• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ENVER ROBELLI/ «Ollga nga Vollga»
Home
Blog

ENVER ROBELLI/ «Ollga nga Vollga»

June 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Një gazetar zviceran i sportit shkruan një kolumne nga Rusia – dhe bëhet gaz i botës.

Teksti i tij lexohet si të ishte i thurur nga ndonjë burrë shqiptar i Jugosllavisë në ndonjë bar të Bullgarisë në vitet ’70.

Mbi fuqinë e tmerrshme të paragjykimeve.

Nga Enver Robelli

Disa burra kanë paragjykime. Disa e kanë fantazinë tepër të zhvilluar. Disa janë thjeshtë primitivë. Në vitet ’70, për shembull, për shumë shqiptarë të Jugosllavisë Bullgaria ishte parajsë. Parajsë e seksit. Shkonin burrat në Sofje, Varna, Pllovdiv e Burgas, kuletat plot me dinarë (valuta jugosllave atëherë kishte vlerë), pasaportën e kuqe në xhep të këmishës së bardhë (që të duket sa më mirë) dhe çapiteshin nga aventura në aventurë.

Kur ktheheshin, ta zëmë, në Prishtinë, Pejë apo Gjilan ata argëtonin (ose mendonin se po argëtonin) shoqërinë me rrëfime mbi «hatatë seksuale» që kishin bërë anekënd Bullgarisë. Pastaj burrat shqiptarë të Jugosllavisë e zbuluan Poloninë. Dhe njëri prej tyre (kujdes: barsoletë!) u telefononte shokëve nga Varshava me këtë sihariq: «Ejani në Poloni, këta i paskan bullgaret më të bukura».

Në paragjykimet primitive të disa burrave shqiptarë të asaj kohe bullgarja ishte sinonim për seks. Dhe ajo ishte gjithkund në botën lindore – në Poloni, në Çekosllovaki, në Rusi. Ajo kohë, fatmirësisht, ka perënduar, Bullgaria e Polonia janë shtete anëtare të Bashkimit Europian, ndërsa ata burrat shqiptarë që bënin «hata seksuale» në këto vende në vitet ’70, sot janë mbi 70-vjeçarë, me pensione qesharake dhe me dhëmbë aq të prishur, saqë u vjen zor të qeshin.

Nuk është ngushëllim, as lehtësim, por fakt shqetësues se paragjykimet për gratë e botës lindore vazhdojnë të «kultivohen» edhe nga burrat zviceranë, madje dhe nga gazetarët, kjo kategori gjoja mendjehapur, e iluminuar dhe me mision të iluminojë të tjerët. René Weber, gazetar i sportit i të përditshmes «Südostschweiz» nga qyteti i St. Gallenit, ka shkuar në Rusi. Ka shkuar të përcjellë Kampionatin Botëror të Futbollit. Ka shkuar të shkruajë çfarë sheh e përjeton. René Weber është i dëshpëruar. Në një kolumne shkruan se pritjet e tij kanë qenë shumë më të mëdha, sidomos nga ruset.

Ai shkruan: «Secili (burrë) ka dëgjuar për bukurinë e grave ruse dhe me siguri ka parë disa ekzemplarë të përsosur të tyre. Në mbarë botën ruset konsiderohen si kulmi i bukurisë. Rrjedhimisht, pritjet kanë qenë të larta». Dhe këto pritje u shndërruan në dëshpërim për zviceranin nga St. Galleni. Ai pyet: «Ku janë Ollgat e bukura nga Vollga?» Kjo të kujton atë barsoletën me boshnjakun, i cili duke zbritur shkallët e avionit në Leningrad (kështu quhej në vitet ’80 Shën Peterburgu) pyeti shokët e tij: «E ku janë femrat?»

Kolumna e René Weberit nga Rusia ka tmerruar jo vetëm feministet zvicerane e gjermane. Një gazetare e «Tages Anzeiger» të Zürichut shkruan: «Ndoshta ky djalë bujku nga Zvicra së shpejti do të kuptojë se nuk gjendet në një pazar të kafshëve». Titulli i shkrimit «Es Burebüebli an der Wolga» mund të përkthehet kështu në shqip: «Një katundar pranë lumit Vollga»

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Regjisori i talentuar i SHQUP-it dhe artistët demokratë… të teatrit partizan!
Previous article Muho Asllani: Si favorizohej Fatos Nano nga policët e Berishës, Rexhina i vinte në burg të premten dhe ikte të hënën

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k