• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
OWEN JONES/ Lufta kundër demokracisë në Hungari është kundër demokracisë së çdo vendi
Home
Blog

OWEN JONES/ Lufta kundër demokracisë në Hungari është kundër demokracisë së çdo vendi

April 7th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ndërkohë që hungarezët pritet të votojnë këtë të diel, qeveria britanike po i “vardiset” Orbanit për një marrëveshje të mirë tregtare pas Brexit-it.

“Është Hungaria ende një sistem demokratik?” Kjo pyetje iu bë Nóra Köves, një aktiviste në institutin pro-demokratit “Eötvös Károly”, në kafenë “Castro Bistro”, në qendër të Budapestit.

“Jo më. Po shkojmë drejt një lloji diktature, por ende nuk kemi mbërritur aty. Jemi diku midis”,

Kjo intervistë u bë në dimër të vitit 2016, pak muaj pasi instituti mësoi se u kishin vënë përgjues profesionalë në zyra. Një vit e gjysmë më pas, teksa hungarezët presin të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme këtë të diel, situata vetëm sa është përkeqësuar. Hungaria është udhëhequr nga partia autoritare Fidesz dhe udhëheqësi i saj, Viktor Orban, për tetë vite. Fidesz është një parti që ndërthur përçmimin ndaj demokracisë me ksenofobinë dhe referime antisemitike. Xhorxh Sorosin është kthyer në një figurë djallëzore për të djathtën ekstreme, e cila i ka dhënë rolin tradicional të karikaturave, atë të një personazhi të lig hebre që luan fijet e kukullave nëpër pushtete.

Në Hungari, Sorosi mund të shihet nëpër reklama të mëdha pro-qeveritare, i akuzuar nga Orbani se e ka mbushur vendin me emigrantë dhe refugjatë. Regjimi i tij po sulmon OJQ-t me fonde të huaja, sidomos ato të lidhura me Sorosin. Buzzfeed sapo zbuloi se si një operacion i infiltruar ka synim të minojë dhe të asgjësojë OJQ-t e lidhura me Sorosin. Nuk është për t’u habitur, kur zv/kryetari i partisë Fidesz, Szilárd Németh, tha se “OJQ-t e financuara nga Sorosi duhet t’i largojmë me të gjitha mjetet e mundshme, mundësisht t’i zhdukim fare.” Përdorimi i këtyre analogjive antisemitike nga zyrtarët shtetërorë është shumë trazuese në një vend ku një e treta e popullsisë ka mendime të forta ose të moderuara antisemtitike; në një vend ku janë asgjësuar 400,000 hebrenj hungarezë gjatë Holokaustit.

Orbani mburret se ka krijuar një “demokraci jo-liberale”. Në fakt, ky sistem po përhapet edhe në shtete të tjera, si Rusia e Turqia, të cilat ruajnë elemente që bëjnë të duket sikur ka demokraci: zgjedhjet, parti të ndryshme, media të ndryshme. Por thelbin e demokracisë e kanë nxjerrë jashtë loje.

Për shembull, gazeta më e madhe e pavarur në Hungari, “Népszabadság”, menjëherë pasi zbuloi skandale në lidhje me partinë Fidesz, u pezullua dhe iu shit një kompanie që është pro Orbanit. Bizneset pro-qeveritare kanë blerë media, ndërkohë që televizionet i bëjnë jehonë linjave politike të regjimit. Sistemi zgjedhor shfrytëzon përçarjen e opozitës hungareze, duke i dhënë një përparësi dramatike regjimit në pushtet.

Demokracia po vdes jo vetëm në Hungari, por edhe në Poloninë fqinje, ku një tjetër qeveri autoritare po manipulon sistemin në favor të vetes. Është skandaloze që qeveria jonë (britanike) përpiqet të krijojë lidhje të mira me regjimin autokrat të Orbanit, vetëm që të lidhin një marrëveshje të mirë pas Brexit-it. Duke vepruar kështu, populistët autoritarë po fuqizohen kudo për të sulmuar demokracitë dhe liritë civile. Për ata nga ne që ende besojnë te solidariteti, kjo luftë kundër demokracisë në Hungari shihet si luftë kundër demokracisë në çdo vend tjetër.

Owen Jones, The Guardian

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENIS DYRNJAJA/ Misioni i fesë nuk janë festat!
Previous article MILOS CIRIC/ Vetëm një gjysmë hapi larg konfliktit Kosovë-Serbi

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k