• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
NINI DEDE/ Më mirë t’ju qeshin sot, sesa t’ju qajnë nesër !
Home
Sociale

NINI DEDE/ Më mirë t’ju qeshin sot, sesa t’ju qajnë nesër !

March 13th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Jemi gati 72 orë nga publikimi i rastit të parë me COVID-19 në Shqipëri dhe secili nga ne mendon se është akoma duke parë një film “fiction” nga ata të ngjashmit që jepen çdo ditë. Disa te tjere mendojne se eshte thjesht nje ”lojë” e cila po u jep mundesi argetimi, kohe te lire takimi e shetitjesh me miq dhe te aferm, apo duke shkuar me larg si mundesi zhvillimi biznesi apo te berit politike.

Ne kendveshtrimin tim si mjek, me keqardhje me lejoni t’ju them se nuk eshte koha per asnjeren nga keto me lart. Nuk eshte koha as per te nxjerre rolin e mjekut si hero, kur ne fakt i tille ka qene dhe do te mbetet gjithmone.
Neqofte se do te rishkruaja udhezimet e OBSH ne lidhje me masat e rrepta higjeno-sanitare dhe domosdoshmerine e izolimit e te ndenjurit ne shtepi,te cilat ne fakt po bejne xhiron e botes, askush nuk do te lexonte me poshte dhe ky shkrim do te perfundonte ketu.

Por e verteta eshte se ne kushte te tilla, me te rendesisheme se gjithcka jane sensibilizimi dhe ndergjegjesimi.Duke marre parasysh se qe ne si popull ndahemi ne 2 kategori: “paniksjellesit” dhe “rehatndjellesit”, nuk eshte e nevojshme as te perhapim panik por as te jemi te shkujdesur e mosbesues se asgje nuk do te ndodhe.

Me e nevojshme eshte te thyejme mitin se eshte vetem nje lloj gripi ku rrezikohen vetem te moshuarit dhe ata me semundje shoqeruese. Ky virus eshte ende ne studim te vazhdueshem mjekesor e shkencor dhe ka ende pikat e erreta edhe ne lidhje me menyren e transmetimit e aq me teper te mjekimit.

Te mos harrojme se para vitit 1928 kur Alexander Fleming zbuloi penicilinen, askush nuk e kuptonte se si mund te vriteshin disa mikro-organizma te vogla qe nuk shiheshin me sy, te quajtura BAKTERE, por qe merrnin jete njerezish edhe mbi nje plage te rendomte te infektuar.

Sot ne eren e antibiotikeve, cdokush ka pare se ne sallen e operacioneve, mjeket dhe personeli mjekesor mbajne maska, kapuce e doreza sterile dhe zbatojne rregulla te forta asepsie per te parandaluar infeksionin postoperator, edhe pse jane te sigurt se kane nje larmishmeri antibiotikesh dhe jo vetem penicilinen e Flemingut.

Ne rastin e nje VIRUSI ne pergjithesi i cili eshte gati 1000 here me i vogel ne permasa sesa BAKTERI, dhe qe pervec njeriut mund te infektoj edhe vete bakterin, cdokush duhet te gjykoje qe ai eshte akoma me i rrezikshem.

Dhe kur specifikisht behet fjale per COVID-19 , nje virus te ri, akoma te “paeksploruar” totalisht, kujdesi dhe rrezikshmeria ( te cilat ecin paralel), shumefishohen per te kuptuar te verteten.

Por nese rrezikshmeria ekziston si faktor konstant, kujdesi ngelet nje variabel i ndryshueshem te cilin e kemi neve ne dore.

JU LUTEM : me kujdesin tuaj jepini kohe studiuesve, mjekeve, virologeve apo shkencetareve duke mos e shperdoruar kohen tuaj ne dem te tyre dhe te jetes suaj ; duke mos lejuar femijet tuaj te luajne grumbull prane lagjes edhe pse shkollat u mbyllen, nderkohe qe vete jeni ne kafene duke ironizuar e qeshur me kalimtarin e rradhes qe ecen me nxitim drejt shtepise me masken apo dorezat e tij veshur.

Edhe në qofshi ju ai kalimtari, mos keni frikë dhe turp të merni pjese ne mosperhapjen e kesaj epidemie se askush nuk do t’ju qeshë.

POR… edhe sikur të ndodhë kjo: MË MIRË T’JU QESHIN SOT SESA T’JU QAJNË NESËR!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Beteja që e bën popullor, mesazhin telefonik të Edi Ramës
Previous article DR.ISUF KALO/ Këshilla për të sëmurët me diabet gjatë vetizolomit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k