• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
NIKO PELESHI/ Të rinjtë e heshtur të së nesërmes
Home
Blog

NIKO PELESHI/ Të rinjtë e heshtur të së nesërmes

February 8th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Pa i shpëtuar kompleksit të paragjykimit që mbulon një politikan sa herë që sjell në vëmendjen e opinionit publik shembuj pozitivë, po e them që në fillim se të rinjtë për të cilët dua të flas e do të flas pa u lodhur, janë produkt i punës së tyre, i mundit dhe peëpjekjes për të ecur përpara në vend që të presin një vend pune në shtet.

Merita jonë nuk është ajo çfarë ata kanë arritur. Meritën ne mund ta fitojme kur të jetësojmë projektet për të cilat do të shkruaj më poshtë. Ata kanë zbuluar mundësitë që teknologjia ofron sot dhe i kanë kthyer në burim pune e të ardhurash duke ofruar shërbime në tregun global përmes internetit.

Zhvillim e mirëmbajtje web site-i, menaxhim i rrjeteve sociale, dizajn grafik, optimizim i motorëve të kërkimit, Google ads, fushata marketingu dixhital në facebook, linkedin, instagram, pinterest, tik-tok, zhvillim software-i, shërbime arkitekture, përkthime, data entry e shumë shërbime si këto, sot ofrohen nga të rinj shqiptare në tregun global nga Shqipëria.

Duke qënë se ky treg nuk të paguan sipas standartit të pagave në vendin ku jeton, por sipas çmimeve të shërbimeve në tregun global, është lehtësisht e kuptueshme pse të ardhurat që mund të realizosh jane sa një ofrues shërbimesh në Itali apo Angli apo SHBA.

Po, po.

Ka shumë të rinj që fitojnë mijëra euro në muaj. Dhe nuk janë pak.

Vetëm në Korçë janë trainuar të paktën 300 të rinj nga Online Marketing Academy e mbi 300 të tjerë nga platforma e trainimit online e Laidi Ferrunit, një sipërmarrës i hershëm i bizneseve online. Shumë fëmijë janë trainuar në programim nga ICTSlab, një klasë nxënësish të klasave të 9-ta janë pjesë e programit 3-vjeçar të kodimit e design thinking nga Code for Albania e BetaPLAN etj.

Kjo nuk është një parajsë e fshehur. Edhe në këtë hapësirë mundësish për pune dhe sipërmarrje vlejnë të njëjtat parime për suksesin – NJOHURI TE SPECIALIZUARA, KEMBENGULJE e ORE TE GJATA PUNE.

Ashtu si në sipërmarrjen klasike, disa zgjedhin të punësohen apo vetëpunësohen, të tjerë marrin më shumë risk dhe hapin biznesin e tyre në fushat e reja dhe të pakufishme të teknologjive të informacionit. Por në ndryshim nga sipërmarrja klasike, këtu tregu është global, çmimet janë globale dhe te ardhurat janë si ato në tregun global.

Në Korçë po bëhet një punë e madhe për ta bërë qytetin një qendër të vërtetë të inovacionit. Biblioteka e re dhe ndërtesa ku më parë ishte vendosur prefektura dhe këshilli i qarkut, po kthehen në një hub të madh, një qendër për freelancer-at, startup-et dhe sipërmarrësit e inovacionit.

Do të ketë hapësira pune, trainime e kualifikime të shpejta në profilet më të kërkuara në internet, mentorim dhe programe akselerimi. Bashkia po punon për tër ndërrtuar një ofertë të parezistueshme për kompanitë që operojnë në këto fusha në Tiranë apo jashtë vendit për të mundësuar hapjen e degëve të tyre në Korçë. Kryeministri ka konfirmuar mbështetjen për ta pilotuar së pari në Korçë këtë model zhvillimi dhe rritjeje personale për të rinjtë.
Dhjetra të rinj që hynë në këtë rrugë pa bujë e pa mbshtetje sot meritojnë të thirren në skenë.

Ata janë të heshtur në sukesin e tyre, të pakuptuar nga të rinjtë e bareve ku edhe ata shkojnë shpesh, jo për llafe, por për të punuar nga laptop-i i tyre për klientë në Amerikë, Spanjë, Angli, Itali, Gjermani, Australi e kudo tjetër pa kufij.

Shembulli i tyre duhet të na shtyjë të investohemi si institucione e si shoqëri në ndërtimin e një ekosistemi që përfshin rishikimin e sistemeve të edukimit, rishkimin e kuadrit ligjor të sipermarrjes dhe punës (një ligj për start-upet inovative është në rrugën e miratimit) , ngritjen e fondeve per inovacionin, ndërtimin e hapesirave fizike te inkubatoreve e aksereatoreve si Hubi i Inovacionit ne Korce dhe Tumo tek Piramida ne Tirane, promovimim e organizatave që mbështesin inovacionin dhe eliminimin e burokracisë së zyrave.

Le ti mbështesim të rinjtë në këtë kohë mundësish dhe transformimesh të mëdha e të mos i tërheqim në rrugën e mbijeteses gënjeshtare dhe nihilizmit politik. Të kërkosh votën e të rinjve duke iu premtuar sukses pa pune, pa dije, pa mund, është një mëkat që paguhet shtrenjtë nga vetë të rinjtë. Nëse i pengojmë apo keqorientojmë sot, ata nuk do të na i falin neser.

Shqipëria e së nesërmes është misioni i tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Si do të reagojë Basha pas humbjes?
Previous article MERO BAZE/ Kambanat e letrës për Beogradin, duhet të dëgjohen në Prishtinë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k