• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Petrit Vasili, patrioti me çizme që ngre pushkën mbi Shqipërinë
Home
Blog

Petrit Vasili, patrioti me çizme që ngre pushkën mbi Shqipërinë

May 4th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga Agron Dhima/

“Patriotizëm do të thotë ta mbështesësh vendin tënd gjithë kohës dhe qeverinë tënde kur ajo e meriton”, -shkruante dikur Mark Twain.

Në Shqipërinë e ditëve tona, patriotizmi është kthyer në një leckë të vjetër që ngrihet si flamur betejash të kota politike, madje në një koncept që kush nuk e beson, e përdor për të sulmuar në çdo rast qeverinë, edhe kur kjo nuk e meriton.

Ky është rasti tipik i një partie si Lëvizja Socialiste për Integrim, ku patriotë të veshur me çizme lëshojnë plumba e topa balte mbi vendin e vet, si të ishin duke luftuar ndonjë armik të jashtëm.

I rradhës pas Luan Ramës, ishte Petrit Vasili që fillimisht sulmoi një projektligj për strehimin social të shresave në nevojë.

Kur Petrit Vasili flet për mostransparencën në qeverisje, korrupsionin, apo kompromisin me krimin, edhe mund ta përtypësh, për hir të idesë se “politikanët gjithmonë gënjejnë”.

Por kur Vasili me shokë, nuk përmbahen në llogoren e baltës mbi Shqipërisë, që sipas tyre është në stanjiacion, është marrë peng, ka vdekur, nuk progreson, nuk tejkalon sfida, për shqiptarët që sipas tyre nuk punojnë por vetëm mbjellin e shesin kanabis, kjo është lebetitëse!

Kjo tregon se sa pak e duan vendin këta njerëz që pasi morrën e zhvatën gjithë cfarë mundën prej tij, tani u ka ngelur vetëm ta nxijnë me çdo kusht.

E gjitha e ka një arsye. Vjen në një momentum, që nëse nuk ndiqet, Shqipëria do ta ketë të vështirë ta kapë sërish, e aq më pak të bëhet një vend normal. Rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për çeljen e negociatave, drejtësia e re që po afron, administrata e çliruar nga milintatët dhe parazitët, ekonomia në rritje, zyrtarë që japin llogari për pasuritë e dyshimta, janë kërcënimi serioz dhe frika e madhe për LSI-në e Petrit Vasilit.

Shqipëria që ngrihet, është armiku i madh i LSI-së, më shumë se sa vetë Edi Rama.

Tani që Shqipëria ngrihet për të ecur më larg, Vasili me shokë kanë marrë pushkën, t’i bien në kokë para se të bien vetë!

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmet kibernetike prishin marrëdhëniet Greqi-Turqi
Previous article FLORJAN KALAJA/ Të kesh a të mos kesh sistem drejtësie?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k