• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Regjisori i talentuar i SHQUP-it dhe artistët demokratë… të teatrit partizan!
Home
Blog

Regjisori i talentuar i SHQUP-it dhe artistët demokratë… të teatrit partizan!

June 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga Anri Bala

Në këtë “barakën” tonë, në thembër të Europës, asgjë e veçantë nuk ndodh… madje me letargjinë që na karakterizon, rrezikojmë të “vdesim”… vetëm se s’bëjmë asgjë!

Ti do të qeshësh ndoshta, nëse do të thoja, se po të ndodhte ndonjë ngjarje me regji të dramaturgut të SHQUP-it, e luajtur nga një aktorë babalebanal dhe kryeredaktori sensacional… të hedhur në turmë si një babaleskandal, nga një babalekanal dhe babale-anal(ist), ka shumë mundësi që vëmendja të zhvendoset menjëherë aty dhe aktorët, që ndodhen të ngujuar nën “kapanonin e tallashit” të quajtur teatër, do të përbënin lajm, vetëm nëse mola, që u ka ngrënë prej vite kostumet, por edhe nga pak “shpirtin”, do të grryente themelet dhe do t’i zinte të gjithë brenda… gjatë interpretimit të rolit të ri.

Por, edhe nëse do t’i zinte brenda… asgjë për tu shqetësuar miku im, nevojiten vetëm tre ditë dhe gjithçka do ishte harruar! Pas lehtësimit, gjithçka do t’i rikthehej normalitetit dhe ne do ktheheshim sërish të ditojmë në rrëzë të Lanës, duarkryq, këmbëshkëlyer e barkun bosh… duke mallkuar nëpër dhëmbë njëri tjetrin, por pa harruar thurjen e ditirambeve për “perënditë” tona të dijes dhe shëndetit, atë të jetës dhe bollëkut… e tallja do të niste sërish, sapo regjisori dhe miqtë e tij, të kishin në dorë skenarin e radhës!

Një lutje kisha për artistët demokratë të teatrit partizanë: Pasi t’i jepni zgjidhje “hallit” tuaj, aman ju përgjërohem, mos dilni prej aty, pa kërkuar largimin e regjisorit dhe aktorëve të patalentuar të babalepartisë, që po ju “grabisin” profesionin tuaj dinjitoz… e të paktën, kështu si vajti kjo punë, na e plotësoni dhe neve një dëshirë… se na e keni borxh!

Në të kundërt, nëse nuk do të kërkoni largimin e regjisorit të SHQUP-it, padashur, do ta shpallni atë, artistin e vitit… një herë që i’u futi në valle dhe një herë që i’u ngeci në dorë “flamurin babale”! Ndaj, s’do më mbetet gjë tjetër, vetëm të protestoj me gjithë fuqinë që kam, përpara dyerve të bashkisë, se përse Veliaj nuk e ftoi edhe atë, në tryezë me ju artistët?! Ndoshta, duke u përballur personalisht me të, do ishte zbutur ndopak “zemërimi” juaj dhe i kryeneçit të babalepartisë dhe do rrinit të qetë, edhe ju të kapanonit edhe ato të aksionit… opozitaro-shkatërrimtar.

Ah, kam dhe një ide, ndoshta këtë vit mund të shpallni çmimin “Babale”, pastaj për merita të veçanta, t’i akordoni titullin e nderit, “Heroi i Punës Demokratike” dhe e shndërroni në mit, ndërsa ju do u ngelet… një m*t!

Por, asgjë s’do të kishte ndodhur nga këto, nëse “kritikët” e Babales dhe babalepartisë, babalegazetarit dhe babalekryeredaktorit, do të zbulonin të vërtetën e shfaqjes së dështuar të çetës babale, e cila vazhdon, për habinë e të gjithëve… e pazbardhur edhe sot. Kryetari i babalepartisë, e hodhi “një gur” tek teatri, e ju u turrët si të marrë që ta kapni, për të ngelur përjetë brenda… ndërsa pak më poshë lëshoi disa “guralecë”, që të bëjnë zhurmë dyerve të policisë… edhe pse njëra nga të dy palët, duhet të ishte ulur në bangën e të akuzuarve… të drejtësisë. Por nuk qe e shkruajtur dhe për këtë, nuk kemi marrë asnjë përgjigje, as për regjisorët, aq më pak për aktorët e përfshirë, apo qoftë edhe për personazhet e vërtetë të ngjarjes.

Zëri i Babales, është aq i famshëm, sa djemtë babalistë, që çirren, “poshtë” Fatmiri dhe Sajmiri, tani po pinë vezë për të kënduar, rroftë sebepi që na gjeti… rrugëve. Për këtë, meritën e ka i madhi Babale Hiçi, sepse u bë i madh duke u shtirur dhe u kthye në një kauz për të mjerët. Jo kauzë, por aset i rrallë Babalja… për të gjithë veselinjtë e kësaj dynjaje, se kur jeta nuk të ofron asgjë duke pirë, vjedhur e trafikuar, mund të bëhesh dikushi, nëse i ke këto “virtyte”, sapo të gjesh vendin ku blihen shtrenjtë… tek babalepartia.

Aq i famshëm është Babalja dhe aq aktor i madh, sa përdorimin e zërit, e ka çuar në majat më të larta të artit! Kanë dy muaj, që specialistët më të mëdhenj të artit të vokalit, nuk mund t’i ndajnë dot tre zërat e përdorur, sepse i ka interpretuar i madhi Babale. Doni të bëheni azilant politik, interpretoni si Babalja?! Doni të bëheni azilant ekonomik, interpretoni si Teatralja?! Doni të bëni asgjë, çirruni e bërtisni, kërcënoni e villni vrer, por në fillim çorbën e prishur të partisë, që i’u la prej vitesh me kokën jashtë dhe bythën në ujë?! Kur ta bëni, na thoni, se tre ditë zgjat çudia dhe me llogje nuk shuhet uria, e fshehur për gjëra që nuk i kapërdini dot, e kur ta kuptoni, se nuk janë mall pa zot… do pendoheni!/Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Norbert Mappes-Niediek/ “Problemi lindor që ka kapur Evropën dhe rreziku i vendeve të vogla”
Previous article ENVER ROBELLI/ «Ollga nga Vollga»

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k