• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
PANDELI MAJKO/ Opozita, si “Këshillat e Lagjeve” të dikurshme
Home
Blog

PANDELI MAJKO/ Opozita, si “Këshillat e Lagjeve” të dikurshme

September 17th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Pandeli Majko/

Opozita sot ka protestuar pse është dëgjuar në ambjentet e një shkolle “kënga e partizanit të vogël Velo”… Kjo është për të qeshur dhe për të ardhur keq.

Cfarë të keqe paska kjo këngë dhe kë fyen ajo?!

Para pak kohësh, qeveria shqiptare mori vendimin për të rikthyer në atdhe të eshtrave të Mithat Frashërit.

Asnjë veteran apo familje të lidhura me Luftën nuk protestoi.

Pasardhësin e Frashëllinjve megjithë ndarjet dhe kundërshtitë që vijnë nga historia e para 1944-ës si ish-kreu i Ballit Kombëtar ata e respektuan si njerëz dhe si shqiptarë dinjitozë.

Opozita heshti për këtë vendim. Ajo merret sot me faktin pse këndohet kënga për një partizan që mori armët në moshë të re kundër okupatorit të vendit.

“Këshillat e lagjeve” të dikurshme në kohën e komunizmit të shikonin me kë rrije, si i mbaje flokët dhe cfarë kënge këndoje…

Bravo i qoftë asaj shkolle që ka vënë këngë partizane për ditën e parë të shkollës.

Ajo është kënga e atyre që rrëmbyen armët kur atdheun ja u pushtuan të huajt. Ky quhet patriotizëm jo komunizëm.

Komunizmin nuk ja u sollën partizanët 14 vjecar. Shikoni sa ish-partizanë janë burgosur gjatë komunizmit dhe pastaj protestoni.

E djathta sot është në opozitë jo nga kënga që ju këndojnë kundërshtarët por nga padija për të kënduar një këngë të vetën…

Sigurisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Vajtimi për numrin e shkollave dhe heshtja për dramën e arsimit
Previous article MONIKA STAFA/ Praga, tundimi për të jetuar ende në shekullin e alkimistëve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k