Të mërkurën e kaluar, Thesari i Shteteve të Bashkuara shtoi në fushatën e saj të presionit ekonomik kundër Koresë së Veriut, sanksione në një sërë entitetesh që regjimi i Kim përdor për t’iu shmangur sanksioneve ndërkombëtare dhe multilaterale. Në njoftimin e veprimeve kundër këtyre objektivave më 24 janar, Departamenti i Thesarit tha se “sanksionet e sotme targetojnë agjentët e financimit të regjimit Kim ose nryshe që mbështesin programet bërthamore të Koresë së Veriut dhe biznese të tjera të paligjshme”.
Ndërsa administrata dhe aleatët e saj në rajon janë mbështetur në parandalimin ushtarak dhe në vendosjen e sanksioneve, ekziston një komponent i munguar: një përpjekje e përbashkët ndërkombëtare për të kontrolluar abuzimin e Koresë së Veriut në sistemin financiar global për të ndihmuar në prodhimin e armëve shkatërruese në masë, të cilat ata që studiojnë këto çështje quajnë përballimi kundër financimit të proliferimit të armëve (CPF).
Këto shënime të reja ndjekin një numër çështjesh të profilit të lartë duke nënvizuar se si Koreja e Veriut i shmang sanksionet ndërkombëtare. Në fund të 2017, autoritetet e Koresë së Jugut njoftuan se kishin kapur një cisternë me naftë me flamur panamez të dyshuar për transferimin e naftës në Korenë e Veriut, në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare të dizajnuara për të penguar zhvillimin e mëtejshëm të vendit të aftësisë për prodhimin e armëve bërthamore. Ky është konfiskimi i dytë i tillë që nga nëntori 2017 dhe nënvizon sofistikimin e rrjeteve të proliferimit të Koresë së Veriut. Ndërsa shumë shtete janë angazhuar në veprime financiare kriminale transnacionale – pastrimi i parave dhe evazioni i sanksioneve – kërcënimi që vjen nga Koreja e Veriut është unike. Aftësia e saj për të shfrytëzuar pikat e dobëta në regjimet financiare globale dhe regjimeve të rrepta është e pashembullt.
Kundërshtimi i proliferimit të financimit kërkon shtresa të tjera të sofistikimit investigues në krahasim me format e tjera të mjeteve të sigurisë kombëtare. Përputhja e mbajtësve të llogarive me listat e përcaktimeve të sanksioneve të vendosura nga qeveritë, të cilat bankat mund të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me softuerin shqyrtues dhe me politikat ekzistuese të njohjes së klientit (KYC), është i pamjaftueshëm. Bankat duhet të jenë më proaktive në njohjen e modeleve të aktivitetive që kanë shenja të qarta të rrjetit të proliferimit.
Sjellja e kaluar e Koresë së Veriut ka nënvizuar natyrën e shumëfishtë të kërcënimit. Paneli Shtetëror i Ekspertëve i Kombeve të Bashkuara monitoron listat e shembujve të aktiviteteve financiare të fshehta të Koresë së Veriut në vende të shpërndara gjerësisht si Italia, Hong Kongu dhe Singapori. Në këto raste, njohja e këtyre modeleve kërkon një shkallë të lartë të ndërgjegjësimit për çështjen themelore dhe koordinimin në pika të shumëfishta: brenda operacioneve globale të një banke të vetme; midis vetë bankave; dhe midis bankave dhe agjencive të ndryshme rregullatore, të zbatimit të ligjit dhe të inteligjencës të qeverive të tyre në shtëpi.
Një përpjekje serioze kundërsulmuese e proliferimit të financimit është e domosdoshme për përgjigjen e SHBA-së ndaj Koresë së Veriut. Targëtimi i rrjeteve për përhapjen financiare të Koresë së Veriut do të ishte më pak shqetësuese ndaj sistemit financiar ndërkombëtar, sesa parashikohej nga Urdhri Ekzekutiv i fundit i Administratës, i cili i jep Departamentit të Thesarit një autoritet të gjerë për të targetuar çdo institucion financiar në çdo juridiksion që ka trajtuar transaksione të rëndësishme në emër të Koresë së Veriut. Disa nga masat gjithashtu synojnë tregtinë e burimeve natyrore (kryesisht me Kinën) të cilat do të kërkonin një sasi të madhe burimesh për të monitoruar dhe ndaluar.
Në të kundërt, një strategji e fuqishme e CPF-së mund të ndjekë shumicën e investimeve të bëra tashmë nga agjencitë e inteligjencës, zbatuesit e ligjit, rregullatorët financiarë dhe sektori privat (veçanërisht bankat) në fushat përkatëse: pastrimi i parave, rregullat e kontrollit të eksporteve, përballja ndaj financimit të terrorizmit dhe parandalimin e evazionit të sanksioneve. Për të mbrojtur modelin e vet të biznesit dhe për të përmbushur kërkesat e rregullatorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, bankat dhe firmat e shërbimeve financiare kanë investuar në personel dhe teknologji për të qenë në përputhje me fokusin në rritje të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve të saj për përdorimin e sanksioneve të shënjestruara për të kufizuar aktivitetet e paligjshme dhe për të arritur qëllimet e politikës së jashtme. CFP-ja kërkon forcimin e këtyre përpjekjeve me një nivel të mëtejshëm investimi dhe angazhimi.
Lajm i mirë është se ekziston një udhërrëfyes për zbatimin e masave të CFP; lajmi i keq është se është i koordinuar keq mes sektorit publik dhe privat në shumë juridiksione dhe shumë shtete që dëshirojnë të bëjnë më shumë për këtë çështje zbulojnë se nuk kanë autoritet dhe kapacitet të mjaftueshëm ligjor për ta bërë këtë.
Një regjim CFP i përqendruar mbi Korenë e Veriut do të kërkonte që bankat të merrnin informacion të hollësishëm për klientët e tyre, duke raportuar aktivitetin e dyshimtë financiar në mënyrë të menjëhershme tek autoritetet përkatëse të zbatimit të ligjit ose të inteligjencës dhe duke u integruar në mekanizmat për ndarjen e informacionit, të cilat garantojnë apdetimin e menjëhershëm ndaj kërkënimeve që priten.
Shtetet e Bashkuara, duke punuar me partnerë të tjerë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, mund të bëjnë shumë për t’i bërë këto përpjekje më domethënëse. Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin ndërgjegjësimin për çështjen mes shumëllojshmërisë së aktorëve të sektorit publik dhe atij privat të cilët janë të detyruar nga Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Zyrtarët e SHBA-së duhet të theksojnë, në veçanti, masën në të cilën financimi i proliferimit është i dallueshëm nga kërcënimet e tjera të krimit financiar. Përveç kësaj, pas ngritjes së këtyre shqetësimeve, Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë forume shumëpalëshe si Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) për të zgjeruar punën e vlerësimit të riskut.
Disa nga këto aktivitete mund të konsiderohen si ndërhyrëse, sidomos nga shtetet e shqtësuara nga mbikëqyrja e qeverisë dhe shërbimet e inteligjencës duke ditur shumë gjëra për veprimtarinë financiare të qytetarëve të tyre pa mbrojtje të përshtatshme. Këto rezerva kanë një bazë të arsyeshme dhe pajtimi i standardeve të ndryshme të privatësisë do të mbetet një pengesë për bashkëpunimin.
Sidoqoftë, duke pasur parasysh natyrën e kërcënimit, shqetësimet e privatësisë duhet të balancohen nga nevoja për të parandaluar gjeneratën e ardhshme të aftësive të sofistikuara të sulmit të Phenianit. Mosmarrja e këtyre masave, rrezikon një ngjarje katalitike, si përzierja e suksesshme e një rakete nukleare në një raketë balistike ndërkontinentale, duke çuar në një imponim të një regjimi shumë më intrusiv dhe më të gjerë të mbikëqyrjes ekonomike, me pasoja të mundshme makroekonomike.
Çdo ditë që Pheniani abuzon me sistemin financiar ndërkombëtar për të financuar aktivitetin e saj të proliferimit, është një ditë tjetër që kontribuon në një atmosferë krize në Azinë Lindore. Që parandalimi i SHBA-ve të jetë i besueshëm, ajo duhet të koordinojë një strategji agresive për t’i mbyllur këto rrugë të financimit të paligjshëm. Duke vepruar kështu, do të sillte arritjen e një qëllimi të rëndësishëm të bashkësisë ndërkombëtare për kontrollin e armëve dhe për të ruajtur integritetin e sistemit financiar botëror./The Diplomat – Lexo.al/
Leave a Reply