• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Pse nuk është e vërtetë që Lulzim Basha ndiqet?!
Home
Blog

Pse nuk është e vërtetë që Lulzim Basha ndiqet?!

June 2nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ardit Rada/

Opozita ka tentuar sot të bëjë viktimën e radhës, përmes një lajmi nga burime të pasqaruara. Lulzim Basha po ndiqet nga policia, thotë akuza.

Në fakt, pikëpyetja e parë ngrihet nëse ia vlen ta ndjekësh kreun ‘de jure’ të Partisë Demokratike. Dikush do të thoshte se nuk ka nevojë për polic me kostum civil që t’i rijë para-mbrapa në distancë, i fshehur nëpër cepa pallatesh. Sepse ndjekja në një lugë vend si Shqipëria nuk ka sens. Këtu merret vesh gjithçka, edhe pa “hafije” pas shpine.

Dikush tjetër mund të thotë se s’ia vlen ta ndjekësh këmbë-këmbës, sepse do të mjaftonte përgjimi i celularit apo i postës elektronike të Bashës.

Por jo, Bashën nuk ia vlen ta ndjekësh për arsye të tjera. Madje një, jo shumë arsye: Sepse për të ka boll “material” në sirtaret e kundërshtarëve politikë, mediave, gjykatave dhe partnerëve të huaj!

Lulzim Basha ka një akuzë sa një mal i lartë mbi krye, për një abuzim astronomik fondesh që lidhen me Rrugën e Kombit. Kjo aferë ndodhet e sistemuar në një dosje goxha të trashë në Prokurorinë e Përgjithshme, e nuk duhen më policë për ta plotësuar me ndonjë fakt të ri.

Së dyti, Basha ka një akuzë gjithashtu shumë serioze nga Gjykata Kushtetuese, për marrëveshjen detare me Greqinë. Akuza në fjalë flet për tentativë për cënim të integritetit territorial të Shqipërisë. Pra është goxha serioze dhe e rëndë, e sërish këtu nuk duhet ndonjë patrullë e ministrit Xhafaj te dera e pallatit të kreut të opozitës, për të gjetur elemente të reja.

E treta, zoti Basha është akuzuar nga opozita për vrasjen e katër demostruesve në 21 janar 2011, nga pozita e ministrit të Brendshëm të kohës. Është e vërtetë që këtu s’ka ndonjë proces a vendim gjyqi në lojë, por ajo si ngjarje u konsumua në sytë e tre milionë shqiptarëve, që ndoqën “live” vrasjet në dyert e Kryeministrisë. Pra, s’ka nevojë për shumë hetime të mëtejshme.

Për sa më sipër, duket se nuk ka asnjë sens t’i shkosh nga mbrapa Lulzim Bashës. Për më tepër kur mendon se ai rri më tepër në Holandë, sesa në Shqipëri. Nëse e ndjek policia holandeze, kjo është çështje tjetër…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Babale 2”, skenaret për survejim të Bashës dhe Policia e Shtetit
Previous article Seksin? E mësoj nga interneti

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k