• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MYSLIM PASHA/ Stina e zgjimit të negociatorëve të vjetër të paktit detar (sipas emisionit të Fevziut)
Home
Blog

MYSLIM PASHA/ Stina e zgjimit të negociatorëve të vjetër të paktit detar (sipas emisionit të Fevziut)

March 6th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

1.Po vemë si kryefjalë citime nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Paktin Detar midis Shqipërisë dhe Greqisë, tanimë të rrëzuar, por që do të rinegocohet.

“ …Gjykata konstaton se zbatimi vetëm i parimit të barazlargësisë strikte në marrëveshjen objekt gjykimi është në kundërshtim me standartet ndërkombëtare si dhe me detyrimet që burojnë nga neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë…”

“ b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm; ç) mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.”

2.Pranvera do edhe pak që të sjellë gjurmën më 21 mars kur është dhe Ekuinoksi i saj e dita do të bëhet e barabartë me natën. Për negociatorët e vjetër të Paktit Detar çuditërisht ka një përshpejtim në këtë ndërrim të stinëve. Ata kanë nxjerrë sythet e janë çelur…në kundërshtim me Ekuinoksin!

Njëri prej negociatorëve të vjetër, ish- komandanti I Forcave Detare përgjatë një muaji ligjëron të njëtin avaz si të nëntë viteve më parë.  Një  kumt tjetër vinte nga Ministria e Europës…se kryenegociatori i Paktit, emërohej si ambasador në UNESKO. Fillon dhe  fërfërin era edhe për specialistë, juristë e ekseprtë të tjerë, të ardhur nga një betejë e humbur, e tani përfshihen në një dinamikë të re. Në krye të ditëve të tyre Sali Berisha, projekton nga mendja e tij diabolike akuza për Gjykatën Kushteuese dhe blerjen e saj, ndërhyrjen e një shteti të tretë…etj.

Ja pra skena e shfaqjes që po ndjekim.

Ndërkaq të dy shtetet Greqia dhe Shqipëria, sapo kanë vendosur që të rinegociojnë atë pakt famëkeq.

Kundëradmiralit i pat rënë barra që të mbronte marrëveshjen e delimitimit të hapësirave detare midis Greqisë dhe Shqipërisë si një mbrojtje dinjiteti për Qeverinë “Berisha”. Ky ballafaqim ish kryer asokohe, në TV Kklan, emisioni Opinion.

Ne emisionin e paracaditëve të Fevziut dallohej përsëritje e të njëtave fakte regjisura dhe detaje hartografike e të njëjtit skenar, në sfond të personazhit.  Po ashtu në këtë  kornizë ku si një risi edhe futja e termit “spiun”  brenda bashkësisë së negociatorëve të rinj. U dha i njëjti argument  i asaj  vijë e baraslarguar “Vija e mesme” me 150 pika, hallka të një zinxhiri me të cilën u pat gozhduar dhe ndarë detin e Shqipërisë. Synohej, dukshëm që t’i përcillej opinionit se ajo marrëveshje kish qënë e vetmja dhe më e mira, më e arrira…ashtu siç e përshkruan me kompasin e tij shpesh, Sali Berisha. Në panel të analizës së Fevziut kishin ardhur opinionistë të cilët filluan të flisnin për nostalgjinë e rënies së atij pakti, dhe jo për një vështrim të ri e dinjitoz të gegociatave të reja.

3.Në Emisionin e Fevziut frynte e njëjta erë e nëntë viteve më parë. Kundëradmirali kishte të njëjtin ligjërim, i kornizuar në veprën e humbjes dhe të dështimit. Atypëraty, ia bëhu, një thagmë e paparë nga analisti Shkullaku kur propozoi se “Negociatorët e Vjetër…” të cilët janë vlerësuar tanimë me një gradë më të lartë, të ndërthuren me “Negociatorët e listës së fundit”, që të krijojnë një grup mix se kështu do të realizohet një vepër negociatore e paqme”

A iu ngjan kjo si një spektakël i turpshëm dhe  grotesk?

4.Po nga i njëjti panel filloi përgjërimi dhe vlerësimi për punën e Negociatorëve të Vjetër:

“ Ç’te keqe kanë bërë?” se ato janë “Gabime specilistëësh që edhe mund të ndodhin, pse duhet të ndëshkohen edhe pse mund të ketë pasur ndonjë lajthitje…”  thonë panelistët e Opinionit!

Dhe deti kish humbur…. dhe beteja për hapësira e kish lënë Shqipërinë të turpëruar, inferiore! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë humbje të madhe?

5.Pas kësaj erdhi pyetja e kurthit dhe e provës që i duhej bërë pponencës.

“Na thoni se ku do t’i gjeni 354 km2, nga ato që do t’ia ktheni Shqipërisë! ? Na thoni ku !? ‘”

I bëhej kjo pyetje në heshtje dhe tinëz, Gjykatës Kushtetuese çka nënkupton se ajo Gjykatë kishte marrë një vendim të padrejtë…!

“Hë pra ku i keni ato 354 km2?”

Kundëradmirali bën të njëtën pyetje dhe as do t’ia dijë të shikojë se ç’ka thënë e ç’ka vendosur Gj.K. Ai s’i afrohet as formës së brigjeve të Atdheut të tij as rrethanave as parimit të Ekites’ë as shkëmbinjëve e as ishujve të shumtë as kombinimit të metodës dhe rregullimeit të saj, as gjirit të Sarandës e as Barketës…ai është i lidhur me zinxhirët e metodës së baraslargësisë strikte e cila gjeti mundësinë të futej në Negociata me një ekip aq të papërgatitur.

Sepse ai që në fillesë të parë të tij, ishte një pakt i fshehtë,

-pa gjithëfuqinë e presidentit,

-pa njohje në mediume

-pa njohje në opinionin shqiptar,

– me shpëjtësinë marramendëse… në harkun kohor të një viti 2008-2009.

-pa versione projektesh propozuese paraprake nga pala jonë,  që duhet të ishin të dokumentuara.

-hartën e fshehtë greke që përdorte pala Shqiptare është zbuluar dhe mban datën 4 mars 2009, në të cilën është vija e 150 pikave të baraslargësisë strikte.

Shikoni se sa zhveshur paraqitet ekipi shqiptar që përfaqëson Republikën e Shqipërisë.

Dhe në Opinion vijon ashtu e sëmurë, të bëhet pyetje:

“Hë pra ku i keni 354 km2?”

6.A duhej të përfytyronte Fevziu dhe analistët për ta bërë një pyetje fare të thjeshtë:

“Po sikur!? “

Kush mund ta bëjë këtë pyetje?

Po sikur… ai gazetari, Tedi Blushi dhe “Gazeta Shqiptare” të mos kish dyshuar për Paktin e të mos kish sjellë një listë koordinatash të asaj marrëveshjeje për ta konsultuar? Çdo të kishte ndodhur?

Kjo ishte një kauzë e mediumeve të këtueshme; kauzë nga më mbresëlënëse e gazetarisë shqiptare!

…Pakti do të ishte firmosur dhe ratifikuar në të dy Parlamentet. Fshehtësia e faljes së detit do ta kish një kapak dhe historia mbetej groposur! Shqipëria e humbur! Ndërkaq sot Negociatorët Vjetër dalin “krenarë dhe me kokën lart” për humbje të Integritetit Territorial të Shqipërisë në Detin Jon, Kanalin e Korfuzit dhe Ngushticën e Otrantos.

Ja, kjo ishte vepra anatikombëtare, për të cilën nuk u fol në Emision.

Ish- komandanti i Forcave Detare, vepra e të cilit u gjykua nga Gjykata Kushtetuese ligjëronte të njëjtin avaz tragjikomik në disa mediume, sa rrallë mund ta gjesh në praktikën e Negociatave mes shteteve në rastet e Delimitimit të Detrave midis tyre. Ai vijonte të mbronte betejën e tij të humbur.

Dhe ai është bashkëushtaraku dhe miku im?(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGIM LALA/ Lëreni inteligjencën dhe specialistët të hartojnë marrëveshjen që ajo t'i rezistojë shekujve
Previous article NINA WERKHÄUSER/ Angela Merkel shton shpejtësinë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k