Shumë të nderuar zonja e zotërinj deputetë,
nuk ndjehem aspak mirë që marr guximin të shqetësoj privatësinë tuaj relative, por nevois si kurrë ndonjëherë vëmëndjen tuaj, të çdo deputeti, të çdo personi në poste qeverisëse apo administrative që lidhen me kërkesën tonë tashmë të legjendarizuar për “Statusin e Minatorit”.
Ndoshta jeni në dijeni të faktit, që sindikata jonë e minatorëve ka nënshkruar me partinë socialiste një marrëveshje angazhimi reciprok që para zgjedhjeve parlamentare 2009. Nga angazhimet e PS po përmend ato 2 më kryesoret, realizimin e kërkesave tona brenda 6 muajve të parë të qeverisjes dhe konsultimin e vazhdueshem me sindikatën jo vetëm përsa i përket minatoreve, por mbi çdo aspekt tjetër social që është në fokus të sindikalizmit.
Konsultimi me ne ka qenë diKonsultimi me ne ka qenë diçka pak mbi zero.
Përsa i përket kërkesave: Nëntor 2014 miratohet ligji 150/2014 për pensionet e minatorëve. Pa konsultim me ne që kishim bërë kërkesat dhe luftën disa vjeçare për realizimin e tyre. Në konsultim me Gezim Kalanë. Një ligj që trajtonte vetëm një fragment të kërkesave tona.
Para miratimit të ligjit i kërkova ministrit Veliaj që të paktën të merrej edhe mendimi i jonë për të bërë në projekt disa përmirësime tepër të nevojshme. Heshtje.
Te njëjtën gjë e kërkova nga kryeministri, z. Rama. Heshtje.
Pas miratimit i kërkova më se një herë që ato përmirësime të bëheshin me shtesë ligji ose me akte nënligjore. Heshtje.
Pas disa ballafaqimesh të Z.Rama dhe eksponentëve të tjerë të PS me minatorë e grupe minatorësh në zona të ndryshme, më shumë se një vit para zgjedhjeve 2013 kemi me urdhër të kryeministrit, nga zv.ministri i MEI-t, z.Gezim Musabelliu, një nismë për të konkluduar me sindikatat një projekt të përbashkët. Sindikata jonë e Minatorëve “Janar 1991”, Sindikata e Pavarur e Minatorëve (Kalaja) dhe Federata Sindikale e Industrisë(Nikolla) firmosën një projektstatus minatori të përbashkët dhe ja dërguam Mei-t.
Mesa duket angazhimi i Mei-t ishte vetëm për të bërë gjoja sikur,.. Nga ish zv. ministri i ekonomisë G.Musabelliu u bënë lëvizje në boshllëk, u bënë takime me sindikatat në Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Punës, por nuk u ngrit asnjë grup pune, nuk u bënë as relacione e as llogaritje të detajuara, nuk u bë asnjë diskutim konkret mbi përmbajtjen e kërkesave të projektligjit, ndonëse unë këmbëngula në çdo takim (dy takime në MEI dhe një në MMSR), që të mos merreshim me llafe pa bukë, por me punë konkrete, me diskutimin nen per nen.
Faji për këtë mungesë konkretizimi nuk mund ti delegohet bashkëqeverisjes, sepse përsa i përket statusit të minatorit institucionet respektive ishin nën timon-komandën e PS. Edhe sikur, ne nuk kishim marrëveshje me LSI, por me PS.
Pak muaj para mbarimit të mandatit të kaluar më rastisi që të njihem dhe diskutoj me z.Spahiu mbi ecurinë e miratimit të statusit të minatorit. Meqenëse unë ju shpreha atij, se nuk kisha më as pikën e besimit se qeverisja e PS kishte seriozitet, por vetëm sa shtynte kohën me lëvizje boshe, deri sa ne të lodheshim, ose deri sa të miratohej një status sa për të larë gojën, gjetëm me z.Spahiu dakordësimin që projektstatusi ynë të futej në proçedurë parlamentare nga ai si deputet. Çka së paku në aparencë favorizohej nga fakti i bashkëqeverisjes PS-LSI, si edhe nga fakti që ai ishte bir minatori, familje minatorësh, banor i qytetit të minatorëve, Bulqizë. Për shkak të zvarritjeve projekti nuk i kaloi hapat proçeduralë në muaj që kishin mbetur.
Po tani që qeveris PS e vetme ? Kanë kaluar jo 3, por 7 muaj të gjatë. Zero punë konkrete, vetëm llafe. Ndërkohë që kemi sërish angazhimin e z.Spahiu për të vënë në lëvizje proçedurat në Kuvend.
Paralelisht, para më se 4 muajve, z. Balla në cilësinë e kr. të Gr.Pr. të PS ftoi në takim “përfaqsuesit e minatorëve” dhe theksoi me të madhe vullnetin e PS për realizimin e statusit. Edhe nga z.Balla kërkuam qartazi që të mos merremi me llafe mbledhjesh dhe fushatash, por me punë konkrete, me diskutimin nen për nen. Akoma deri sot zero punë konkrete nga ai apo tjetërkush nga qeveria apo deputetë të PS. Vetëm llafe lart e poshtë. Vetëmk akuza të keqmontuara për spekulime të z.Spahiu apo edhe LSI për kredo politike
Ku ishin qeveria dhe instucionet respektive 4 vitet e qeverisjes së mandatit që shkoi ? Ku ishin dhe janë ato në këta 7 muaj të qeverisjes me një timon ?! Përse nuk bënë asnjë hap konkret ?!
Para afro 2 muaj një përfaqsues i qeverisë, drejtori për minierat në ministrinë e Ekonomisë, z. Mehmet Hasanlami deklaronte në Nevvs 24 dhe në Top Channel se qeveria do të dorëzonte në Kuvend pr.ligjin per S.Minatorit brenda janarit 2018. Ndërkohë që në kohë paralele me këto deklarime të z.Hasanlami K.Ministrave i dërgon Kuvendit VKM 649 dt. 10.11.2017 « DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË R.SHQIPËRISË PËR PR. LIGJIN JOQEVERITAR “PËR STATUSIN E MINATORIT”».
Asnjë nga pretendimet e ngritura nga vkm 649, për të mos e miratuar projektligjin e paraqitur nga deputeti Spahiu nuk qëndron. As ligjërisht dhe as moralisht.
Pretendimi për kundërshti me Kushtetutën dhe Kodin e Punës është absurd dhe desinformues. Konceptimi juridik i projektligjit për “Statusin e Minatorit” është krejtësisht barazvlerës i ligjit për “Statusin e Naftëtarit”, miratuar nga Kuvendi vetëm një vit më parë me propozim të Këshillit të Ministrave. Përkundrazi, baza ligjore me të cilën trajtohen aktualisht minatorët ka fragmente qartësisht antikushtetuese që korigjohen nga ky ligj, që kemi paraqitur.
Pretendimi se projektligji nuk paraqet një relacion të detajuar për kostot. Nuk është as detyrë e sindikatës dhe as e deputetit për relacion të detajuar, por qartësisht e qeverisë, e cila nisur nga afati tremujor që jep Kodi i Proçedurës administrative, e ka shkelur deri tani plot 15 herë këtë afat. Ligji nuk flet për kostot, por për drejtësinë, kostot janë aneks që ka qeveria detyrë ti llogarisë dhe në kompromise të mundshme me sindikatën ti zgjidhë. Pikë.
Pretendimi se, meqë kemi edhe akte te tjera ligjore për minatorët, me këtë ligj do krijoheshin vështirësi në zbatimin e tyre është krejt pa bazë. Madje do jetë e kundërta, zbatimi i këtij ligji eleminon trajtimet diferencuese, kontradiktore dhe antikushtetuese, pra lehtëson zbatimin.
Pretendimi se as vendet e tjera të BE nuk kanë caktim ligjor të pagës minimale nëntokë. Edhe sikur të ishte kështu, kjo nuk përbën domosdoshmëri referimi për Shqipërinë, pasi këtu rreziqet për jetën dhe shëndetin në miniera janë katastrofale në krahasim me vëndet e BE, standardi i jetesës gjithashtu. Shembull: Që prej prillit 2014, në Gjermani ka caktim ligjor të pagës minimale për së paku 13 kategori pune, në krye të tyre është puna nëntokë. Raporti pagë.min e përgjithshme me pagë min. nëntokë atje është 1 me 2 deri në 1 me 2.5. Paga minimale në përgjithsi në raport me pagën totale bruto të deputetit atje është 1 me 6 ndërsa tek ne 1 me 9. Pagat e larta në miniera në raport me deputetët janë atje 1 me 1.4 ndërsa tek ne 1 me 2.3.
Pretendimi se qeveria do marrë inisiativë të zgjeruar përgjatë 2018 për një projektligj tjetër nuk është thjesht një premtim i dalë fare nga boja për të kapërcyer momentin, por është cinizëm i pastër. Mazhoranca të mos bëjë politikë me djersën dhe gjakun e minatorëve. Divergjencat me opozitën ti zgjidhe me mjete politike jo duke bërë bërë futboll me të drejtat e ligjshme të minatorëve. Përse u dashka që të ndërmarrë qeveria një inisiativë “të zgjeruar” “përgjatë 2018” ?!?!?! Çfarë ka “të ngushtë” në këtë projektligj, që qeveria do ta zgjerojë përgjatë 2018 ?! Përse përgjatë 2018 dhe jo që tani ?! Përse një tjetër projektligj dhe jo këtë që është mbi tavolinë ?! Kur nënshkruat me sindikatën tonë “Marrëveshjen e Angazhimit” që më 9 qershor 2009, kjo PS dhe ky kryeministër u angazhuan as më shumë e as më pak por për realizimin e kërkesave të këtij projekt-ligji. Brënda 6 muajve të parë të qeverisjes…
Ju bëjmë apel deputetëve të seicilës parti që në diskutimin në parim për miratimin apo jo të “Statusit të Minatorit” ose të votojnë pro miratimit, ose ti japin qeverisë 30 ditë kohë për të pregatitur relacionin e detajuar të kostove dhe një analizë juridike jo me fjalë në boshllëk, por konkrete për çdo pretendim që ngre. A është e drejtë që minatorëve vazhdojnë tu mohohen të drejtat që burojnë nga djersa, gjaku dhe kontributi i tyre ? Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar. Drejtësi e mohuar, demokraci e përdhunuar. Votoni me zemër, jo me vendime partiake.
Kërkojmë urgjentisht nga qeveria një debat të hapur publik në lidhje projektligjin. Ne e fitojmë 8 me 0 debatin. Kurrsesi pse jemi më të aftë. Por sepse jemi qartësisht në anën e të vërtetës, të ligjit e të moralit. Mospranimi i debatit vërteton se qeveria nuk është në anën e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës, nuk është me minatorët por me megallomaninë dhe arbitraritetin e vet.
Leave a Reply