• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ILIRJAN BLLOSHMI/ Lulzim do të vijë dita!
Home
Blog

ILIRJAN BLLOSHMI/ Lulzim do të vijë dita!

October 19th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Lulzim Bashës, sa herë që nuk i dalin “hesapet” e shtëpisë, aq herë mëton t’i referohet “kështjellës së rrënuar të politikës”.

Sa herë që do të mëtojë të ndërtojë një “thashethem”, aq herë për kryefjalë dhe kallëzues të monologut të tij do ta ketë katrahurën e politkes, së rebeluar dhe të trazuar.

Prania e tij mbrëmë në emisionin Opinion, nxori një sër gjërash që janë thënë e stërthënë për të.

Basha është i artikuluar, është orator, por Basha nuk është i besushëm e ky është problemi i tij.

Basha e ka komplesk besushmërinë, sepse e di që nuk e besojnë.

Mbrëmë binomi i fjalëve që ai përdori ishin “Taulanti i Librazhdit(një zot e di pse ja shton atë Librazhdin mbrapa), Tahiri, korrupsion, partnerët ndërkombëtarë, dosje, etj etj.

Nuk e kisha dëgjuar asnjë herë me vëmëndje Bashën, sepse e di do të përsërisë të njëjtat gjëra.

Mbrëmë u ula për ta dëgjuar – dhe e dëgjova, nuk është se tha ndonjë gjë të madhe.

Na përsëriti histoirnë e Xhisielës, foli për Alizotin, Babalen dhe kaq.

Por, por, asnjë fjalë për programin politik të PD-së.

Nuk dëgjova fjala vjen qoftë dhe dy fjali për mikro dhe makro ekonominë.

Si do dalin shqiptarët nga kjo gjëndje?

Basha gjatë gjithë kohës mbrëmë u mor me folk-patriotizëm, pseudo-kulturizma, pseudo-histori, të denja për një hapësirë biblike.

Nëse i shton dhe gjestet me duar që bën Rama, ta lësh televiziorin pa figurë dhe pa zë, nuk kanë ndonjë ndryshim.

Basha ashtu si Rama, kërcen si gjeli majë plehut po i fole për deputetët e tij.

Rama mbron “kriminelët” që ka në grupin parlamentar.

Kurse Basha mbron “idiotët” që ka në grupin e tij parlamentar.

Sot kemi një politikë të sëmurë të cilës nuk i gjendet dot derman, një politikë që nuk pranon të “kurohet” as nga mjeku, as nga prifti, as nga “hajmalia” e hoxhës, por as nga ana e Brukselit, ose edhe nga ana Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

E këtë politikë e kemi peshqesh nga Basha dhe Rama.

Basha do vijë një ditë në pushtet, kjo nuk do as mënd e as kalem, por Basha kurrë nuk do kujtohet si një lider që drejtoi një opozitë.

Kësaj qeverie po i dalin skandalet si me qënë ftesa dasme.

Por aman kur shikon se përballë ka: Aleancën Kryemadhi-Basha-Mediu-Kokëdhima-Dule, ose ndryshe aleancën e 11 WC-ve-Ruga e Kombit-Gërdeci-legalizimi i hashashit-spiuni i grekut.

Nuk i bëhet vonë sepse e di sesa të përlyer janë ata që do dalin ta denoncojnë.

Lulzim qetësohu se do hipësh dhe ti një ditë në pushtet. Në titrat e televizioneve do shkruhet “Kryeministri Lulzim Basha”.

Do drejtosh dhe delegacione jasht.

Prandaj qetësohu, se fundja po punon për këtë ditë, bashke me ndihmën që po të jep Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBANA XHARRA DHE ALON BEN MEIR/ Makineria Islamike e Erdoganit në Kosovë
Previous article ROBERT TAFAJ/ Një dorëheqje domethënëse si ajo e Ervin Demos…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k