• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Pse Kina po blen portet e Europës?
Home
I pakategorizuar

Pse Kina po blen portet e Europës?

February 6th, 2018 Redaktor2 I pakategorizuar 0 comments

Kina si superfuqi ekonomike po bëhet akoma edhe më dominuese në tregun botërorë, dhe këtë ajo e ka treguar me projektin e saj të fundit me operatorët shtetëror, që me buxhetin e tyre miliarda dollarë kanë nisur një projekt masiv për blerjen e porteve dhe të transporteve të ndryshme.

Në portet nga Singapori në Detin e Veriut, firmat shtetërore kineze po e kthejnë idenë në një realitet me një sërë blerjesh agresive që po e ripërpilojnë fizikisht hartën e tregtisë globale dhe ndikimin politik.

Gjigantët kinez të Cosco Shipping Ports dhe Port Holdings të China Merchants, kanë shkuar blerjet, duke kërcyer deri në terminalet e ngarkesave në Oqeanin Indian, Detin Mesdhe dhe në anën e Atlantikut.

Vetëm muajin e kaluar, Cosco përfundoi marrjen e terminalit në Zeebrugge, porti i dytë më i madh i Belgjikës, duke shënuar herën e parë të firmave kineze në Europën veriperëndimore.

Kjo marrëveshje pasoi me blerjet e tjera në Spanjë, Itali dhe Greqi vetëm gjatë dy viteve të fundit.

Firmat shtetërore kineze, të cilat mbahen për tregun të tyre të pasurive të paluajtshme, tani kontrollojnë rreth një të dhjetën e kapaciteteve të portit europian.

Marrëveshjet e portit janë një nga manifestimet më të qarta të planeve ambicioze të Pekinit për të lidhur fizikisht Kinën me Europën me anë të detit, rrugëve, hekurudhës.

Portet mbështesin iniciativën rrugore dhe detare të Pekinit, që nga Deti i Kinës Jugore në të gjithë Oqeanin Indian, përmes Kanalit të Suezit dhe deri në bregun e Europës.

“Shkalla e investimeve në porte dhe rrugë në infrastrukturën kyçe do të thotë që ndikimi politik i Kinës në këto vende do të rritet”, tha eksperti Turloch Mooney, i cili mbulon portet globale për IHS Markit.

“Kjo është e sigurt”, tha ai.

Por ritmi i zgjerimit kinez në sektorë kritikë të ekonomisë europiane, duke përfshirë portet, por edhe biznesin e energjisë dhe sektorët e teknologjisë së lartë, ka shqtësuar gjithnjë e më shumë udhëheqësit europianë për këtë avantazh të Kinës.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e vuri theksin e tij të fundit në lidhje me blerjet e huaja të aseteve si portet, edhe pse pa e veçuar Kinën me emër.

Komisioni po punon në mënyra të reja për të analizuar investimet e huaja në fusha të ndjeshme.

Presidenti francez Emmanuel Macron shkoi më tej në vizitën e tij shtetërore muajin e kaluar në Kinë, duke iu referuar vëmendjes së Pekinit nga infrastruktura kryesore europiane dhe duke bërë thirrje për një front të bashkuar europian.

“Kina nuk do të respektojë një kontinent, një fuqi, kur disa shtete anëtare ua lënë dyert hapur,” tha ai, sipas Reuters.

  1. Por megjithë deklaratat e liderëve të ndryshmëm dhe krizën ekonomike që kaloi kontinenti i vjetër europian, Kina ka treguar interes edhe më të lartë për të marrë disa nga vendet strategjike që janë në interes të lartë për ekonominë e saj. (TemA TV)
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Apologjia e Zenit (tani do të fillojnë bubullimat dhe frikësimi përmes dosjeve)
Previous article FIQIRI XIBRI/ Qeveria e mprehu shpatën – letër deputetëve

Redaktor2

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k