• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
DENIS DYRNJAJA/ Misioni i fesë nuk janë festat!
Home
Blog

DENIS DYRNJAJA/ Misioni i fesë nuk janë festat!

April 7th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Pak javë më parë bektashinjtë kremtuan një ndër festat më të rëndësishme për ta, një javë më parë besimtarët katolikë festuan pashkët, këtë javë është rradha e ortodoksëve të kremtojnë e gëzojnë e pas pak kohësh do të jetë rradha e myslimanëve.

Ajo që të preokupon nuk është fakti që këto komunitete fetare festojnë, por fakti që janë kaq të konservuar në vetvete, me rituale standarde që u shërbejnë vetëm idhëtarëve.

Asnjë mesazh publik për familjen, për rreziqet që i “kanosen” asaj nga fenomene dhe probleme sociale, më i spikaturi këto kohë për nocionin e marrëdhënieve brenda së njëjtës gjini (gay e LGBTI).

Një lloj mefshtësie e pakuptueshme. A kanë vlerë predikimet pa adresuar në qendër të tyre vlerat themelore të familjes, forcën e saj, burimin themelor që buron prej lidhjes së një burri dhe një gruaje krijimin e jetës së re dhe sigurisë së të ardhmes dhe vlerave njerëzore.

Po mblidhuni o priftërinj e hoxhallarët e dilni bashkë në një qëndrim publik për familjen, rëndësinë dhe vlerat e saj.

Dilni nga minaret e kubetë e përshtatuni me kohën dhe realitetet sociale. Njerëzit që iu ndjekin dhe shoqëria ka nevojë për orientim.

Dilni e flisni kundër drogës e krimit me një qëndrim të unifikuar dhe mos rrini e shihni se si shoqëria po shkrin si qirinjtë para syve tuaj e para syve tanë.

Nagjet e shkollat gëlojnë nga hashashi dhe të rinjtë që janë “dru” tërë ditën e ditës.

Vlera mendore dhe dija po treten si kripa në ujë, përpara vlerave materiale. Divorcet janë dhjetëra fishuar, fëmijë të braktisur, herë të dhunuar e herë të trafikuar.

E kujt i duhen qokat tuaja të festave dhe fotot e kronikat me vizita politikanësh që predikojnë si një rast unik harmoninë fetare.

Harmonia fetare është një hipokrizi, është një hiç nëse nuk vihet në funksion të familjes, shoqërisë dhe sigurisht edhe të Shqipërisë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFRIM KRASNIQI/ Telenovela e javës kuksiane, politika e rrugës, dhe kodi për deputetët pa etikë
Previous article OWEN JONES/ Lufta kundër demokracisë në Hungari është kundër demokracisë së çdo vendi

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k