• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
NEDA BALLUKU/ Nëse nuk shkruan për politikë, dorëzo lapsin!
Home
Blog

NEDA BALLUKU/ Nëse nuk shkruan për politikë, dorëzo lapsin!

September 5th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nëse nuk kritikon qeverinë, qeveria humb lidhjen me realitetin.

Nëse nuk kritikon opozitën, opozita harron rregullat e lojës.

Nëse nuk i kritikon të dy, atëherë si mund të ekzistonin?

Nëse nuk kritikon oligarkët, do të harronin se nga vijnë.

Nëse nuk i kritikon të gjithë, do të thonë ky nuk është i lirë.

Nëse nuk përdor emra në shkrim më mirë shkruaj receta kuzhine.

Nëse përdor emra do të ktheje fletërrufetë.

Nëse nuk merresh me gazetari investigative, nis e gatuaj recetat e mësipërme.

Nëse nuk merresh, atëherë mos pengo ata që e bëjnë.

Nëse ke mbetur pa shtëpi e katandi do të thonë; çfarë budalli!

Nëse ke; çfarë kopili!

Nëse nuk merresh me një ngjarje të aktualitetit, si do të trashëgojmë kujtimet kombëtare?!

Nëse nuk shkruan për të shkuarën, a nuk do gabonim me të njëjtat gabime?

Nëse kritikon një lider, të dy (apo të tre) do të thotë se dëgjon dhe kupton.

Nëse nuk shkruan për politikë, dorëzo lapsin!

Nëse nuk shkruan për liderët, si do t’u flasësh njerëzve?

Nëse nuk shkruan për “njerëzit” si do t’u flasësh “liderëve”?

Nëse nuk shkruan për zjarret në Amazonë nuk ke kuptuar që sistemet izoluese kanë rënë e nuk kthehen më.

Nëse nuk shkruan për zjarret në Shëngjin do të thotë se i shkëputur nga realiteti je ti.

Nëse nuk shkruan humor, si do ta kuptonim inteligjencën?

Nëse shkruan humor, kujt do i rregulloje jetën?

Nëse nuk flet për një çështje, atëherë nuk e thua çfarë mendon.

Nëse flet, a e mendon atë që thua?

Nëse nuk shkruan për gjithçka, përse jo?

Nëse nuk shkruan vetëm për një çështje, sërish përse jo?

Nëse shkruan të vërtetën, a do ishte absolute?

Nëse shkruan për zgjidhjen a do të bëntefajde?

Megjithatë shkruaj…

Edhe pse bën shumëvapë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Ka vetëm një mënyrë për të "fituar" prej raportit të OSBE/ODIHR-IT
Previous article MERO BAZE/ Burri i Danicës dhe dhëndri i Milicës!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k