• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Si do të reagojë Basha pas humbjes?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Si do të reagojë Basha pas humbjes?

February 8th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Kur ka humbur betejat elektorale Sali Berisha, e dimë se si ka reaguar. E dimë si ka reaguar kur ka humbur zgjedhjet e 26 Majit 1996 (sepse i fitoi me banda), e dimë se si ka reaguar kur ka humbur në 2001, e dimë se si ka reaguar kur humbi në 2013 dhe 2017, por nuk dimë se si do të reagojë Basha (beniamini i tij) pas 25 Prillit. Gjithçka që ka ndodhur deri sot,ka gjasa të ndodhë edhe pas humbjes, dhe ndoshta nuk mbetet të themi se “Lulzimi do të pranojë qetesisht humbjen”. Partia Demokratike në traditën e saj elektorale , dihet se vepron me metoda dhune, dhe ka gjasa që ajo të ngjasë edhe pas humbjes së zgjedhjeve të reja. Natyrisht ky do të ishte fundi i pashmangshëm i Lulit.

Afrimi i zgjedhjeve të 25 prillit, ka filluar të prodhojë nervozizëm në politikën opozitariste. Brënda saj, janë të shumtë janë ata që shqetësohen se “një mandat i tretë i Ramës do të çojë në vendosjen e diktaturës në Shqipëri”. Idiotësi. Për Lulzimin, “Rama sot është autoritar, nesër, do të jetë një diktator”. Padyshim gjithçka që deklarohet, bëhet për të justifikuar nesër dhunën, mosnjohjen, rebelimin, pasi duhet shpëtuar diskreditimi i tij brënda partisë. Një mandat i tretë për Ramën patjetër që nënkupton shkatërrimin politik të opozitës, veçanarisht aleancës PD-LSI. Lulzim Basha dhe opozita e “bashkuar” nuk arritën të bindin shqiptarët, apo dhe kontrollojnë e kufizojnë “pushtetin” e Ramës, ndaj është e sigurtë se çfarë mund të ndodhë nesër me opozitën e sotme. Shqetësimi absurd i një “diktature Rama”, ka qenë dhe mbetet teoria më e gabuar që Lulzim Basha është munduar ta kthejë në kauzë të opozitës. Kjo për faktin sepse shkatërrimi i opozitës, ka qenë produkt i kryetarit të saj, dhe askujt tjetër. Lulzim Basha nuk e ka kuptuar akoma se, opozita është themeli i sistemit pluralist, dhe përbën një prej themeleve bazë të demokracisë. Po ta kishte kuptuar, nuk do të braktiste institucionet.

Ai ka 8 vjet që nuk prodhon më ide, programe, kauza, nuk ngjall më shpresën e humbur tek militantët dhe anëtarësia e dëshpëruar. Dhe përmes kësaj situate kaotike, ai kërkon një shkak, një alibi, të cilën do ta përdorë nesër pas humbjes së sigurtë. Pikërisht në këto kushte aspak të favorshme, Partia Demokratike dhe “simotra” e saj LSI, janë kthyer në organizma që u shërbejnë interesave të ngushta dhe nuk përfaqësojnë interesat e grupimeve të gjera sociale. Basha dhe Kryemadhi, si dy bashkryetarë të një opozite të vjetëruar, vuajnë prej kohësh krizën e legjitimitetit. Ata kishin gjithë kohën e mjaftueshme, të ringjallnin tek mbështetësit e tyre, frymëzimin për të vajtur masivisht në votime, gjë e cila nuk pritet të ndodhë. Rrjedhja dhe largimet masive nga PD dhe LSI, kanë treguar krizën e madhe të besimit tek dy emrat e konsumuar të opozitës aktuale jashtëparlamentare.

Ndryshe nga Basha dhe Kryemadhi, Edi Rama ka treguar se ka aftësi të pashtershme menaxhuese, mediatike, dhe natyrisht fuqia e tij buron (dhe jo vetëm) edhe nga zgërlaqja e opozitës. Më tepër se me programet e tij të “qeverisjes” duket se Lulzim Basha po pergatit skenarin e reagimit ndaj humbjes. Ai e ka të qartë, se pushtetin nuk mund ta fitojë kurrë me votë ndaj Edi Ramës. Përballja e tyre e 25 Prillit, do të jetë surpriza e këtij tranzicioni të gjatë politik që po kalon vendi. Fitorja e tretë e Ramës, patjetër do të sjellë gjithashtu ristrukturimin aq të kërkuar të sistemit politik në Shqipëri. Por ajo që mbetet për tu parë, është reagimi i Lulzimit, përzgjedhja e tij, e cila do të përcaktojë pjesën e mbetur të rrugëtimit në karierën e tij politike…….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBERT NIKOLLA/ Programi kopil i PD-së si “filius mater ignotea”
Previous article NIKO PELESHI/ Të rinjtë e heshtur të së nesërmes

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k