajtori, por si nje veprim kurajoz i nje njeriu qe zgjedh integritetin para karrieres.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIRJAN BLLOSHMI/ Lulzim do të vijë dita!
Previous article BEN ANDONI/ PD-së, i duhen ngutazi “plangprishësit” dhe jo Berisha

F.autor

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k